Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

DW: Ky është mjerimi i refugjatëve të grumbulluar në Bosnjë-Hercegovinë

by Te Sheshi
07/11/2019
in Artikuj të përzgjedhur, Të fundit
Reading Time: 5 mins read
A A
DW: Ky është mjerimi i refugjatëve të grumbulluar në Bosnjë-Hercegovinë

Autoritetet e Bosnjë-Hercegovinës nuk kanë gjetur ende ndonjë zgjidhje për mijëra refugjatë, sa janë grumbulluar në kufirin me Kroacinë. Ndërkohë që numri po shtohet nga dita në ditë.

Sa migrantë ka aktualisht në Bosnjë-Hercegovinë, në afërsi të kurfirit me Bashkimin Evropian, nuk e di askush. Dihet vetëm, se janë me mijëra dhe se shumë prej tyre janë të sëmurë. Është vetëm çështje kohe se kur do të shpërthejë hapur pakënaqësia dhe gjendja të përshkallëzohet. Kapacitetet për pranimin e refugjatëve në Bosnjë-Hercegovinë (B-H) janë mbushur kaherë. Me 15 nëntor skadojnë edhe kontratat për dy qendrat më të mëdha të refugjatëve  – Bira dhe Miral në Bihaq dhe Velika Kladushë, të nënshkruara me Organizatën Ndërkombëtare për Migrime (IOM). Rreth 2000 migrantë duhet të largohen nga këto vende deri nga fundi i vjeshtës.

“Qendrat e tanishme nuk kanë pasur kurrë pëlqimin tonë. Ato duhet të mbyllen dhe të transferohen në vende të pabanuara”, thotë Mustafa Ruzhniq, kryeministër i kantonit Una-Sana, në afërsi të kufirit me Kroacinë, ku bëjnë pjesë edhe qytetet Bihaq dhe Velika Kladusha. Migrantët duhet të zhvendosen në vende të tjera, ndër to edhe në Vuçjak.

Sëmundje të shumta – pa mjekime

Situata në qendrën Vuçjak është alarmante. Në disa tenda janë vendosur rreth 800 njerëz, shumica nga Siria, Pakistani dhe Afganistani. Nuk ka rrymë, nuk ka ujë të pijshëm. Shumë prej tyre kanë sëmundje infektive, hepatitis dhe infektime të tjera. Aktualisht vetëm dy herë në javë vjen këtu mjeku për vizitë – vetëm dy orë. Një pjesë e spitalit në Bihaq është hapur për rastet më të rënda, por shumë migrantë nuk mund të marrin trajtim mjekësor, për shkak të kapaciteteve të vogla.

Organet lokale të mbrojtjes nga katastrofat thonë, se në rajonin e kufirit me Kroacinë janë vendosur edhe mijëra migrantë të tjerë, të cilët çdo natë përpiqen të kalojnë nga B-H në Kroaci – të futen në territorin e Bashkimit Evropian. Shumë pak prej tyre vërtet ia dalin. Të tjerëve organet kroate ua marrin paratë, telefonat dhe këpucët. Disa prej tyre edhe i rrahin. Dhe më pas i kthejnë në B-H. “Push Backs” quhet kjo, që sipas të drejtës evropiane dhe ndërkombëtare është juridikisht ilegale.

“Unë kam provuar shtatë herë të dal andej dhe nuk do të heqë dorë”, thotë një migrant nga Pakistani. “Kushtet për jetë këtu janë katastrofale, një kohë të gjatë nuk kemi pasur as ujë për pije, ndërsa mbeturinat nuk i ka hequr askush. Pse po na trajtojnë kështu, edhe ne jemi njerëz si ju? Pse nuk po na ofron askush vendstrehim për kohë që jemi këtu? Askush nuk do që të mbetet këtu përgjithmonë.”

Mundësitë e kufizuara

“Ne u kemi dhënë migrantëve batanije dhe thasë për fjetje, ato që kemi pasur”, thotë Selam Mixhiq, nga autoritetet e Bihaqit për mbrojtje në situatat e katastrofës. “Problemi është se çdo ditë këtu në Vuçjak vijnë njerëz të tjerë. Kushtet janë shumë të këqija. Koha është e ftohtë, ka lagështi dhe shumë të sëmurë. Mundësitë tona janë të kufizuara. Kampi duhet të mbyllet sa më parë.”

Zyrtarisht nuk ka shifra për numrin e migrantëve në B-H. Por vlerësohet se këtu janë rreth 7.000 persona – rreth 5.000 prej tyre në kantonin Una-Sana. Deri këtu ata kanë mbërritur përmes Turqisë, Greqisë, Serbisë e deri në B-H. Ata kanë kaluar lumin Drina afër Loznicës. Nuk dihet se sa prej tyre janë mbytur në lum gjatë përpjekjes për të kaluar lumin. Por në këtë rajon është shtuar numri i varrezave me emrin “NN”. Në varreza shkruan vetëm një datë.

Stacioni i parë ku vijnë ata është qyteti Tuzla. Por edhe autoritetet atje janë të mbingarkuara. Shumë migrantë në Tuzlë flenë në rrugë. Asnjë prej tyre nuk dëshiron të mbetet këtu. Migrantë ka edhe në vende të tjera të B-H, por më pak. Në një fshat në jug të B-H është vrarë një marokan, gjatë përpjekjes për t’u futur në një shtëpi të pabanuar. Netët në B-H janë shumë të ftohta. Ndërsa dimri po vjen.

Para ka, por askush nuk do t’i pranojë migrantët

Shkaku i dështimit të autoriteteve të B-H që të përballen me problemin e migrantëve është mungesa e koordinimit mes autoriteteve qendrore dhe lokale në vend. Thuhet se para për ndihma ka, por nuk ka marrëveshje, se si të zgjidhet ky problem. Për momentin asnjë komunë apo bashki nuk do t’i pranojë ata në territorin e vet.

Dragan Mektiq, ministër i Sigurisë në B-H, nuk tregon se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me migrantët, sepse ka frikë se nuk do të rizgjedhet në këtë post. “Brukseli na ka premtuar 10 milionë euro. Me këto para mund të ngremë kapacitetet brenda pak ditësh, por nuk kemi asnjë vend ku mund t’i ngrejmë ato”. Komunat janë pronare të tokës në B-H. Ndaj vendimin duhet të marrin autoritetet lokale, të cilat nuk i duan migrantët.

Në kantonin Una-Sana po diskutohen dy lokalitete për ndërtimin e qendrave emergjente – në Medeno Polje, një fshat me rreth 15 shtëpi, si dhe në Lipa afër Bihaqit. Në Lipa duhet të ndërtohet kampi nga e para, që do të thotë se nuk ka as energji elektrike dhe ujë. Organizatat ndërkombëtare thonë se asnjëri prej këtyre vendeve nuk është i përshtatshëm.

Pas luftës në B-H (1991-95), vendet Lipa dhe Medeno Polje janë shpallur si të papërshtatshme për kthimin e serbëve, në këtë rajon të banuar me shumicë myslimane. Ndaj edhe kësaj radhe do të jetë vështirë që atje të ngrihet ndonjë qendër e banueshme për migrantë. Banorët e Petrovcit, qytet afër Medeno Polje, kanë bërë të ditur se do t’i bllokojnë rrugët, nëse dikush mendon që atje të ndërtojë qendër për migrantë. E njëjta vlen edhe për Lipan.

Popullata me shumicë myslimane ka treguar solidaritet të madh në dy vitet e fundit, prej ardhjes këtu të refugjatëve të parë. Shumë banorë kanë ndihmuar refugjatët me ushqime, ujë dhe veshmbathje. Por prej fillimit të kthimit me dhunë të refugjatëve nga Kroacia, edhe në B-H ka rënë niveli i solidaritetit dhe është rritur ksenofobia.

Mungesa e shtetit

“Situata po bëhet gjithnjë e më e padurueshme. Çdo ditë po vijnë këtu gjithnjë e më shumë migrantë. Vendstrehime nuk ka më, ndaj ata detyrohet të flejnë në rrugë, nën ura apo në luadhe. Institucionet e shtetit ndoshta do të ngrihen nga gjumi, pas dy vitesh, sepse deri tani nuk kanë reaguar fare”, thotë gazetaja Niha Xhaniq, nga gazeta “Krajina” në Bihaq.

Por për momentin migrantët janë në rrugë, nën qiellin e hapur. Institucionet e B-H nuk janë shquar për reagime të shpejta. Pas mbylljes së dy qendrave me 15 nëntor, numri i njerëzve në rrugë do të shtohet, ndërsa temperatuarat në këtë rajon të kufirit mes Kroacisë dhe B-H shumë shpejt do të bien nën zero./DW/tesheshi.com/

Related Posts

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri
Politikë

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent
Sociale & Shoqëri

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?
Diplomaci

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Next Post
Ndëshkohet keq ish-ministrja e dy ministrive, nuk siguron votat as për deputete

Ndëshkohet keq ish-ministrja e dy ministrive, nuk siguron votat as për deputete

DEKLARATA/ Pas BE-së me negociatat, Macron “godet” dhe NATO-n”: në vdekje klinike!

DEKLARATA/ Pas BE-së me negociatat, Macron "godet" dhe NATO-n": në vdekje klinike!

Sondazhet: Gati gjysma e muslimanëve në Francë të keqtrajtuar verbalisht

Sondazhet: Gati gjysma e muslimanëve në Francë të keqtrajtuar verbalisht

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni