Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Dokumentet e zbuluara nga kampi me ujgurë: “Gjuaj për të vrarë”

    Dokumentet e zbuluara nga kampi me ujgurë: “Gjuaj për të vrarë”

    Davos: Vuçiç fton Abazoviçin në “Open Balkan”

    Davos: Vuçiç fton Abazoviçin në “Open Balkan”

    Soros është për luftë: Rusia duhet mundur!

    Soros është për luftë: Rusia duhet mundur!

    FBI: George, në shënjestër të Ahmedit

    FBI: George, në shënjestër të Ahmedit

    Biden: Kur do ta ndalojmë lobin e armëve?

    Biden: Kur do ta ndalojmë lobin e armëve?

    Një tjetër “Z” në Beograd, pro Ukrainës

    Një tjetër “Z” në Beograd, pro Ukrainës

    Kush është 18-vjeçari që vrau 19 nxënës dhe dy mësues në Teksas?

    Kush është 18-vjeçari që vrau 19 nxënës dhe dy mësues në Teksas?

    Sulmi ndaj një Myftiu për “gruan e tretë”

    Sulmi ndaj një Myftiu për “gruan e tretë”

    Shkup: Kisha Serbe njeh autoqefalinë e Kishës Maqedonase

    Shkup: Kisha Serbe njeh autoqefalinë e Kishës Maqedonase

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Durrsaku ‘i fantaksur’ pas pikturës: vret kohën duke gdhendur në dru stemat e skuadrave të futbollit

Nga te Sheshi
19/06/2015
në Sociale & Shoqëri, Të tjera
Reading Time: 4 mins read
A A
Durrsaku ‘i fantaksur’ pas pikturës: vret kohën duke gdhendur në dru stemat e skuadrave të futbollit
30
SHPËRNDARJE

Nga Mark Brunga

Agim Staka njihet në qytetin e Durrësit si një tifoz mjaft i madh i futbollit. Ai vërtet ka një skuadër zemre, por mbi të gjitha simpatizon futbollin e bukur dhe si i tillë, duke qenë se është artist “i fantaksur” pas pikturës dhe gdhendjes në dru, ka gdhendur një seri stemash me skuadra të famshme në futbollin botëror. Ai ka arritur të kontaktojë me mjaft klube spanjoll, ku u ka bërë dhuratë veprat e tij të artit.

Para disa kohësh, një mik i tij i kërkoi një nga këto vepra për t’ia blerë dhe Agimi, megjithëse në kushte ekonomike të shtrënguara, nuk pranoi që t’ia shesë. Ai shprehet se i adhuron realisht këto vepra, për të cilat ka harxhuar me dhjetëra orë pune. Edhe klubeve spanjolle nuk ua ka shitur punimet e tij, por ua ka dhuruar ato në shenjë respekti të thellë për lojërat e bukura sportive që i kanë dhuruar tifozerisë botërore.

IMG_0879Sapo hyn në banesën e Agimit, e cila i shërben edhe si atelie, vëren se ai ka një sasi të madhe stemash të gdhendura në dru të klubeve sportive me famë botërore. Agimi shpjegon se në hapat e para të tij ka filluar të gdhendë stemat për skuadrat e zemrës siç janë ekipet gjermane, e më vonë, duke qenë se ambiciet si artist kanë qenë për më shumë, ai ka dashur të kënaqë edhe miqtë që janë tifozë të klubeve të tjera.

Durrsaku ka skalitur stema nga më të ndryshmet dhe nga më të bukurat, të cilat ngjallin admirimin e shikuesve, që janë miq të shumtë. Vetë Agimi u jep mundësinë atyre që ti shikojnë nëpërmjet disa fotografive që mban me vete, të cilat janë si një lloj ekspozite shëtitëse, pasi si mjaft i kufizuar që është ekonomikisht, nuk ka mundësi që të hapë një ekspozitë pikture.

IMG_1308Agimi thotë se krahas punimeve në gdhendje, ai ka edhe një sasi mjaft të madhe pikturash të tjera në bojëra vaj, guash, grafike mes të cilave shquan portretin e Nënë Terezës, mjaft e realizuar dhe i vlerësuar nga njohësit e artit. Disa prej këtyre pikturave janë mjaft flu në konceptim e me ngjyra të çelëta dhe të bukura. Agimi përdor banesën ku jeton i vetëm si atelie, sepse mundësitë e ekspozimit i ka mjaft të pakta, ndërsa vullnetin për punë dhe pasionin artistik e ka mjaft të madh, e ndaj kërkon edhe rrugë të veçanta për të promovuar unin e tij artistik.

Durrsaku ka mbaruar Shkollën e Mesme Artistike të Durrësit ” Mujo Ulqinaku”. Për gdhendjen e stemave thotë se i janë dashur rreth 6 vjet punë, pasi mesatarisht secila prej tyre i kërkon rreth 2 muaj gdhendje, me të cilat vret edhe orët e vetmisë.

IMG_0869
Agimi shquhet në qytetin e Durrësit mes shumë njerëzve me shpirt artisti. Ky njeri punëtor dhe mjaft i heshtur , shquhet si një piktor, tifoz sporti, i cili përveç skuadrës së zemrës që e ndjek me shumë pasion, vlerëson edhe skuadrat e tjera që bëjnë futboll të fortë dhe këtyre skuadrave u ka skalitur stemat e klubeve.

Stemat që ka skalitur Agim Staka janë rreth 64 copë të shoqëruara edhe me vepra arti të tjera si piktura në grafikë e vaj të sportisteve si Rumenige, Balack e Bekenbauer.

Për të bërë tërë këtë koleksion stemash kryesisht në dru dhe disa në letër adezive me mozaik aplikacion, i është dashur që të përballoje një volum pune disa mujore. Ai ka përfunduar shumë stema, si të Bajernit të Mynihut, Liverpulit, te Real Madridit,Romës, Interit, Juventusit, Milanit, Barcelonës dhe ka projekt për shume të tjera.

IMG_0870Duart e tij nuk rrinë kurë pa vënë në punë shkëndijat artistike që i lindin në kokë. Dhe këto janë të shumta për Agimin. Për të arritur të realizojë gjithë volumin e madh të punimeve artistike, Staka thotë se e ka ndihmuar mjaft edhe përvoja e shkuar në profesionet që ka bërë në emigracion.

Ai kryesisht, përdor dru ahu të stazhionuar që është mjaft i fortë dhe rezistent, por edhe pishe, arre etj sipas rëndësisë së objektit që synon të skalisë. Për këtë ai ka prodhuar edhe vetë vegla specifike, krahas atyre profesionale që ka blerë. Agimi ka mbi 20 vite që gdhend drurin, por stemat janë bërë tashmë një pjesë e arsenalit artistik të tij, me të cilat edhe krenohet më shumë në vetvete.

IMG_0871Në studion e Stakës vihen re edhe 2 stema që janë objekte jashtë jetës sportive. Ato janë stema e Departamentit Amerikan te Shtetit në gdhendje si dhe një portret në mozaik të aplikuar i Presidentit të Amerikës Obama. Staka thotë se ato janë punime me të cilat ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj popullit amerikan dhe njëkohësisht falenderimin për kontributin e dhënë në çlirimin e vëllezërve të Kosovës nga dhuna serbe.

“Muaji Qershor”- shpjegon Agimi- “është edhe muaji i festës së çlirimit të Kosovës, prandaj në shenjë nderimi për bijtë e popullit Amerikan që e çliruan Kosovën realizova këto 2 punime”. /tesheshi.com/

Tags: Agim Satka

Të ngjashmeLajme

Holandezët shndërrojnë Tiranën në banjo publike
Sociale & Shoqëri

Holandezët shndërrojnë Tiranën në banjo publike

25/05/2022
Një “për herë të parë” në Saudi
Sociale & Shoqëri

Një “për herë të parë” në Saudi

22/05/2022
OBSH për linë e majmunëve: Ç’dihet për këtë sëmundje?
Sociale & Shoqëri

OBSH për linë e majmunëve: Ç’dihet për këtë sëmundje?

22/05/2022
Lajme të tjera
Superliga shqiptare mëson kalendarin për sezonin e ri: Ja tabelat

Superliga shqiptare mëson kalendarin për sezonin e ri: Ja tabelat

Zv.ministrja e Brendshme i përgjigjet Bashës: Denonco ligjërisht akuzat për dhunë, mos baltos policinë

Zv.ministrja e Brendshme i përgjigjet Bashës: Denonco ligjërisht akuzat për dhunë, mos baltos policinë

Banka Qendrore e Europës hap sërish “thesin” për bankën qendrore greke

Banka Qendrore e Europës hap sërish “thesin” për bankën qendrore greke

TË FUNDIT

“Moskva” e mbytur: operacion sekret për nxjerrjen e kufomave

“Moskva” e mbytur: operacion sekret për nxjerrjen e kufomave

2 orë Më parë
Holandezët shndërrojnë Tiranën në banjo publike

Holandezët shndërrojnë Tiranën në banjo publike

4 orë Më parë
Pse Morgan Freeman-it iu ndalua hyrja në Rusi?

Pse Morgan Freeman-it iu ndalua hyrja në Rusi?

7 orë Më parë
Rama: Pse shqiptarët ngjajnë si budallenj, por që s’janë…!

Rama: Pse shqiptarët ngjajnë si budallenj, por që s’janë…!

7 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Si do zgjidhet bllokada turke për Suedi-Finlandën në NATO?

Si do zgjidhet bllokada turke për Suedi-Finlandën në NATO?

25/05/2022
Dokumentet e zbuluara nga kampi me ujgurë: “Gjuaj për të vrarë”

Dokumentet e zbuluara nga kampi me ujgurë: “Gjuaj për të vrarë”

25/05/2022
Soros është për luftë: Rusia duhet mundur!

Soros është për luftë: Rusia duhet mundur!

25/05/2022
Biden: Kur do ta ndalojmë lobin e armëve?

Biden: Kur do ta ndalojmë lobin e armëve?

25/05/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Bujar M. Hoxha: Nën ethe islame, Ramazani? (Tek fjala tingëllon si një violinë Stradivari)

Nga Leons Hasani*: Një sulm kinez mbi botën islame

 Nga Amir B. Ahmeti: Feja dhe Shteti në kushtetutat e vendeve evropiane

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist