Politika, ana e majtë e saj, kujtoi 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve, trashëguar që në kohën e komunizmit. Është një ditë që lidhet me vrasjen e Qemal Stafës, ish-kreut të Rinisë Komuniste.
Kryeministri Rama e Presidenti Meta kryen homazhe te varrezat e Dëshmorëve të Kombit, ku nën hijen e “Nënës Shqipëri” u përcoll dhe mesazhi politik i ditës. Ishte kreu i shtetit, i cili kërkoi që për hir të së djeshmes heroike, sot të dialogohej mes palëve.
“Është një ditë e vecantë për të gjithë popullin. Është dita e Qemal Stafës dhe të rinjve dhe të rejave që bënë sakraficat më sublime për ta vendosur Shqipërinë në anën e duhur, aty ku është edhe sot. Sot është një ditë reflektimi për të vendosur në plan të parë të ardhmen e vendit përmes dialogut në mënyrë që të nderojmë si duhet kujtimin e atyre që kanë bërë sakrificat e atyre që kanë dhënë jetën për lirinë”, tha Ilir Meta. /tesheshi.com/