“Zonja e parë e vendit nuk duhet të pengojë negociatat”, ka qenë kjo deklarata simbol e raportuesit të PE-së për Shqipërinë Knut Fleckenstain, referuar drejtpëdrejt gruas në krye të LSI-së, Monika Kryemadhi, njëherazi bashkëshorte e presidentit Meta, e njëherësh krah Bashës.
“Po humbas durimin nga qëndrimi i deputetëve të opozitës. Protestat të ruajnë qetësinë. Pamjet e protestave vonojnë integrimin”, ka qenë deklarimi i ashpër i diplomatit të Brukselit pas një takimi të delegacionit të PS-së me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi. Ky i fundit ka thënë se asnjë e drejtë nuk i është cenuar opozitës në jetën parlametare
“Opozita gëzon të drejta që unë si opozitar nuk i ëndërroja. Basha ka fol dy orë më shumë se Kryeministri. Opozita ka folur tre orë më shumë se maxhoranca, por ka refuzuar të përdorë kontrollin parlamentar”, tha kryeparlamentari.
Ndërkohë, kryesuesi i delegacionit të PE-së, Tunne Kelam,
Ndërkohë, sipas një njoftimi të Kuvendit, Cristian Preda nga delegacioni i PE-së, ka thënë se opozita ka ende mundësi të kthehet në Kuvend. “Pas 10 ditësh do të jetë vonë”, mësohet të ketë thënë ai. /tesheshi.com/