Në shtator, prodhuesi i makinave “Cadillac” do të prezantojë modelin e ri CT6, i cili përmban sistemin e drejtimit pa duar.
Falë këtij sistemi, drejtuesi i mjetit do ta ketë të nevojshëm drejtimin e mjetit vetëm në raste të caktuara, pasi fale modelit të ri, makina do të drejtohet nga sistemet e kamerave dhe radarëve.
Kështu, drejtuesi i mjetit do t’i ketë duart krejtësisht të lira, dhe do të ketë të nevojshëm vetëm kontrollin e frenave dhe të shpejtësisë së makinës.
Fillimisht ky model i ri i Cadillac do të prezantohet në SHBA dhe Kanada, dhe më pas edhe në vendet e tjera.
Ky sistem i drejtimit të mjetit pa duar do të vendoset dhe në modelet e tjera, pasi kompania e konsideron si shumë efikas në momentet kur shoferit i duhet të përdorin telefonin./tesheshi.com/