Përfaqsuesja argjentinase mbërriti në Moskë për Botërorin e pritshëm të Rusisë, në një fluturim që mbante vulën e Rolling Stones, grupit të famshëm të rock-ut që identifikohet me emrin e Mick Jagger-it.
Pra, në një farë mënyre, arti i ka mundësuar sportit një fluturim, ku Messi, Aguero, Di Maria e të tjerë, u është mundësuar mbërritja në kryeqytetin rus nga avioni i yjeve të Rock and Roll-it të viteve ’70 – ’80.
Ishte ky pra udhëtimi më i veçantë deri më tani i një përfaqsueseje futbolli drejt një Botërori.
Argjentinasit startojnë të shtunën më 16 qershor me një përballje kundër Islandës, me datë 21 kundër Kroacisë dhe më 26 qershor kundër Nigerisë, sa i përket pra ndeshjeve në grupe. /tesheshi.com/