Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

A duhet që edhe Kosova t’i organizojë zgjedhjet nacionale në Luginën e Preshevës?

by te Sheshi
24/04/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
A duhet që edhe Kosova t’i organizojë zgjedhjet nacionale në Luginën e Preshevës?

Nga Bashkim Kastrati

Shteti fqinj, Serbia, mbajti zgjedhjet nacionale në Kosovë. Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por tash e sa vite këto zgjedhje organizohen edhe në Kosovë, bile zyrtarët e partive politike serbe mbajnë edhe fushata elektorale në Kosovë, ndonjëherë pa marrë fare leje paraprakisht.

Këto zgjedhje u organizuan përmes OSBE-së dhe krerët e Kosovës këtë e quajtën vetëm “grumbullim” të votave, ndërsa krerët serbë deklaruan se Kosova është e Serbisë dhe se ata po mbajnë këto zgjedhje normalisht, siç e quajnë ata në provincën e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në lidhje me këtë çështje ka deklaruar se ligjet e Kosovës iu mundësojnë qytetarëve që të kenë të drejtën e dyshtetësisë dhe duke u nisur mbi bazën e këtij fakti, qytetarët e Kosovës të nacionalitetit serb kanë të drejtë që të votojnë për zgjedhjet në Serbi.

Por shtrohet pyetja se përse qeveria e Kosovës nuk po organizon këso lloj zgjedhjes në Serbi, konkretisht në komunën e Preshevës, Bujanovcit dhe Metvegjës, pasiqë këto komuna janë të populluara me shqiptarë, e që një pjesë e tyre kanë edhe pasaportat e Kosovës?!

Ndërsa ata, nëse duan që të votojnë duhet të vijnë në Kosovë!

Pra, qeveria e Kosovë do të duhej që si masë reciproke ta mundësojë këtë gjë edhe për shqiptarët e komunave në fjalë. Por realiteti qëndron më ndryshe. Serbia jo që nuk lejon që të organizohen zgjedhje në territorin e saj, por ajo ka ndaluar edhe dërgimin e abetareve në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë.

Depërtimi i një kontingjenti me abetare të gjuhës shqipe, pati acaruar qeveritarët serbë të cilët kanë dhënë urdhër që të konfiskohen këto abetare. Ato jo vetëm që u konfiskuan nga shkollat, por edhe nga çantat e nxënësve. Në lidhje me këtë çështje, ish-kryeministri Ivica Daçiç pati deklaruar se këto abetare janë konfiskuar për shkak se për futjen e tyre nuk është pyetur qeveria serbe. Ai pati deklaruar se “Serbia nuk është republika banana”. Por si duket një të tillë serbët e kanë gjetur në Kosovë, një republikë ku bëjnë pothuajse çka të duan dhe nuk pyesin askënd.

Kosova ose Shqipëria duhet t’i pajis me pasaporta shqiptarët e luginës

Shqiptarët e Luginës së Preshevës në masë të madhe nuk e kanë dyshtetësinë, kjo për shkak se atyre nuk iu jepet shtetësia nga Shqipëria dhe Kosova. Vetëm një numër i vogël i tyre, kryesisht që jetojnë edhe në Kosovë e kanë shtetësinë e Kosovës. Kjo iu pamundëson atyre që të votojnë edhe në zgjedhjet nacionale në Kosovë apo Shqipëri.

Analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë për tesheshi.com se organizimi eventual i zgjedhjeve të Kosovës edhe në Serbi, përveç tjerash nuk mund të bëhen sepse shqiptarët atje nuk kanë dyshtetësi.

“Po Kosova nuk u ka dhënë shtetësinë e saj shqiptarëve të Preshevës. Për me votu, duhet që ata të kenë shtetësinë e Kosovës”, thotë shkurt Spahiu.

Ai thotë se Kosova pati organizuar zgjedhjet në Serbi, kur serbët kanë pasur mundësi që të votojnë për “Listën Serbe”. Por ai thotë se këto zgjedhje nuk janë organizuar në mënyrën se si po i mban Serbia në Kosovë.

“Po Kosova ka organizuar zgjedhje ne Serbi, për “Listën Serpska” është votuar edhe në Serbi. Por organizimi i atyre zgjedhjeve dhe këtyre që po mbahen sot nuk janë të njëjta. Ky ka qenë gabim i  Prishtinës që nuk duhet të përsëritet më”, theksoi Spahiu.

Ndërsa Blerim Burjani, analist dhe ish-anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, ka thënë për tesheshi.com se Kosova nuk mund të organizojë zgjedhje në Serbi për shkak se nuk e lejon Serbia, dhe se kjo e fundit po e shfrytëzon ndikimin e saj në Kosovë për të realizuar gjëra të tilla si kjo e zgjedhjeve.

“Për shkak se Lugina mendohet se nuk është një krizë permanente dhe nuk është në konflikt të intensitetit të lartë dhe nuk kërcënon rajonin. Për këto arsye Serbia mban tensione të qëndrueshëm me Kosovën. Shteti i Kosovës nuk e kontrollon dhe nuk ushtron sovranitet mbi territorin serb dhe lejohet madje edhe OSBE të angazhohet për sigurinë e votave apo bashkëpunimin me institucionin zgjedhor të Serbisë për t’u a dorëzuar materialin zgjedhor. Ky është absurdi, derisa është kështu Kosova asnjëherë nuk do të ketë gjasa madje as minimale të anëtarësimit në OSBE. Lugina e Preshevës po kthehet në normalitet të plotë se thuhet në mënyrë masive shqiptarët atje do të marrin pjesë në zgjedhje”, thotë Burjani.

LVV: Pse Serbia nuk po organizon zgjedhje edhe në Gjermani, Zvicër e Austri?

Në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje. Përmes një komunikate për media, ky subjekt politik ka deklaruar se në territorin e Republikës së Kosovës po mbahen zgjedhjet e Serbisë sipas Kushtetutës së saj, duke e konsideruar Kosovën pjesë integrale të Serbisë. Sipas LVV-së, Qeveria e Kosovës ka zgjedhur që t’i arsyetojë këto zgjedhje që po zhvillohen në Kosovë, njëjtë si kudo në Serbi. Isa Mustafa, që më shumë po ngjan si zëdhënës të Qeverisë së Serbisë, sesa kryeministër i një shteti të pavarur, në vend të kundërshtimit e ndalimit të këtyre zgjedhjeve, është vënë tërësisht në funksion të organizimit të tyre, dhe kështu në shërbim të Serbisë, duke legjitimuar edhe zyrtarisht praninë e Serbisë dhe pretendimet e saja mbi Kosovën.

“Arsyetimi i Isa Mustafës, se mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë buron nga dyshtetësia, është manipulim dhe i paqenë. Këtu po shmanget qëllimisht fakti i mosnjohjes së shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, si dhe shkelja flagrante e sovranitetit shtetëror dhe institucional të vendit. Më shumë se sa t’i ketë votat e serbëve që jetojnë në Kosovë (shtetas serb jetojnë edhe në Gjermani, Austri, Zvicër, Britani, Suedi, etj.), Serbia me këto zgjedhje do ta rikonfirmojë praninë e saj në Kosovë, dhe njëkohësisht në praktikë ta jetësojë qëndrimin e saj se Kosova është pjesë e Serbisë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Sipas LVV-së, këto zgjedhje po i organizon Serbia me trupat e saj, ndërsa roli i OSBE-së, që vepron në Kosovë në bazë të rezolutës 1244 të KS të OKB-së dhe që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, do të jetë vetëm mbulimi i pranisë së strukturave të Serbisë në organizimin e këtyre zgjedhjeve dhe zëvendësimin e tyre në transportimin e materialit zgjedhor nga vendvotimet deri në pikën kufitare.

“Nuk ka dyshim që zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, duke qenë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, janë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në bazë të Kushtetutës, Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.  Ndërsa, sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj.  Zgjedhjet e vetme që mund të mbahen në territorin e Republikës së Kosovës janë zgjedhjet për institucionet qendrore apo lokale të Republikës së Kosovës, dhe të organizuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. Ne konsiderojmë se Qeveria e Kosovës ka dështuar t’i kryejë detyrat e veta shtetërore sot”, thuhet në reagim. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Kreu i opozitës serbe, Tadiç: Zgjedhjet u mbajtën nën kërcënimin e huliganëve

Kreu i opozitës serbe, Tadiç: Zgjedhjet u mbajtën nën kërcënimin e huliganëve

Dhoma 39, shteti misterioz brenda Kinës

Dhoma 39, shteti misterioz brenda Kinës

“LEXO!”/ Lotë për t’u bërë ai…që je

“LEXO!”/ Lotë për t’u bërë ai...që je

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni