Falë një qeni anti-drogë, autoritetet policore në Portin e Durrësit, kanë arritur të sekuestrojnë 11 kg heroinë, fshehur nën krevatin shoferit të një kamioni të ngarkuar me qese plastmasi, e që pritej të imbarkohej për të udhëtuar drejt Italisë.
“Në kabinën e kamionit “MAN”, me targë AA 943 OO nën krevatin e shoferit në një vend të fshehtë pas kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë dhe fibroskop u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar heroinë.
Kamioni drejtohej nga shtetasi Bujar Shazivari, 63 vjeç, banues në Durrës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Ky operacion u finalizua në orë të mbrëmjes. /tesheshi.com/