Jemi mësuar të shohin zjarrfikës a ekipe shpëtimi që kryejnë operacioni për të shpëtuar jetën e ndonjë kafshe, por jo dhe të ndonjë brejtësi, siç mund të jetë një mi.
Po, një mi. Ka ndodhur kjo në një lokalitet në Gjermani, ku një telefonatë te rajoni i zjarrfikësve njoftoi për vuajtjen e një miu të ngecur në një vrimë pusete.
Në vend që të gajaseshin nga matanë telefonit, zjarrfikësit u vunë në veprim, një grup burrash për një mi, duke i mundësuar brejtësit që ndryshe ngjall neveri, daljen nga vrima ku kish ngecur,e vijimin e ekzistencës aty ku gjallon; te ujrat e zeza poshtë pusetës. /tesheshi.com/