Pas 10 orësh, diku në mesnatë, ka përfunduar marrja në pyetje e ish-ministres së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska para Gjykatës Penale në Shkup. Edhe kjo e fundit, njëjtë si të akuzuarit e tjerë për mashtrim zgjedhor i ka shpëtuar paraburgimit.
Para Gjykatës Penale me kërkesë të Prokurorisë Speciale për manipulime zgjedhore në vitin 2013, deri tani kanë dalë Mile Janakievski, ish-ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Edmond Temelko, kryetar i Komunës së Liqenasit të Shqipërisë, Ismet Guri funksionar i lartë i BDI-së, si dhe dy persona të tjerë emrat e të cilëve nuk janë kumtuar. Por për asnjërin deri tani nuk është miratuar kërkesa e Speciales për paraburgim. /tesheshi.com/