Procesi i rindërtimit, ai në kuadër të rehabilitimit të pasojave të tërmetit të 26 nëntorit, shënon dhe rastin kur një grup banorësh nuk janë dakort që të përfshihen te ata që do u serviren banesa të reja. Fjala është për banorët e lagjes Subash në Krujë, të cilët, posa faktit që iu dhemb prishja e shumë banesave karakteristike aty, këmbëngulin se tërmeti nuk i ka dëmtuar ato.
Siç raporton TCH, ata protestuan para Bashkisë, duke kërkuar që për këto arsye të mos përfshihen në procesin e rindërtimit.
“Ne nuk kemi marrë asnjë njoftim, qoftë nga ana e kryetarit, qoftë nga ana e përfaqësuesve të bashkisë. Njoftimin, thjesht e kemi marrë nëpërmjet rrjeteve sociale. Plani urbanistik konsiston në ndërtimin e këtyre pallateve për strehimin e të dëmtuarve nga tërmeti, në një lagje autoktone 500 vjeçare, siç është lagjja e Subashëve, lagje në të cilën është konfirmuar që nuk ka asnjë dëmtim të banesave nga tërmeti i 26 nëntorit. Ne jemi për anulimin me çdo lloj kushti të këtij projekti”, tha për TCH njëra nga banoret.
“Janë vlerat tona kombëtare. Historia nuk griset. Historia ka faqet e mira dhe faqet e këqija. Nuk mund të heqim faqet se s’na pëlqejnë ca faqe më përpara’’, tha një tjetër protestues. /tesheshi.com/