Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Duhen ruajtur apo shembur banesat ku lindin diktatorët?

Një ekzorcizëm kinematografik në vendlindjen e Adolf Hitlerit

by te Sheshi
30/07/2024
in Kryesore, Reportazhe
Reading Time: 7 mins read
A A
Duhen ruajtur apo shembur banesat ku lindin diktatorët?

Nga Jacinto Antón, El Pais

Braunau am Inn, ka privilegjin të shfaqet në fjalinë e parë të kapitullit të parë të librit “Mein Kampf” (Lufta ime). Atje, Adolf Hitleri shpjegon se e konsideron si “shumë me fat” që lindi në orën 18:30 të pasdites së 20 prillit 1889. Një e shtunë me re, siç shënohet edhe në biografinë e tij nga historiani anglez Ian Kershaw, në qytezën e vogël austriake.

Një qytet, vazhdon Hitleri, “i vendosur pikërisht në kufirin midis atyre dy shteteve (Austrisë dhe Gjermanisë), ribashkimi i të cilave duket, të paktën për ne të brezit të ri, një detyrë së cilës duhet t’i kushtojmë jetën tonë, dhe për arritjen e të cilit duhet të përdoret çdo lloj mjeti i mundshëm”.

Hitleri rrëfen në librin e tij autobiografik, se mbante mend shumë pak gjëra nga jeta e tij në Braunau am Inn. Dhe kjo është logjike, sepse kur ai nuk ishte ende tre vjeç babai i tij, Alois, një oficer i doganave, u gradua në detyrë dhe familja u zhvendos në Passau të Bavarisë, në anën tjetër të kufirit.

Në vitin 1898, ata u shpërngulën sërish, këtë herë në Leonding të qarkut të Linzit. Dhe pikërisht Linzin, ai e ka konsideruar gjithmonë si vendlindjen e tij dhe donte që më vonë, kur të ishte në pushtet, të bëhej qyteti më i bukur i Danubit dhe kundërpesha kulturore e Vjenës, të cilën e urrente aq shumë.

Fakti që Hitleri nuk duket se u kujdes shumë për Braunau am Inn – shtëpitë e tij ishin apartamenti në Mynih, rezidenca e yij e dytë në Berghof, dhe kancelaria (përfshirë bunkerin) – nuk ka arritur ta shpëtojë dot qytezën nga mallkimi dhe etiketimi si “djepi i së keqes”, ku lindi udhëheqësi lideri nazist, por edhe nga detyrimi për të mbajtur një barrë të tillë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, kur të gjithë nisën të fshihnin portretet e Fyhrer-it të tyre dikur aq të dashur. Fakti është se ndërtesa në të cilën lindi Hitleri, 15 Salzburger Vorstadt, ka mbetur gati e pandryshuar me kalimin e kohës.

Përveç sikletit të madh dhe interesit të neo-nazistëve, ajo ka shkaktar një debat të fortë se çfarë duhet të bëhet me të, si në qytet ashtu edhe në Austri në tërësi. Regjisori austriak Günter Schwaiger, është marrë me trajtimin e kësaj polemike nga një këndvështrim shumë interesant personal, moralist dhe i përkushtuar, në dokumentarin me titull “Kush ka frikë nga qyteza e Hitlerit?”, dhe me nëntitullin sugjestionues “Një shtëpi, dhe e kaluara brenda nesh”.

Filmi dokumentar e trajton çështjen e mprehtë, duke marrë mendimet e banorëve të Braunaut. Që në fillim të tij, bëhet e qartë se një pjesë e madhe e shoqërisë austriake nuk është aspak e lumtur që e ka Hitlerin si bashkatdhetar. Ata preferojnë më shumë perandoreshën Sissi dhe kompozitorin Mozart.

Kjo përmblidhet në batutën “austriakët kanë arritur ta bindin botën se Hitleri ishte gjerman, dhe Bethoveni austriak”. Madje, një i intervistuar në Vjenë, sugjeron që të zhvendoset pak kufiri, në mënyrë që Braunau të jetë në anën gjermane. Se çfarë duhet bërë me shtëpinë – e mbyllur për vizitorët që nga viti 2016 – është pyetja qendrore që e përshkon të gjithë filmin.

Dhe fati i kësaj prone shndërrohet në një metaforë mbi ndërgjegjen dhe kujtesën e banorëve të Braunaut, dhe në vazhdimësi për të gjithë austriakët. Schwaiger nxjerr të flasin banorë, historianë dhe autoritete, njerëz të ideologjive të ndryshme që kanë mendime të ndryshme.

Disa e konsiderojnë shtëpinë “një stigmë” për qytetin. Të tjerët tallen me ekzistencën e kaq shumë debateve mbi “një shtëpi në të cilën nuk ndodhi asgjë, nuk u kryen krime dhe ku nuk u dhanë urdhra”. Ende sot kujtohet se një banor i Braunaut, u hodhi një kovë me ujë të rinjve me uniformat e SA që kishin ardhur të festonin 90-vjetorin e lindjes së Hitlerit.

“Nëse nuk vijnë këtu, do të shkojnë diku tjetër”, thotë një tjetër. Vlen të përmenden mendimet e ish-nënkryetares të bashkisë, Lea Olczak, sot 100-vjeçe, një grua e shkathët me një baba të vrarë në kampin e Mauthausen dhe që i ngjan shumë gazetares Gitta Sereny, që dikur intervistoi kriminelët nazistë të luftës: “A kam përjetuar frikë nën sundimin e nazistëve? Unë mund të shkruaj një libër të tërë mbi frikën!”.

Ndër pjesët më me ndikim të filmit janë pamjet e kamerave të fshehta mbi atë që ndodh jashtë shtëpisë gjatë një dite të tërë ditën e lindjes së Hitlerit (një neonazist që vjen nga Berlini vendos një kurorë me përkushtimin “Adolfit tonë të bekuar!”, dhe hyn në një debat me një fqinj që nuk e pëlqen këtë mesazh, ndërsa neo-nazisti i kujton lirinë e fjalës).

Po ashtu reflektimet prekëse mbi Holokaustin nga disa njerëz me aftësi të kufizuara mendore nga institucioni i komunitetit Lebenshilfe (një nga idetë më të mira, ishte që shtëpia t’u lihet përgjithmonë atyre, dhe ne të imagjinojmë zemërimi e madh që do të kishte ndier Hitleri).

“U befasova nga thjeshtësia dhe normaliteti i kësaj ndërtese. Si gjithë të tjerët, e imagjinoja si një vend të zymtë. Prisja diçka të errët, të lagësht, një atmosferë negative. Por ajo që gjeta ishte e kundërta. Një hapësirë e madhe, me shumë dritare, dhe asgjë që mund të shkaktojë një ndjenjë ankthi apo zymtësie. Simbologjia është e gjitha në kokën tonë”, thotë regjisori.

Schwaiger thotë se Adolfi lindi në një dhomë të vogël në katin e dytë. Kur familja u largua prej andej, prona u dha me qira. Në të kishte një shkollë dhe një restorant. Më pas pati edhe përdorime të tjera, derisa sekretari i fuqishëm privat i Hitlerit, Martin Bormann e bleu dhe ia dhuroi Fyhrerit.

Nazistët krijuan një dhomë ku supozohet se kishte lindur Hitleri për të kultivuar mitin, me mobilje që nuk kishin qenë kurrë atje. Në ato vite, ditëlindja e tij u festua me bujë në shtëpi dhe rrethinat e saj, me një bollëk svastikash, siç mund të shihet edhe nga pamjet e kohës që janë përdorur edhe në dokumentar.

Ideja e së keqes së brendshme të banesës, e të konsideruarit si një shtëpi tmerri apo diçka të ngjashme me filmin e famshëm “The Exorcist”, me fëmijën Hitler në katin e fundit që arrin ta kthejë kokën 360 gradë si Regani i pushtuar nga një shpirt djallëzor, është e rrezikshme thotë Schwaiger, sepse e përforcon idenë e së keqes individuale të Hitlerit.

Pra është njëlloj si të besosh se ai, ishte si fëmija në filmin “Omen” (Oguri), përgjegjës kryesor, duke lënë mënjanë përgjegjësitë kolektive për krimet e Rajhut të Tretë. Schwaiger, 58 vjeç, që është nga Neumarkt am Wallersee, 12 milje nga Salzburgu dhe 25 nga Braunau, dhe vëllai i të cilit (që shfaqet në film) jeton në vendlindjen e Hitlerit, është kundër pohimit të përhapur dhe qetësues (por edhe të rremë), se Austria ishte viktima e parë e nazistëve, se nazizmi erdhi tek ata nga jashtë, dhe se Hitleri ishte gati-gati një alien për ta, kur në fakt gjashtë milionë austriakë ishin anëtarë të Partisë Naziste. Pra proporcionalisht më shumë se gjermanët, dhe që patën disa nga kriminelët më të këqij të regjimit, mes tyre Kaltenbrunner, Globocnik dhe Frank Stangl, komandanti i kampit të Treblinkës.

“Fakti që shtëpia e Hitlerit, shihet si një rezidencë e zymtë e së keqes, të çliron nga nevoja për të bërë një reflektim serioz. Nga këtu burojnë edhe propozimet për ta mbajtur atë të mbyllur, për ta shembur apo ndryshuar, duke e modifikuar fasadën, derisa të bëhet e panjohshme”, shton ai.

Për regjisorin, prindërit e të cilit janë ende gjallë dhe flasin me një nostalgji të jashtëzakonshme për kohët e vjetra nën nazizëm, dhe se sa shumë “argëtuese” ishte të ishe anëtar i Rinisë Hitleriane, shtëpia ka nevojë për një lloj tjetër ekzorcizmi, që nuk është si ai i Merrin dhe Karras në filmin e sipërpërmendur.

Shtëpia duhet të bëhet një vend kujtimi “që të tregojë se si i gjithë kombi, ishte përfshirë deri në palcë në nazizëm, se nazistët nuk ishin një grup i keq që e përdhunuan Austrinë, por ajo ishte një lëvizje që lindi këtu”. Dhe ai shton: “Shtëpia duhet të na japë mundësinë të meditojmë mbi të kaluarën tonë si vend xhelatësh, për të shpjeguar sesi e keqja mund të rritet nga normaliteti. Ne duhet të përballemi me të vërtetën dhe fajin”.

Schwaiger paralajmëron se zgjedhjet e ardhshme në Austri, më 29 shtator mund të sjellin në pushtet një kancelar të ekstremit të djathtë dhe gjërat mund të ndryshojnë. Deri më sot plani është “neutralizimi” i saj: modifikimi i fasadës, për ta kthyer atë siç dukej në shekullin XVIII, dhe përshtatur në një komisariat policie.

Punimet duhej të nisnin në vitin 2020 dhe të përfundonin në vitin 2022. Por ato filluan me shumë ndrojtje tetorin e vitit të kaluar, dhe tani janë ndërprerë. Buxheti për projektin është rritur nga 5 në 22 milionë euro. Sipas kalendarit të ri, rinovimi do të përfundojë në vitin 2025, dhe komisariati do të nisë të funksionojë në vitin 2026.

Por për regjisorin, ndryshimi i fasadës është një metaforë e saktë e marrëdhënies së Austrisë me të kaluarën e saj naziste. “Siç u shpreh Thomas Bernhard: ne jemi një komb i teatrove, ndryshojnë vetëm diçka nga jashtë, në mënyrë që gjithçka të mbetet e njëjtë nga brenda”.

Dhe vetë ideja e komisariatit i duket skandaloze. Jo vetëm për shkak të pjesëmarrjes aktive të policisë gjermane dhe austriake në Holokaust, dhe lidhjes së shtëpisë së Hitlerit me një forcë të armatosur dhe të uniformuar, por sepse sipas një dokumenti të kohës, nazistët dhe vetë Hitleri donin që t’i jepnin një përdorim administrativ zyrtar.

“Është një ironi e tmerrshme e historisë, që vendimi i autoriteteve demokratike austriake në lidhje me shtëpinë, është kaq shumë në përputhje me dëshirat e Hitlerit”, thotë ai. “Ky është filmi më i vështirë që kam realizuar ndonjëherë në jetën time. Shtëpia e Hitlerit është një vend brenda nesh”, përfundon ai. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
A e dini pse deti është i kripur?

A e dini pse deti është i kripur?

Një zbulim i ri në Çernobil habit shkencëtarët

Një zbulim i ri në Çernobil habit shkencëtarët

Natë gati dramatike zjarresh në Shëngjin deri në evakuim

Natë gati dramatike zjarresh në Shëngjin deri në evakuim

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni