Dita në Shqipëri nisi sërish sot me çështjen “Doshi”, ku një natë më parë ky i findiit hodhi për publikun në variantin ‘premierë’, videon e përfolur ku një person i rrëfen se si ka marrë porosi për ta vrarë. Më pas, vetë Tom Doshi shkoi në Prokurori në orët e para të mëgjesit, siç kishte paralajmëruar, për ta çuar materialin filmik tek organi i lartë Akuzës. Shkoi ta paraqiste, edhe pse tashmë ajo fare lehtë mund të merret dhe nga mediat, pas publikimit orë më parë. Tani rradhën e kanë zhvillimet në seancën plenare, ku opozita kërkon me patjetër shkarkimin e Ilir Metës nga kreu i Kuvendit. Një video gjithashtu, është premtuar të paraqitet në sallë dhe nga deputeti i LSI-së, Spartak Braho. /tesheshi.com/