Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

E rralla e një mësuesi fiskulture në Mitrovicë: i çmendur pas stilografit dhe bukurshkrimit

by te Sheshi
22/02/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
E rralla e një mësuesi fiskulture në Mitrovicë: i çmendur pas stilografit dhe bukurshkrimit

Nga Musa Mustafa

Ka përfunduar studimet për Edukatë Fizike dhe ka dhënë e jep pikërisht këtë lëndë, por zellin më të madh të tij e ka jo tek bilbili, por tek të shkruarit me një kaligrafi të bukur të shqipes dhe…vetëm me stilograf.

Madje për këtë të fundit, Flamur Gacaferi, drejtor i shkollës fillore “Azis Sulejmani”, mund të quhet pa drojë një “stilografman”.

IMG_8834

Që nga klasa e katërt e shkollës fillore e deri më sot, Gacaferi asnjëherë nuk ka shkruar në fletore apo ditar (në kushte arsimtari) me laps-kimik, por vetëm me stilograf.

“Stilografin e bukurshkrimin e kam pikën më të dobët të jetës sime, sepse nuk ka shkrim të keq, por ka vetëm dorë të keqe”, konkludon ai.

IMG_8843

Gacaferi thotë se në sirtarët e tij, si në shkollë ashtu dhe në shtëpi, ka mbi 200 stilografë të llojeve të ndryshme, ku shumicën ia kanë dhuruar shokët e miqtë të cilët e njohin dhe ia dijnë merakun.

“Të gjithë stilografët i përdor, por Pelikan-in e kam dobësi dhe, tërë jetën time deri më tani ky lloj i stilografit më ka shoqëruar”, sqaron mësues Gacaferi.

Po si i lindi kjo “dashuri”?

Ka qenë një mësues nga Shqipëria, më saktë nga Tropoja, ai që ia ka injektuar Gacaferit dashurinë për bukurshkrimin shqip, e patjetër me stilograf, të cilit i është mirënjohës përjetë. Ai është Irman Pepshi, e që sot nuk rron më.

IMG_8841

“Në vitet ’70, erdhën nga Shqipëria në Kosovë një numër i madh mësuesish për të na mësuar shkrim e këndim. Një fat të tillë e pata dhe unë”. Dhe citon më pas këshillën e artë të mësues Pepshit që i zuri vend në ndërgjegje: “Shkrim të bukur ka vetëm nëse e përdorni stilografin për të shkruar!”.

“Ishin këto fjalë që m’u nguliten në mendjen dhe zemrën time dhe ashtu i mbeta besnik mësuesit për bukurshkrimin me stilograf”, thotë Gacaferi.

Më tej ai sqaron se pas ca vitesh, marrëdhëniet diplomatike Jugosllavi-Shqipëri u prishën dhe të gjithë mësuesit e profesorët e ardhur nga Shqipëria u kthyen, fati të cilin e pati edhe mësuesi i tij nga Tropoja, Irman Pepshi.

“Dhe pas 32 vitesh, pas përfundimit të luftës në Kosovë, e kam takuar mësuesin Irman Pepshi në Mitrovicë, ku kishte ardhur për një vizitë tek miqtë dhe nxënësit e tij. Takimi me të ishte një përjetim në vete, ku i tregova se i kam mbetur besnik bukurshkrimit e stilografit.”

Pasionin e tij për bukurshkrimin e shqipes dhe stilografit për ta mundësuar atë, e dijnë të gjithë; sidomos ata që merren me arsim. Dhe mësues Gacaferi ka dëshirë t`i falenderojë shumë prej miqve, të cilët, duke ia ditur këtë të veçantë në personalitetin e tij, i kanë dhuruar sa e sa herë të shtrenjtin stilograf.

“Stilografin nuk ja jap askujt që ta përdorë, madje as fëmijëve e gruas sime, pasiqë kam frikë se m’i dëmtojnë”, thotë profesori i Edukatës Fizike, që siç kuptohet pra, më të çmuar se bilbilin ka mjetin me të cilin shkruan gjuhën e nënës.

IMG_8832

Për më tepër, ai thotë se as postën elektronike nuk përdor deri në atë pikë sa të zhvlerësojë të shkruarit me dorë, me stilograf, ashtu bukur siç ia ka ënda dhe pasioni i pashuar.

“Miqve dhe të afërmëve nuk iu shkruaj me postë elektronike, por gjithmonë iu shkruaj me letër, sepse ashtu dëshiroj unë dhe ata njëkohësisht. Dhe nuk ka dyshim që është shumë më e bukur letra se e-maili”, pohon ai, duke u shprehur i dëshpëruar se teknologjia po shkakton shumë probleme.

“Jemi të përkushtuar që të punojmë me gjeneratat e reja që bukurshkrimin të mos tretet”, shton Gacaferi. /tesheshi.com/    

Related Posts

Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?
Sociale & Shoqëri

Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Next Post
Gruevski kërkon vota edhe në Kosovë, tek goranët e Dragashit

Gruevski kërkon vota edhe në Kosovë, tek goranët e Dragashit

Leksion nga Shkodra: Kujdes kur të qëlloni mbi një hajdut, mund të rezultojë i sëmurë mendor

Leksion nga Shkodra: Kujdes kur të qëlloni mbi një hajdut, mund të rezultojë i sëmurë mendor

Gjeni llojin e dinozaurit, ja përgjigja e nxënësit

Gjeni llojin e dinozaurit, ja përgjigja e nxënësit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?

Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?

13/05/2025
Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni