Nëse te katastrofa “Morandi” është shfaqur ndonjë mrekulli, siç ndodh zakonisht, ai është Alberti i “ringjallur”.
Bëhet fjalë për një shtetas të shpalluur ta zhdukur, me emrin Albert, i cili u ka telefonuar autoriteteve për t’u thënë se është gjallë; pra që të mos kërkonin kot për të.
Mediat italiane që e kanë publikuar si lajm, nuk japin detaje më të hollësishme mbi këtë rast.
Ndërkohë, numri i viktimave ka shkuar në 42, pasi reth mesditës u gjend dhe një viktimë tjetër nën rrënoja.
Ndërsa në mëngjes, u nxorrën në sipërfaqe trupat e një familjeje treanëtarëshe.
Italia ishte sot në Ditë Zie kombëtare, pasi nisi dhe varrimi i viktimave me ceremoni shtetërore. /tesheshi.com/