Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

E rrallë/ Teatër kosovar në Ugandë dhe Ruanda, regjisori: ja si përfunduam në Afrikë

by te Sheshi
20/07/2016
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 5 mins read
A A
E rrallë/ Teatër kosovar në Ugandë dhe Ruanda, regjisori: ja si përfunduam në Afrikë

Nga Shkëlzen Rrecaj

Kishim dëgjuar e ç`nuk kishim dëgjuar, por që një trupë shqiptare teatri, gjegjësisht kosovare, të shkojë deri në Ugandën e Ruandën e largët në Afrikë për të dhënë shfaqje, këtë pra vështirë se na kish shkuar në mendje ta dëgjonim. Dhe fjala është për një trupë teatrore drenicake, nga Skënderaj, që na  thotë se asaj ane ka dhe talente arti, veç atyre për çështje pushke, trimërie dhe atdhetarie. Dhe mbi të gjitha është një leksion që vërteton aksiomën e njohur se “Arti nuk njeh kufij”.

waiting for train

Bëhet fjalë për pjesën teatrale “Waiting for Train”, e zhanrit të plastikës, pra pa tekst, që shpërfaq si mesazh stërmundimet shumëvjeçare, edhe sizifiane, të një popullit që do të ndërtojë diçka; e që luhet vetëm nga dy personazhe. Kjo shfaqje, e nisur nga zemra e Drenicës, Skënderaj, ka bërë deri më tani “një xhiro rreth botës”, duke u ndalur në Kroaci, Gjermani  Korenë e Jugut, Zelandën e Re, Ugandë, dhe së fundmi në Ruanda të Afrikës. Kushtrim Mehmeti, regjisor i shfaqjes, flet  për rrugëtimin e rrallë…

Mehmeti, a mund të na tregoni çka paraqet dhe cili është mesazhi i “Waiting for Train”?

Shfaqja “Waiting for Train” përshkruan një përpjekje  shumëvjeçare të popullit tonë për të ndërtuar diçka, dhe, gjithçka niset nga dy persona, personazhe të shfaqjes, të cilët bartin thuajse gjithë karakteristikat e popullit tonë, por të ngjeshura pra në vetëm dy njerëz.

13711567_10208005946241301_183327825_o

Ëndrra e këtyre dy personazheve është shumë e thjeshtë, por ajo komplikohet në vazhdimësi, në përpjekje për të kapur trenin i cili do t’i dërgojë drejt ëndrrës. Ata humbin çdo mundësi që iu vjen, diku nga faji i tyre, diku nga një ndërhyrje tjetër e jashtme, por nga fillimi e deri në fund ata mbesin duke pritur trenin. Në fund, në pamundësi për të kapur atë, ata izolohen në atë vend të afruar pranë njëri-tjetrit dhe, gjithë  dallimet që i shohim në fillim tek shoqi-shoqi, nisin të shkrihen dhe bashkohen, pikërisht në ëndrrën e vetme për të kapur një tren, por që i cili duket që nuk do vijë kurrë.

E kujt ishte ideja e kësaj shfaqje?

Ideja e kësaj shfaqje është thjeshtë historia jonë e paraqitur në mënyrë teatrale.

Mund të na tregoni kush përbën ekipin e “Waiting for Train”?

Në shfaqje janë dy aktorët: Fisnik Sykaj e Mehmet Preteni; muzikën e ka përzgjedhur dhe punuar Ismet Kadishani, kostumet Fatbardha Shala, kurse ndriçimin Skënder Latifi.

Pse vendoset ta quanit në gjuhën angleze dhe jo shqip?

Sepse menduam ta globalizonim, duke përdorur pikërisht anglishten si një gjuhë me dominancë ndërkombëtare, pasi që kur kjo shfaqje u punua, u mendua që me të të udhëtohet për t’u shfaqur nëpër botë. Dhe kështu, së bashku me ekipin menduam që më mirë është që të titullohet në anglisht, pasi siç dihet ajo nuk ka dialog, është pa libret, është thjesht fabul e shprehur nga gjuha e plastikës.

Dhe si ndodhi që “Waiting for Train” të ketë si karakteristikë kryesore mungesën e tekstit?

Kjo si shfaqje u punua në vitin 2014 në kuadër të provimit të vitit III-të. E kishim si detyrë që të punojmë një shfaqje pa fjalë. Normalisht, forma si u punua, ideja dhe mesazhi që përçon, i bën të panevojshme fjalët. Eshtë një ndjesi që më është thënë në Zagreb nga një kritik i teatrit: “Shikova dy njerëz që janë lodhur nga fjalët dhe më treguan gjithçka”.

Po si ndodhi që “Waiting fot Train”, nga Skënderaj shkon e përfundon në Ugandë e në Ruanda të Afrikës?! Edhe kjo sikur ngjan me një teatër më vete…  

Po! Dhe ndodhi që në Skënderaj, shfaqja të jepej vetëm një herë, pra premierë, pasi pas disa mosmarëveshjeve me Drejtorinë e Kulturës, na u pamundësia dhënia më tej e saj.

waiting for train.jpg 2

Dhe ndodhi që, prej këtij momenti, të nisë dhe rrugëtimi nëpër botë i shfaqjes, ku në vitin 2015 filluan të na vinin shumë ftesa për pjesëmarrje në festivale ndërkombëtare, si në Korenë e Jugut, Kroaci, Ugandë, Gjermani, Zelandë e Re. Për disa arsye nuk u realizuan të gjitha në mungesë të mbështetjes,  por që u bë e mundur të udhëtohet në Zagreb në festivalin eksperimental “FAKI”, ku shfaqja u prit shumë mirë dhe mori vlerësimet maksimale nga kritikë të ndryshëm të teatrit; pas Zagrebit, “Waiting for Train” udhëtoi në Uganda në festivalin ndërkombëtar në Kampala, ku u prezantua dy herë, dhe, veçse u prit mirë mori edhe tri ftesa tjera për festivale, nga të cilat ishte edhe Ruanda, ku shfaqja u dha më datë 17 të këtij muaji në Ubumuntu Arts Festival në Kigali. Edhe aty shfaqja mori lëvdatat më të mëdha dhe mund t’ju them me kënaqësinë më të madhe që atë e ndoqën plot 4000 shikues.

Më të vërtetë, është një kënaqësi e madhe të shikosh një shfaqje që kalon kontinente dhe që përçon të njëjtin mesazh. Në fillim kisha frikë nga mënyra si do të pritej në Afrikë, duke ditur ndryshimin me vendet e Ballkanit, por që u vërtetua se çdo popull në botë pret diçka, pavarësisht rëndësisë së ndryshme të pritjes.

Por në këtë lloj protagonizimi të pazakontë artistik, a keni pasur përkrahje e institucionet e vendit?

Nga të gjitha udhëtimet që kemi ndërmarrë, vetëm në njërin jemi mbështetur nga Ministria e Integrimeve Evropiane. Institucionet e tjera nuk na janë gjendur. Përveç shumë mundësive të humbura deri më tani për pjesëmarrje, janë edhe pesë ftesa të tjera ndërkombëtare që presin, e që dhe ne jemi duke pritur mos na mbështet ndokush, pa i humbur shpresat. Për udhëtimin deri në Ruandë,  shpenzimet na janë hequr nga vetë festivali, ndërsa kemi patur një mbështetje dhe nga Oxygen Show. Për të tjerat të shohim se ç’fat do kemi.

Ç’udhë e pret më tej “Waiting for Train”?

Kjo shfaqje do të doja që të mos përfundonte kurrë së dhëni, kudo, aq më tepër që e ka suksesin të provuar. Por së afërmi, nis udhë dhe një tjetër, “Pronë e lanun mbas dore”, që dhe ajo pritet të ofrojë supriza. /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?
Kulturë

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Next Post
Asambleja Kombëtare e Francës voton për ta shtyrë me gjashtë muaj gjendjen e jashtëzakonshme

Asambleja Kombëtare e Francës voton për ta shtyrë me gjashtë muaj gjendjen e jashtëzakonshme

Donald Trump bëhet zyrtarisht kandidati i republikanëve në zgjedhjet presidenciale amerikane

Donald Trump bëhet zyrtarisht kandidati i republikanëve në zgjedhjet presidenciale amerikane

Njihuni me vajzën e veçantë, ajo ka një problem me shëndetin e saj

Njihuni me vajzën e veçantë, ajo ka një problem me shëndetin e saj

TË FUNDIT

  • Të fundit
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni