Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Durimi heroik i shqiptarëve në kufirin Kosovë – Maqedoni: një pikë-kalim që s’po hapet

by te Sheshi
03/12/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Durimi heroik i shqiptarëve në kufirin Kosovë – Maqedoni: një pikë-kalim që s’po hapet

Nga Miradie Hasani

Ja pra që punët shkuan zvarrë dhe asgjë nuk shkoi sipas parashikimit. Po bëhen 3 vjet prej nënshkrimit të marrëveshjes së dy ministrive, atyre të Brendshme të Kosovës dhe Maqedonisë për të hapur pikë të re kufitare në fshatin Stançiq dhe Bellanocë. Nënshkrues të marrëveshjes ishin Bajram Rexhepi dhe Gordana Jankullovska.

6

Pala kosovare ka mbaruar me asfaltimin në pjesën e saj, gjegjësisht në fshatin Stançiq. Komuna e Gjilanit gati dy vite mirëpret finalizimin e hapjes së kufitare që lidh dy vende të banuar me shqiptarë.

“Pika kufitare e Stançiqit është e rëndësisë së veçantë për këto dy rajone, sepse do të lidhë pjesën e Karadakut me pjesën tjetër të Kumanovës. Ne, Komuna e Gjilanit, jemi të përgatitur.  Rruga në pjesën tonë është e kryer dhe presim që këtë muaj të finalizohet nga ana e Maqedonisë dhe të bëjmë hapjen zyrtare, çka do ta bëjë rritjen e qarkullimit sa më të lehtë të qytetarëve, një zhvillim sa më të mirë ekonomik të dyja vendeve, sidomos të pjesës ku gravitojnë shqiptarët”, tha Rexhep Kadriu, n/kryetar i Komunës së Gjilanit.

Por punimet e ndërtimit nga ana palës maqedonase nuk kanë mbaruar, edhe pse afati i premtimeve për përfundimin e saj ka skaduar.

5

Si pengesë për mosrealizimin e projektit janë paraqitur arsyetime të ndryshme si ato për problemet teknike, klimaterike dhe të dokumentacionit.

Në vitin 2013 u ndanë mjetet për projektin qeveritar  ku ishte e paraparë edhe përfundimi i punimeve, por rezultoi vetëm me mbarimin e fazës së parë.

Për vazhdimin e punimeve është njoftuar dhe Komuna e Likovës së Kumanovës, ku nga atje informuan se punimet do të kryhen deri në fund të vitit 2015.

“Sipas kontratës së nënshkruar të operatorit ekonomik me Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore, kjo rrugë duhet të përfundojë punimet më së voni brenda 24 muajve – nëntor të vitit 2015”,  njoftuan nga Shërbimi Informativ i Komunës së Likovës.

Edhe kryetari i komunës së Likovës, Sadulla Duraku në prononcim për media pati thënë se deri në fund të 2016-tës do të përfundojnë punime, mirëpo edhe këtë herë mbeti fjalë e thënë e parealizuar.

“Kjo çështje e pikës kufitare është nën kompetencat e qeverisë, kurse komuna vetëm përcjell dhe bën kërkesën deri te qeveria. Punët primare të rrugës, është duke u punuar me një dinamikë jo të bollshme, por kryesisht është e paraparë deri në vitin 2016 që të kryhet kjo punë”, deklaroi Duraku.

8

Për Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë ,shkak kryesor për vonesën e rrugës ka qenë disa probleme teknike që kanë hasur në terren, gjegjësisht shtylla rrymëpërçues të kompanisë EVN të cilat janë dashur të hiqen.

“Për shkak të disa problemeve teknike që u paraqitën atje në terren, veçanërisht me disa shtylla të EVN-së të cilat duhet të dislokohen, dhe kemi veç më kontest gjyqësor me EVN-ën për shkak të dislokimit të atyre shtyllave. Do të kemi prolongim të vogël të afatit. Por sidoqoftë ne e përcjellim situatën në teren. Kemi kontaktuar me firmat të cilat janë duke punuar. Është një firmë bullgare dhe shqiptare dhe nëse nuk realizohen punimet për shkaqe subjektive nuk arrihet të realizohen punimet do të ketë masa ndëshkuese për firmat”, tha NimetullahHalimi, ish-z/ministër i Ministrisë së Transportit.

10

Kështu që as edhe përgjatë vitit 2016 nuk është arritur të funksionalizohet pika kufitare.

Për banorët e pjesës së Kosovës dhe Maqedonisë, të gjithë shqiptarë,  është ëndërr e kahmotshme që presin të realizohet sa më shpejtë. Disa banorë shprehen të revoltuar për zhagitjen e punimeve, dhe thonë se duhet të punohet më intensivisht. Përveç se bëhet lidhja rrugore, gjithashtu bëhet edhe ajo farefisnore sepse banorët e Karadakut thonë se kanë të lidhur miqësi me anën tjetër të kufirit.

7

“Po shih, bash planin çka e di unë nuk shkon, mirëpo kryesorja është duke u punuar dhe do të kryhet, ndoshta me afat më të vonshëm pak, por do të kryhet me siguri. Kjo rrugë  gjithmonë ka qenë, por tash më duket do si duhet të ndreqet. E rëndësishme është se lidh Kosovën me Maqedoninë dhe kufiri shqiptaro- shqiptar”, thotë ImerFejzullahu, banor i fshatit Bellanoc.

“Kjo rrugë është e rëndësishme se për shkak se na lidh familjet, miqësi, kushërinj, krejt i kemi andej, e shumë është pikë e shkurtë, 24 kilometra prej Kumanove, a këndej i ka rreth 160 kilometra, shumë e rëndësishme është për ne”, thotë Fetah Hasani, banor i fshatit Stançiq.

Autoritetet maqedonase ende nuk saktësojnë se kur do të jetë në funksion ky aks rrugor, por edhe vendkalimi i ri kufitar.  /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Ç’surprizë! Merr një mesazh në tren: “Je e bukur me mbulesën tënde si Hëna në qiell”

Ç’surprizë! Merr një mesazh në tren: “Je e bukur me mbulesën tënde si Hëna në qiell”

Reagimet pas tërheqjes së Rosberg-ut: Hamilton-it do t’i mungojë rivaliteti

Reagimet pas tërheqjes së Rosberg-ut: Hamilton-it do t’i mungojë rivaliteti

Shtëpia si instrument muzikor që luan me pikat e shiut

Shtëpia si instrument muzikor që luan me pikat e shiut

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

06/07/2025
Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

06/07/2025
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni