Vajza e gjeneralit të vrarë iranian Qasem Soleimani, Zayneb, tha se babai i saj i kishte kushtuar vendit të gjithë jetën e tij.
Zayneb tha që babai i saj kishte luftuar armikun e Iranit për 40 vjet.
“Babai im është një dëshmor. Ai ishte i kënaqur t’i shërbente Ayatollah Khameneir. Ai luftoi kundër tradhtarëve vendas dhe tiranëve”, tha ajo.
E bija e gjeneralit të ekzekutuar nga amerikanët shtoi se emri i babait të saj ishte një frikë për armiqtë e Iranit.
Ajo gjithashtu tha se Donald Trump ishte përgjegjës për urdhërimin e vrasjes së babait të saj.
Trupi i tij u transferua në Iran të dielën, për t’u varrur këtë të hënë. /tesheshi.com/