Bota amerikane është në lot pas lajmeve se shoëman- i famshëm radifonik Larry King, 85 vjeç, humbi dy nga pesë fëmijët e tij, brenda tre javësh.
Së pari, djali 65-vjeçar i Andy vdiq nga një sulm në zemër më 28 korrik, më pas vajza e tij Chaia, 52 vjeç, i vdiq nga kanceri në mushkëri tre javë më vonë.
Burime pranë familjes pohojnë se ai ndihet i dërrmuar, e u godit veçanërisht nga fakti se nuk mund të vinte në varrosjen e fëmijëve të tij për shkak të pandemisë koronavirus.
King pati një sulm në zemër në shtëpinë e tij në Los Angeles në prill të vitit të kaluar, e kjo është arsyeja pse mjekët e këshilluan që të mos shkonte në funeralet e fëmijëve.
Gjithashtu, King është një nga mbajtësit e rekordeve të famshëm për nga numri i divorceve. Ai u divorcua nga aktorja Shaën King, 59 vjeç, një vit më parë pas 22 vjet martese. /tesheshi.com/