Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

E djeshmja jonë: Tabakhania dhe xhamia e Tabakëve

Trashëgimi urbane e besimore për t’u kujtuar

by te Sheshi
21/05/2023
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 4 mins read
A A
E djeshmja jonë: Tabakhania dhe xhamia e Tabakëve
10
SHARES

Roald A. HYSA

Tabakhania dhe xhamia e Tabakëve janë dy toponime historike me vlera shpirtërore të mëdha për Tiranën si kryeqytet. Tabakhania është një nga lagjet më të vjetra të Tiranës së bashku me xhaminë e saj dhe ishin qendra të një jete sociale të organizuara nën flamurin e Esnafit të Tabakëve për disa shekuj. Tabak e ka prejardhjen nga fjala persishte debag- lëkurë. Tabakët ishin zejtarë që merreshin me regjjen dhe përpunimin e lëkurëve. Mjeshtëria e tyre ishte mjaft e përhapur që herët dhe erdhi duke marrë zhvillim të gjerë.

Në shek. XVIII deri në gjysmën e parë të shek. XIX kjo zeje arriti shkallën më të lartë të zhvillimit, siç e dëshmonXhamia e Takabëve, Vlorë edhe numri i madh i punishteve në disa qytete. Në Berat kishte mbi 40 “tabakhane”, në Prizren 43, në Shkodër 30, në Elbasan 35 etj. Prodhimet e tyre eksportoheshin edhe jashtë vendit. Tabakët u pasuruan shumë, saqë esnafi i tyre arriti të luante rol të madh në jetën politike e shoqërore të vendit tonë. Rënia e kësaj mjeshtërie erdhi në gjysmën e dytë të shek. XIX, kur esnafët e tabakëve e humbën rëndësinë e tyre për shkak edhe të zhvillimeve teknologjiko-industriale. Akoma edhe sot në Prizren gjendet lagjja e Tabakëve dhe një xhami e Tabakëve. Ka qenë Esnafi i Tabakëve ai që i ka ngritur këto xhami nëpër qytetet e mëdha si Prizreni, Elbasani, Shkodra, Vlora etj. Një pjesë e madhe e këtyre xhamive e pësuan nga zhvillimet politike të ndryshimeve të mëdha urbanistike të regjimit komunist pas viteve 1950.

Punimet për rehabilimin e qendrës së Vlorës në Mars 2019 kanë nxjerrë në dritë rrënojat e xhamisë së famshme të Tabakëve, një objekt i shekullit të 17 i shembur nga regjimi komunist. Një provë e fortë për ekspertët është përputhja me të dhënat e kronikanit turk, Evlia Çelebiu. Xhamia e Tabakëve e shekullit të 17 në Vlorë u shemb nga regjimi komunist në vitin 1962 për të ndërtuar sipër saj një objekt shërbimi. Rrënojat e saj dolën në dritë gjatë punimeve për rehabilitimin e Qendrës Historike të Vlorës. Po ashtu ka qenë edhe Xhamia e Tabakëve në Elbasan aty ku sot ndodhet monumenti i Konstandin Kristoforidhit.

Lagjja e Tabakëve ose Tabakhania

Kjo lagje ka qenë e shenjuar si Tabakhane dhe toponime të tjera të kësaj zone qytetare kanë qenë: Rrapi i Tabakëve, Ura e Tabakëve, Selvia shekullore e Tabakëve, Hani i Tabakëve, Sheshi i Tabakëve, Teqja e Tabakëve, Tyrbja e Tabakëve, Xhamia e Tabakëve etj., nga të cilat sot ruhen vetëm Ura e Tabakëve dhe Xhamia e Tabakëve; ndryshimet urbanistike në fillimvitet 1950 sollën zhdukjen fillimisht të Rrapit të Tabakëve dhe më pas të toponimeve të përmendura më sipër me ndërtimet e ndërtesave të reja shumëkatëshe për banim. Te Rrapi i Tabakëve gjatë viteve 1920-1930 ngrihej trekëmbëshi ku vareshin të dënuarit me vdekje. Ky rrap ka shërbyer edhe si vendtakimi për njerëzit ku mblidheshin për të kaluar kohën apo për të diskutuar problemet e ndryshme që kishte komuniteti. Banorët e kësaj lagjeje janë marrë edhe me rritjen e krimbit të mëndafshit, ku nëpër oborret e shtëpive kishin mbjellë mana gjethet e të cilit ju shërbenin si ushqim për krimbat e mëndafshit.

Ura e Tabakëve është një urë guri këmbësoresh e periudhës otomane të shekullit XVIII e ngritur me kontributin e Esnafit të Tabakëve për të kaluar mbi Lanë.  Në këtë periudhë Esnafi i Tabakëve kishte një pozitë të veçantë në jetën ekonomike dhe shoqërore të Tiranës dhe ishte në rivalitet me Esnafin e Terzive (Rrobaqepësve). Pak më poshtë kësaj ure ka qenë edhe Ura e Terzive e prishur nga komunistët dhe që gjendet ku është Ura e Madhe sot, e cila lidh Tiranën me Elbasanin.
Kjo urë dikur ishte pjesë e rrugës së Shëngjergjit që lidhte Tiranën me malësinë lindore të saj. Deri në vitet ’30 ura lidhte dy brigjet e lumit Lana, ku ishin vendosur dyqanet e kasapëve dhe zejet e përpunimit të lëkurës. Ajo dëshmon për traditat e lashta të vendit tonë në fushën e ndërtimeve si dhe punën e madhe të mjeshtrave popullorë tiranas në këtë fushë.

Xhamia e Sherif Mëhallës së Tabakëve

Është ndërtuar në shekullin XVII në të majtë të lumit Lana. Më 16 tetor 1927 rrufeja e çau ndërtesën, e cila u rrëzua duke vrarë një ushtar dhe plagosi 11 persona të tjerë. Pas kësaj xhamia e Tabakëve u rindërtua me kontributin e banorëve  dhe u përurua me 28 korrik 1933.  Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945 me nxitjen e Komunitetit Mysliman banorët e lagjes u kujdesën ta meremetonin ndërtesën në bashkëpunim me familjen Xhepa. Sipas dëshmive të më të vjetërve të kësaj xhamie ajo ka pasur një territor prej rreth 3,000 m2. Ka qenë xhami me kupolë dhe në krahun e djathtë ka pasur minaren, e cila iu prish në vitin 1967 dhe xhamisë iu ndërrua destinacioni. Ndërtesa u vu në shërbim të Bandës Frymore të Ushtrisë duke iu shtuar një kat, duke iu prishur kështu edhe kupola e minarja.

Në maj të vitit 1993 kjo ndërtesë i rikthehet Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe rindërtohet duke u kthyer në funksionin e saj fillestar si xhami. Po ashtu ndërtohet edhe minarja e xhamisë rreth 25m e lartë. Pas viteve 2000 i janë bërë disa rregullime e shtesa për nevojat në rritje të xhematit. /tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
Përgjakja e sërishme e Kavajës: baba sheh t’i vritet i biri para syve

Përgjakja e sërishme e Kavajës: baba sheh t’i vritet i biri para syve

Zgjedhjet: pas Shqipërisë rozë, Greqia ngjyroset blu

Zgjedhjet: pas Shqipërisë rozë, Greqia ngjyroset blu

Një gjobë e rëndë ndaj Facebook

Një gjobë e rëndë ndaj Facebook

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni