Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

E PATHEKSUARA/ Një akuzë e pazakontë: a janë të korruptuar politikisht këta njerëz?

by te Sheshi
10/05/2020
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
E PATHEKSUARA/ Një akuzë e pazakontë: a janë të korruptuar politikisht këta njerëz?

Eshtë kaluar e po kalon si pa u vënë re një prej akuzave më të pazakonta të PD-së në zakonshmërinë e saj akuzatore, ndoshta identiteti më i dallueshëm politik i saj që kur u fut në luftën klasike për pushtet pak vite pas themelimit.

Duhet theksuar se ajo është ngjizur ndër vite me tiparet individuale të Berishës, një fabrikë akuzash që s’rresht së punuari 24 orë në 24, e që vijon të ketë frymën e tij – këtë linjë prodhimi – pa u influencuar aspak nga ndonjë prurje e re.

Ne akoma nuk e dimë, fjala vjen, se cila është fryma Basha, se ku ajo bën diferencën e thellë nga ajo Berisha. Sigurisht, Basha nuk ka vrazhdësinë tipike të Berishës, nuk është aq ekstremisht pa limite etike në performancë publike, por në thelb vijon trashëgiminë e tij sidomos në prodhim akuzash pa cak. Një e tillë e këtoditshme krize epidemike, ka qenë ajo mbi mosbërjen e testeve nga qeveria(!) – edhe parimisht e jo më thelbësisht, një qeveri nuk bën teste – e se ajo po gënjen në treguesit e saj spitalorë – pra, të infektuarit apo të vdekurit – duke pretenduar se janë më shumë nga ç’raportohen zyrtarisht.

Duhet theksuar paraprakisht se të ndërtosh sot një akuzë në kuadër të krizës koronare, duhet të marrësh parasysh disa veçori: e para që kriza është globale dhe jo lokale; e dyta që ajo është unike dhe e pa një të dytë në lloj; dhe e treta që ka shuar çdo diferencë zhvillimore mes shtetesh. Siç po shihet, ajo ka gjunjëzuar fuqi botërore, ka dërrmuar në prestigj vetë OBSH-në, si dhe e ka futur mendimin shkencor të mjekësisë botërore në kolaps, pa ditur t’u japë përgjigje pyetjeve apo dilemave thelbësore të njerëzimit nga kjo që po ndodh. Por për opozitën Shqipëri këto nuk ekzistojnë, as që merren parasysh. E qarkuar nga interesi i rëndomtë politik për të fituar sa më shumë kredite në luftën po aq të rëndomtë për pushtet, së cilës, si në shumëçka i mungon arti i kamuflimit por shfaqet trashë, ajo po ushqen mitin e saj akuzator edhe me mite të reja, gjithnjë në kuadër të krizës. Karakteristikë e akuzave është si gjithnjë ajo, pa sens mase, që i bën njëherësh pa sens logjik, për t’i katandisur në fund në të pabesueshme. Kjo, për mendjet normale jo militante, apo thënë ndryshe, për inteligjencën që s’pranon të fyhet.

Qeveria është përplot mëkate, para krizës e në të, sigurisht. Nuk ka si të mos jetë, gjersa kjo është e lexueshme dhe për shumicën e qeverive në botë. Por sot është e pamundur akoma të vihet në peshë e të dallohet qartë se ku është dështimi e ku suksesi, gjersa ende nuk ka marrë fund gjithçka.

Fjala vjen, kur PD artikulon akuzën e tipit “qeveria dështoi” (pra, referuar krizës epidemike), nuk është në gjendje të vizatojë se si duhet të qe e kundërta e saj, pra suksesi, se çfarë quhet sukses sot në këtë krizë, dhe se cilat janë referencat e suksesit në botë në gjykimin e saj. Në gjithë prononcimet mediatike të kryetarit Basha deri më sot mbi krizën, gazetaria jonë, a më saktë moderatorët tanë të famshëm të studiove, nuk kanë mundur t’i bëjnë pyetje kaq të thjeshta: pra, se cilin vend në botë mban vulën e suksesit deri më tani, si matet ky sukses në raport me treguesit shëndetësore dhe ekonomikë, dhe nëse ekzistojnë, pse Shqipëria duhej të ishte si ato. Plus kësaj, edhe një pyetje me spec: SHBA, fuqia planetare, por dhe BE si trupë ekonomiko-politike, është sukses apo dështim?

Por cila është ajo akuzë e opozitës më e çmendur se ajo e dështimit? Eshtë ajo mbi korruptimin moral të epidemiologëve elitë në vend, një pjesë e të cilëve bëjnë pjesë dhe në Komitetin Teknik, që sipas PD-së i janë bindur Ramës për të mos bërë teste(!) apo se nuk ofrojnë shifra reale. Te e para, testet, edhe pse është sqaruar qartë e shkoqur se për ç’lloj strategjie testimesh është fjala në kredon e OBSH-së “Teste, teste, teste” – pra, jo teste në masë por gjurmimi i kontakteve të të infektuarve – PD vijon t’i mëshojë të sajës, në një tentativë për të bërë psikologjikisht të besueshme nga përsëritja pa fre. Dhe tjetra, është ajo e shifrave të rreme. Kur e ngre këtë pretendim, nuk ka një skemë të saj, një përllogaritje, një arithmetikë, një argumentim bindës në fund, ofruar nga zëra ekspertësh që mund të jenë afër saj. Ajo thjesht del në formën e vet më të rëndomtë politike, ashtu, qesim, pa drojën e mbajtjes së përgjegjësisë në ato që thuhen, në akuzat që ngrihen.

Por dallimi është se në këtë krizë, ato nuk shkojnë thjesht për palën politike; ato përfshijnë dhe bluzat e bardha, njerëz konkretë, të provuar që kurrë s’kanë patur angazhime apo implikime politike, e po ashtu kurrë të përfolur për implikime të natyrave të tjera. Nëse te akuza për mungesë veshjes speciale, PD nxorri një infermier që e kishte ushtar të rregullt protestash, Dr. Tritan Kalo, Dr. Skënder Brataj, Dr. Silva Bino, Dr. Najada Çomo e kolegë të tyre me emër ndër vite në drejtimin e Institutit të Shëndetit Publik, si epidemiologë të njohur në Spitalin Infektiv, nuk kanë asnjë shenjë politike në karrierën e tyre. Mjaft të dallohet fakti se mes tyre nuk ka asnjë debat, asnjë përplasje, asnjë mospajtim rreth atyre çfarë pretendon opozita.

Pra, do ishte e justifikueshme nëse akuzat e PD-së nisnin e përfundonin brenda qarkut të emrave politikë, kundërshtarëve të saj klasikë. Por kësaj here, testi i saj moral është prania në këtë krizë, me rol vendimmarrës bazë, të atyre që janë profesionistë dhe pa asnjë përfshirje politike të provuar: mjekët specialistë. E nëse dhe këta janë korruptuar nga qeveria, po OBSH-ja në Tiranë, njeriu i saj, Raul Gonzales, ç’dreqin bënka?

Sado e rëndë një krizë, sado e dështuar një qeveri, nuk ka dramë më të madhe se sa të shohësh opozitën e vendit tënd të prodhojë akuza që as vetë s’i beson, e këto si rrugë për të ardhur në pushtet. Sepse më kryesorja që s’beson, është morali, forca diktuese e imponuese e tij. Në momentin që s’arrin dot të ndërtosh një fytyrë morale, të afirmosh avantazhe morale dhe në fund t’i besosh kredos morale si udhë e suksesshme drejt pushtetit e jo vetëm, dhe si sukses në ushtrimin e pushtetit, thjesht do tretesh në amoralitetin tënd, siç dhe po tretet. Kjo vlen dhe për qeverisjen, që paçka se ç’opozitë ka përballë, do tretet me patjetër në amoralitetin e vet, e kjo vetëm çështje kohe.

Janë ligjësi të provuara e të pakontestuara në histori, me burim sa tokësor aq dhe qiellor. /tesheshi.com/                                                

Related Posts

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit
Politikë

Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

17/05/2025
Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?
Bota & Rajoni

Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

17/05/2025
Next Post
Aty ku Izraeli “pi ujë”: ç’po ndodh me Detin e Galilesë?

Aty ku Izraeli "pi ujë": ç'po ndodh me Detin e Galilesë?

Tjetër infektim në Shtëpinë e Bardhë, frikë për fatin e Trump dhe Pence

Tjetër infektim në Shtëpinë e Bardhë, frikë për fatin e Trump dhe Pence

Kryeministri i Spanjës: Virusi s’është zhdukur e lufta do të vazhdojë

Kryeministri i Spanjës: Virusi s'është zhdukur e lufta do të vazhdojë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni