Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka zgjedhur për herë të parë një grua palestineze për të gjykuar ndeshjet e ardhshme të Kupës së Botës për femra.
Agjencia Palestineze e Lajmeve dhe Informacionit (WAFA) ka njoftuar se Heba Saadia do të arbitrojë Kupën e Botës për femra në Australi dhe Zelandën e Re nga 20 korriku deri më 20 gusht 2023.
Botërori i nëntë me radhë për femra, i organizuar nga Australia dhe Zelanda e Re, është i pari që organizohet nga dy shtete.
Gjithashtu, ky është Botërori i parë për femra në të cilin do të garojnë 32 kombëtare. /tesheshi.com/