Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

E rrallë: 16-vjeçari shqiptar që shkruan dhe boton skenarin e një filmi për Hollivud

by te Sheshi
30/06/2016
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
E rrallë: 16-vjeçari shqiptar që shkruan dhe boton skenarin e një filmi për Hollivud

Nga Bardha Nergjoni

10363323_918801338182908_3826275796024356190_n

Është 16 vjeç dhe ka botuar tashmë vëllimin e parë fantastiko-shkencor, të denjë për një skenar Hollivudi. Ka dëshirë të bëhet shkrimtar ose të paktën, siç e thotë ai, të ketë një profesion afër letërsisë. Ka vënë në skenë një dramë, shkruan poezi dhe realizon çdo lloj projekti që ka lidhje me letërsinë, gazetarinë dhe mjedisin. Albani vjen nga një shkollë nëntëvjeçare e fshatit Hajdaran në periferi të qytetit të Elbasanit. Është shembull se të jetosh në fshat nuk do të thotë se nuk ke talent. Ka pasur një mbështetës të përhershëm qysh në vogëli, që vazhdon ta shoqërojë kudo në rrugëtimin e tij drejt suksesit. Fetah Biza, drejtor i shkollës 9-vjeçare Hajdaran, e ka zbuluar dorën e artistit dhe e ka nxitur të vazhdojë duke vënë re talentin e tij në të shkruar. Poezinë e ka filluar qysh herët, në klasën e tretë dhe vazhdon t’i grumbullojë për të botuar më pas një vëllim. Ndërkohë, në klasën e shtatë shkroi një dramë shkollore, me të cilën fitoi çmimin e parë në të gjitha shkollat nëntëvjeçare. Një ditë të bukur gjatë orës së kimisë, i lind një ide të cilën e materializon dhe nuk ka ndërmend të ndalet. Për këto dhe të tjera, mendimet e tij për të rinjtë, për jetën dhe të ardhmen, Alban Boshku i sjell për tesheshi.com.

Alban, si e keni nisur të shkruarin deri në librin e parë?

Kam shkruar qysh herët vjersha e poezi. Mendoj sapo kam filluar të shkruaj. Kam vazhduar deri kur si rezultat i një konkursi në klasën e shtatë më jepet mundësia të shkruaj një dramë. Drama titullohet “Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra”.  Edhe vetë kam luajtur në këtë dramë një nga rolet kryesore. Drama e merr temën nga shkolla dhe situata po ashtu. Ndërkohë idea për librin erdhi në klasën e nëntë. Në orën e kimisë kishim si temë mësimi shtresën e Ozonit dhe rolin e saj për tokën. Në atë moment mendova të bëj në libër për shtresën e ozonit. Të gjithë e dimë se nëse ajo shkatërrohet nuk do të ketë më jetë. Mu deshën rreth 5 muaj për ta shkruar. Janë gjithsej 263 faqe të një romani fantastiko-shkencor me titull “Kur fundi është gjithmonë pranë”.

Pse mendoni se ky libër mund të jetë skenar i një filmi hollivudian?

Këtë e mendoj sepse gjatë gjithë kohës kur e kam shkruar, kam menduar se si mund të realizohej në një film. Sigurisht mund të jetë një film i Hollivudit pasi vetëm atje mund të realizohet jnë skenar i tillë. Ndoshta mund të ndodhë në të ardhmen që ai të vihet në skenë. Nuk e di por unë e kam menduar edhe si një film.

Kur vendosët ta botonit?

Kur e mbarova, kisha pasiguri për botimin por me përkrahjen e drejtorit të shkollës, mbështetësit tim më të zjarrtë, u gjetën mundësitë dhe arritëm të kemi një botim. U bë një promovim si në shkollën time ashtu edhe në gjimnazin ku jam. Edhe kopertinën e librit e kam realizuar vetë.

Do të vazhdoni të shkruani poezi, libra fantastiko-shkencor apo drama?

Aktualisht jam duke shkruar vëllimin e dytë të romanit “Kur fundi është gjithmonë pranë”. Nëse i pari ishte fanta-shkencë në total, vëllimi i dytë është i gërshetuar edhe me elementë të tjerë. Ndërkohë sa i përket poezisë, vazhdoj të shkruaj herë pas here dhe do ti mbledh në një vëllim të plotë që ndoshta edhe do ta botoj në atë ardhmen.

Çfarë profesioni të të ardhmes synoni dhe a ju mbështesin prindërit në këtë rrugëtim të letërsisë?

Dua të kem një profesion të afërt me letërsinë. Qëllimi im kryesor nuk është të shkruaj për të tjerët por për veten dhe ata që të më lexojnë të fitojnë nga unë. S i përket familjes, ajo është gjithmonë mbështetëse dhe krah meje në çdo vendim që marr. Nuk më kanë ndaluar për asgjë dhe duan të bëhem ajo që dëshiroj.

Shumë të rinj po largohen jashtë, a e keni kaluar nëpërmend këtë ide?

Të gjithë të rinjtë e çojnë nëpërmend këtë gjë por unë jam me parimin “lulëzo aty ku të kanë mbjellur”. E di që është e vështirë por mendoj se duhet të bëjmë zhurmë për të ndryshuar gjërat aty ku jemi.

Cili ka qenë mbështetësi kryesor i juaji?

Drejtori i shkollës ka qenë gjatë gjithë kohës nxitës dhe mbështetës. Më ka ndihmuar shumë me fjalët e mira. Edhe në momentet kur nuk kam besuar aq shumë tek vetja, ka qenë ai që me fjalët më ka ngritur sërish aty ku isha, ndoshta edhe më lart.

Jeni nxënës nga zonat rurale. Jeni ndjerë i paragjykuar në shkollën ku jeni?

Paragjykimi ekziston por mendoj se kjo ndodh në të gjithë Shqipërinë. Nuk e mendoj paragjykimin dhe asnjëherë nuk e kam vendosur veten përballë. Ata që paragjykojnë së pari i bëjnë dëm vetes dhe jo mua. Sigurisht që jam në një shkollë të rej, nxënësit janë të shumtë por tashmë që ka kaluar viti i parë kam arritur të ambjentohem shumë mirë dhe të ruaj rezultate të mira.

Do të vazhdoni të shkruani për mjedisin?

Është shumë e rëndësishme që mjedisi të shikohet si e përbashkët e vyer. Të rinjtë sot priren drejt kenaqësive personale dhe nuk ka shumë frymë mjedisore dhe ambjentaliste. Në fakt të rriturit kanë një sjellje edhe më të keqe ndaj mjedisit. Për fat të mirë në shkollë bëjmë një lëndë të posaçme për mbrojtjen e mjedisit dhe shkollimi do të ndikojë tek të gjithë ne. E rëndësishme është të ndërgjegjësohemi dhe librat një një mënyrë e mirë për të arritur këtë gjë. /tesheshi.com/

Related Posts

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Next Post
A është normale që fëmijët e vegjël të konsumojnë vetëm dieta vegjetariane?

A është normale që fëmijët e vegjël të konsumojnë vetëm dieta vegjetariane?

Portugalia bëhet gjysmëfinalistja e parë e Europianit

Portugalia bëhet gjysmëfinalistja e parë e Europianit

Tepër e rrezikshme: ngjiten në maj të Eifelit pa masa mbrojtëse (video)

Tepër e rrezikshme: ngjiten në maj të Eifelit pa masa mbrojtëse (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni