Këtë supë të ftohtë mund ta konsumojmë si pjatë të parë dhe për ta bërë më të freskët mund ta shërbejmë me një ose dy kubikë akull. Do të jetë një zgjidhje perfekte për darkat verore.
Përbërësit për 4 persona:
2 kunguj
2 kastravecë
500gr kos i bardhë i trashë
2/3 degë koriandër e freskët ose kopër e freskët
2/3 degë mente e freskët
pak spec i kuq pluhur
4 lugë gjelle vaj ulliri
kripë, piper
Përgatitja:
- Kungujt, të larë dhe të ndarë në copa të mëdha, i vëmë të ziejnë në tenxhere me ujë të kripur
për 5 minuta nga momenti kur merr valë uji. Më pas e kullojmë kungullin dhe e lëmë të ftohet.
- Qërojmë kastravecin dhe e ndajmë në copa të vogla.
- Në mikser punojmë: copat e kastravecit, kosin, vajin e ullirit gjethet e mentes dhe koriandrës.
Shtojmë kungullin që tashmë është ftohur, një majë thike spec të kuq pluhur, pak kripë e piper.
Supa është gati. E shërbejmë menjëherë./tesheshi.com/