Pas deklaratave të kryeministrit Rama në lidhje me reformën në drejtësi, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, i cili thotë se Rama u detyrua të ndërrojë tren, pasi sipas tij ai donte drejtësi kolumbiane.
“Pas takimit me Metën, pseudoreformatori Rama, u shpreh se “opozita u përpoq të ndalte trenin e reformës në drejtësi, por i hipi vetë atij treni”. Në fakt sado që ulërin boria e makinës shtetërore shkatarraqe të Ramës dhe Metës, nuk e fsheh dot të vërtetën”,- tha Ristani.
“Rama u detyrua të ndërrojë tren”,- u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD-së. Sipas tij, Venecia e hipi dhe Ramën në trenin e opozitës për drejtësi europiane dhe jo drejtësi kolumbiane, siç donte ai.
“Tani opozita do udhëheqë reformën për ta çuar trenin në destinacion”, deklaroi Arben Ristani./tesheshi.com/