Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

DOSSIER/ Xhamia e Iljaz bej Mirahorit, monumenti që dëshmon zanafillën e Korçës – mes “qendrës” dhe “periferisë”

by te Sheshi
30/03/2015
in Artikuj të përzgjedhur, Kulturë
Reading Time: 11 mins read
A A
DOSSIER/ Xhamia e  Iljaz bej Mirahorit, monumenti që  dëshmon zanafillën e Korçës – mes “qendrës” dhe “periferisë”
25
SHARES

Nga Gëzim Hashimi

Objekti të cilit Korça duhet “t`i falet” për vjetërsinë e tij, rëndësinë historike dhe monumentale, është xhamia e Iljaz bej Mirahorit. Prej ndërtimit të saj aty nga viti 1496 e deri sot e kësaj dite, është zanafilla dhe historia e vetë qytetit. Ai që i dha emrin, Iljaz bej Mirahori, njihet si themeluesi i  Korçës.

204443_cp

E vlerësuar si një ndër xhamitë më të rralla në Ballkan, sidomos  për shkak të kubesë prej plumbi, fatmirësisht  i ka  përballuar sfidat ndaj kohës. Një tërmet i fuqishëm i vitit 1960-të i shembi minarenë, por , me sa u pa, nuk shkatërroi ndërtesën e lidhur mirë me gurë e qerpiç. Lufta ndaj fesë dhe objekteve të kultit, e katandisi në një depo e stallë, ama edhe ky ” tërmet” i rregjimit të kohës nuk mundi ta rrëzojë.

Xhamia e Iljaz bej Mirahorit, ashtu si xhami të tjera të njohura si ajo e Et’hem beut në Tiranë, xhamia e plumbit në Shkodër etj., mori statusin  ‘Monument kulture’ dhe si e tillë u vu nën mbrojtjen e shtetit.  I shpëtoi prishjes, por jo degradimit. E rihapur si objekt kultit për komunitetin mysliman në janar të vitit 1991, paraqiste një gjendje të sikletshme për një ‘Monument Kulture’.

Ilyaz_Bej_Mirahori_Mosque–2013

Falë interesimit të vazhdueshëm  dhe  ndërhyrjeve serioze  të  viteve të fundit, u ringrit minareja dhe po punohet ende që  xhamia të fitojë  vendin e nderit që i takon. Megjithatë, xhamisë së Iljaz bej Mirahorit i janë  bërë dhe bëhen padrejtësi të tilla që nuk mund të imagjinohen për një monument që simbolizon lindjen e Korçës.

 

Kush ishte Iljaz bej Mirahori?

Njerëzit që filuan punë për ndërtimin e xhamisë, filluan të interesohen  edhe se kush ishte Iljaz bej Mirahori që kishte vendosur të linte Stambollin dhe të vinte te një tokë gjer atëhere thuajse të shkretë.  Ai ishte i preferuar dhe i vlerësuar nga Sulltan Bajaziti II. Thuhet se ka lindur në fshatin Panarit, (Korçë), e në moshën 10 vjeç ka shkuar pas Sulltan Murati II.

Njerëz të afërt me Mirahorin, tregonin se ai ishte shquar për trimëri të rrallë në betejën e Kostandinopojës , në 29 maj të vitit 1453. Iljazi apo Ilia i Panaritit, do të përfitonte gradat e merituara.  U quajt Iljaz bej, më pas Iljaz bej Mirahor, pastaj Mirahor Evel që do të thotë Mirahor i parë.  Prej Sulltanit mori edhe titullin Khoxha Mirahor, që ka kuptimin ” i madh, i nderuar”.

Shpërblimet për Iljaz bej Mirahorin vinin njëra pas tjetrës, dhe  është thënë që disa ndërtime në Stamboll mbajnë emrin e tij, një prej të cilave xhamia në lagjen ” Jedikule”.  Edhe pse jetonte mes të mirave të shumta dhe nderimeve të larta  në Stamboll, Iljaz beu i ishte lutur Sulltan Bajazitit II që ta linte të kthehej në atdhe sepse atje donte të ndërtonte një qytet të madh e të bukur.

“Shko, i pati thënë Sulltani, dhe së bashku me lejen i fali edhe një sërë territoresh në formë mylku ( pronash). Mirahori, siç shpjegon Sami Frashëri tek ” Kamus-ul alam” ( faqe 1028)  kishte qënë pedagogu i preferuar i Sulltan Bajazitit II. Thuhet madje se një prej vajzave të këtij Sulltani ishte gruaja e parë e Iljaz bej Mirahorit.

 

Themelimi i xhamisë dhe pazarit

Ashtu siç kishte ëndërruar, me të ardhur në atdhe, Iljaz bej Mirahori nis të hidhte themelet e qytetit me ndërtimin e xhamisë .  Mblodhi  së pari çifçinjtë  dhe bujqit e dy fshatrave Gjorixhë dhe Peskëpi, prej nga e ka prejardhjen Korça.  Thirri edhe banorë të fshatrave Treskë, Trebickë,  Orgockë, Katund e fshatra të tjerë.

xhamia 1

Për ndërtimin e xhamisë punonin myslimanë e ortodoksë,  ustallarë e zanatçinj të mbledhur nga të gjitha anët.  Iljaz beu i trajtonte njëlloj të gjithë.  Gjithkush që  punonte aty paguhej mirë,  me derhem në dorë, çdo ditë. Të gjitha vaktet e bukës jepeshin falas, kurse të enjteve në mbrëmje përgatitej diçka e veçantë.

Ishte viti 1484  dhe po fillonte të ndërtohej xhamia e Iliaz bej Mirahorit.  Ajo do të kishte një sallë qëndrore për lutje, piktura muzeale, por nuk do t’i mungonte as mafili mbi portën e hyrjes. Mbulesa e sallës kryesore do të ishte një kupolë e veshur me plumb, ndërsa në hyrje do të kishte ajatin, edhe ai me mbulesë plumbi. Minareja e saj do të ishte e gurtë dhe mjaft e lartë. Xhamia do të lidhej me Imaretin (vendi ku gatuhej).

Vetëm kur përfundoi së ndërtuari, ustallarët mbetën të mahnitur me bukurinë e saj. Shumë më vonë, në hyrje të xhamisë  do të vendosej një mbishkrim në gjuhën turke ku thuhet : “Themeluesi i kësaj vepre të mirë dhe të dobishme, Iliaz bej Mirahori, e ndërtoi këtë  xhami në vitin nëntëqind e një (sipas kalendarit të vjetër)”.

Krahas xhamisë vazhdohej me ndërtime të  tjera. Përfund  xhamisë  po  niste të ndërtohej Pazari i Korçës, një pazar ky që nuk ishte parë kurrë atyre anëve.  Njerëzit  po shihnin se mund të fitoje para me punë e tregëti, ndërsa nuk kishte asnjë lypsar në rrugë për të kërkuar bukë. Ndërtimet e Iliaz bej Mirahorit nuk kishin të mbaruar.

Përballë me xhaminë  u ndërtua një shkollë ku të mësonin djemtë e vajzat. Nuk la pa ngritur edhe një Imaret, ku gatuhej bukë, gjellë, ëmbëlsira, që të gjitha për të varfrit.  Imareti u kompletua me ndërtimin e kuzhinës, furrës së bukës, depos dhe hanit, ku gjithnjë do të kishte një vend për udhëtarët dhe njerëzit që vinin në qytetin më të ri të asaj kohe.

U ngritën disa dyqane njëri pas tjetrit,  u rregulluan rrugët dhe u ndërtuan ura mbi lumin e Mborjes që sillte në qytet ujërat e malit të Moravës. Urat lidhnin edhe dy lagjet e qytetit, Kasaba e  Varosh. Njerëzit kishin nisur të pasuroheshin. Gjithkush mendonte për të filluar një zanat që do ti bënte punë e do ti sillte dobi aty në pazar. Kishin filluar  punimet e leshit, sixhadet e qilimat ,  përpunimi i lëkurëve, ndërsa zanatçinjtë  vinin nga ana e anës për tu vendosur në Korcë e për të filluar punë në pazarin e saj. Së fundi, Mirahori u kujdes edhe për ngritjen e një spitali. Thuhet se ky ka qenë spitali i parë në vendin tonë.

Për vdekjen e Iljaz bej Mirahorit jepen data të ndryshme. Sipas Sami Frashërit,  nëna e të cilit Emineja ishte stërmbesë e Iljaz bej Mirahorit, ky i fundit ka vdekur në vitin 1501. Kronika të kohës thonë se Mirahori jetoi më shumë se 100 vjeç.  Varri i tij ndodhej në një tyrbe në pjesën e pasme të xhamisë.  U shkatërrua gjatë luftës së parë botërore dhe u plaçkit nga grekët.
Historianët për Korçën dhe Iljaz bej Mirahorin

Nga të gjithë pranohet se ndërtimi i xhamisë nga Iljaz bej Mirahori shënoi ” ditëlindjen”  rreth pesë shekuj më parë  edhe për qytetin e Korçës.   Ja si  na mëson dhe porosit historiani i vjetër korçar  Nuçi Naçi në librin e tij ” Korça dhe katundet përqark:

Mësuesi-i-Popullit-Nuçi-Naçi” Detyrë të madhe ka Korça ndaj Khoxha Mirahorit, se ay erdhi dhe e bëri atë kërthizën e gjithë fshatrave. Shpresë e madhe është se Korça do të madhohet edhe më tepër, nga që është kyçi i tregëtisë , në mes Shqipërisë së poshtme, të Veriut të Maqedonisë Perëndimore dhe anëve të veriut dhe të toskërisë.  Në të madhuarit , në të zbukuruarit e Korçës, ndihmuan shumë  dhe gjithë korçarët me tregëtinë dhe begatinë e tyre, por midis gjithë këtyre, emri i Khoxha Mirahorit  gjithnjë në shekuj e paskësaj është për tu përmendur , se ay quhet që vu të parët gurë  të themelit të madhërisë së saj, prandaj dhe të parat në historinë e Korçës duhet ti ketë emri i Khoxha Mirahorit”. 

Ndërsa historiani i ri por mjaft i apasionuar korçar Niko Kotherja  na thotë se  qyteti modern i Korçës u formua në shekullin XV, kur Iljaz Bej Mirahorie zhvilloi Korçën sipas urdhrit të Sulltan Mehmeti II.   Edhe sipas këtij historian, Iljazi i kishte shërbyer sulltanit në rrethimin e Kostandinopojës në vitin 1453. Ai shton se  nën sundimit osman,  Korça me emrin “Goricë” ishte sanxhak i vilajetit të Manastirit.

Korça përmendet edhe gjatë luftës Veneto-turke (1644-1669), kur tregtarët elbasanas ndiqnin rrugën e gjatë  dhe me shumë stacione Elbasan-Korçë-Sarandë-Korfuz-Venedik. Në Korçë ata shisnin prodhime manifakturale dhe blinin prodhime blektorale.

Qyteti nisi të lulëzojë sidomos  pas bastisjes së Voskopojës nga osmanët në vitin 1788. Ndërmjet viteve 1769-1789 në Korçë erdhën shumë familje voskopojare të cilat i dhanë qytetit dhe pak nga lavdia e Voskopojës.

Xhamia e shpëtuar nga statusi ‘Monument Kulture’

Sipas listës së objekteve të kultit që janë njohur me statusin ‘Monument Kulture’ në vendin tonë, xhamia e Iljaz bej Mirahorit është shpallur si e tillë në vitin 1948. Ndoshta kjo e shpëtoi nga shkatërrimi, pas furtunës së luftës së parë botërore nga e cila humbi tyrben  me varret e Iljaz bej Mirahorit dhe të të afërmve të tij.

Myftiu Qazim Muçi

Myftiu i Korçës  Haxhi Qazim Muçi, thotë se nuk mbahet mend që xhamia të jetë kërcënuar nga ndonjë shkatërrim i mundëshëm si pasojë e  fushatës që nisi ndaj fesë dhe objekteve të kultit në vitin 1967. Sipas tij, xhamia e rrallë vetëm sa u kthye në një lloj depoje, e madje brenda saj mbahej edhe një kalë.  Ai kujton se xhamia u rikthye në funksionin për të cilin ishte ndërtuar në janar të vitit 1991.

Statusi ‘Monument Kulture’ e favorizoi që të ishte në vëmendje për tu mirëmbajtur, por riparimet kanë qënë të pakta dhe të pa mjaftueshme. Kjo edhe për faktin se xhamia është ndërtuar me një teknikë të veçantë. Këtë e tregojnë edhe  ndërhyrjet e viteve të fundit, kur për ringritjen e minaresë por edhe restaurimin e jashtëm dhe të brendëshëm të xhamisë  e morën përsipër vetëm  mjeshtra të ardhur nga Turqia.

Xhamia nën hijen e pallateve.

Ndërsa filloi të hapë përsëri dyert e saj për besimtarët në fillim të vitit 1991, xhamia e Iljaz bej Mirahorit  nuk do të kursehej shumë si ‘Monument Kulture’.  Mbrojtja nga shteti, përfshinte deri në atëhere  edhe  masat për të ndaluar ngritjen e ndërtesave të larta përreth saj. Aty nga vitet ‘ 90-të, një pallat shumëkatësh nga të  hershmit që u ngrit në Korçë, ishte ndërtimi i parë që nisi të bënte hije mbi xhaminë.

xhamia 5

Pas tij, u ngritën edhe dy të tjerë, dhe nuk nuk vonuan banesa të tjera tre apo katër katëshe rreth e rrotull, sidomos nga ana qëndrore e qytetit.  Pak vite më pas, xhamia ishte  krejt e padukshme për shkak të këtyre ndëtimeve.  Pamja e saj  u mbulua , u fsheh. Shikoheshin grupe turistësh të huaj që  shpesh vinin rrotull , sepse nuk arinin të orientoheshin për vendndodhjen e xhamisë,  për të cilin kishin dëgjuar se paraqiste interes.

Vetëm ringritja e minaresë, e bën tani disi  të dallueshme  nga larg xhaminë e Iljaz bej Mirahorit. Ndërtimet e larta duket sikur i zenë frymën, e kanë lënë të mënjanuar dhe të izoluar. Ky Monumet Kulture që dëshmon shumë për Korçën dhe historinë e krijimit të saj egziston i ndarë , i harruar dhe aspak me atë rëndësinë e radhës së parë që i takon për simbolet e trashëgimisë historike të qytetit të Korçës.

Tendencat  antihistori…

Me një kërkim të thjeshtë në Google për qendrën e Korçës, të shfaqet menjëherë  zona që mban emrin ” Bulevard Shën Gjergji”  dhe katedralja ” Ngjallja e Krishtit”.  Pikërisht katedralja e  ndërtuar reth 20 vjet më parë, është shëndruar në simbolin e qytetit. Ajo paraqitet kudo, në emisione televizive, në aktivitete të ndryshme, falë edhe pozicionit shumë të favorshëm që ka në zemër të Korcës.

Xhamia e Iljaz bej Mirahorit, qoftë edhe për të respektuar barazinë fetare nuk shfaqet kund. Eshtë haruar porosia e Mësuesit të Popullit Nuçi Naçi se “…të parat në historinëe Korçës duhet t`i ketë emri dhe vepra e Khoxha Mirahorit”.  Si për ironi ndaj këtij amaneti, edhe emri i Iljaz bej Mirahorit i është vënë një rruge periferike në Korçë. Ish drejtues të pushtetit lokal në Korçë, janë parë në zyrat e tyre me foto të mëdha të katedrales si domethënie e qëndrës së qytetit, dhe asnjëherë me ndonjë pamje të xhamisë më të rrallë në Ballkan.

Drejtuesit lokalë  kishin  braktisur prej kushedi sa kohësh praninë e tyre në xhaminë e Iljaz bej Mirahorit,  duke bërë një vizitë të detyruar  ditën e Pavarsisë, pasi u  ftuan nga Myftiu i Korçës. Në këtë ditë të shënuar, vizitat kryhen vetëm në katedrale, dhe vjet për herë të parë u kryen edhe në xhaminë e vjetër, a thua se këtu nuk është nderuar  flamuri shqiptar.

Një televizion lokal, degë e televizionit publik, si stemë të tij dhe dekor të emisioneve mban simbolikën e katedrales,e madje të një lokali privat pranë saj, por jo të xhamisë-muze.  Myftiu Haxhi Qazim Muçi, thotë se për këto qëndrime ka patur shpesh ankesa të besimtarëve myslimanë, por gjithashka bie në vesh të shurdhër.  Ai pohon madje se nga ana e Mitropolisë së Korçës,  janë ngritur pretendime se xhamia e Iljaz bej Mirahorit ka qënë dikur një kishë, dhe si e tillë i takon komunitetit ortodoks. ” Këto janë pretendime qesharake, duke mohuar historinë e vërteëtë ” thotë Myftiu i Korçës.

Xhamia në kërkim të madhështisë

Xhamia që është përfunduar në vitin 1496, në rrjedhëën e gjatë të viteve dhe të kohës, ka humbur herë pas herë pjesë të rëndësishme të saj. Një mungesë  që tani vonë u mbush, ishte ai i minares. Më parë, ishte ndërhyrë për restaurimin e çatisë dhe tani është duke u kryer një tjetër investim , që mendohet se do t’i japë shkëlqimin e përafërt që  ka pasur dikur.

Agjencia Turke për Koordinim dhe Zhvillim TIKA, si partner i Ministrisë së Kulturës, ka financuar për restaurimin e 5 xhamive të shpallura monumente në Shqipëri. Një ndër to është edhe xhamia simbol e qytetit të Korçës, ku pas disa investimeve të mëparshme i ka ardhur radha restaurimit të brendshëme të jashtëm  të këtij objekti kulti, krejt të veçantë.

xhamia nga brenda

Muret e brendshme të ndërtesës së xhamisë, si edhe afresket që janë punuar në këto ambiente të brendshme, të dëmtuara nga lagështia dhe agjentë atmosferikë, do të jenë këtë herë, objekti kryesor i projektit të restaurimit.  Piktura të Mekës dhe Medinës, në formën e afreskeve, janë vlerësuar si të dëmtuara dhe do të restaurohen.  Pas  restaurimit të ndërtesës, restaurimi i afreskeve sipas Myftiut do të fillojë aty nga muaji qershor,dhe kjo do të mbyllë të gjithë projektin e restaurimit të xhamisë së vjetër të Korçës.

Një hap i mëtejshëm do të jetë ai i krijimit të një lulishteje në ambientet e jashtme të xhamisë,  dhe me këtë  investim  ajo pritet të marrë një pamje të denjë si nga brenda edhe nga jashtë,  jo vetëm për rëndësinë që ka si objekt kulti, por edhe si një nga monumentet më me vlera të qytetit.

Kështu, dora dorës, që pas viteve 2000 e këtej, xhamia muze e Korçës, e preferuar si për besimtarë myslimanë, por edhe nga shumë e shumë vizitorë të huaj, që e hasin nëpër manualë apo nga udhërrëfyes, nuk ka më atë paraqitje prej të lëni pas dore, e me një madhështi të rraskapitur nga tallazet e kohës.

maketi per kullen e rete sahatit

Një lajm i mirë nga bashkia, së fundi është investimi për të përmirësuar infrastrukturën në afërsi të xhamisë së Iljaz bej Mirahorit.  Sipas projektit, një vlerë tjetër e shtuar do të jetë  sheshi para xhamisë, pas rikonstruksionit dhe rimodelimit të tij.  Projekti parashikon sistemimin dhe lidhjen e dy rrugëve  për  të lehtësuar trafikun e mjeteve në pjesën rreth xhamisë,krijimin e një vendparkimi, ndërtimin e një lulishteje, shtrimin e sheshit para xhamisë.

Mbi të gjitha këto,  përfundimin e rrugicave të pazarit  si dhe ndërtimin e kullës historike të sahatit, duke krijuar kështu një ansambël harmonik midis pazarit të vjetër të qytetit dhe xhamisë, për t`i shtuar Korçës një tjetër atraksion  turistik, sa historik aq edhe modern. /tesheshi.com/

 

Related Posts

Përkujtimorja: Ky ishte Bujar Lako…!
Kulturë

Përkujtimorja: Ky ishte Bujar Lako…!

04/05/2025
Guinness-i më i fundit
Kulturë

Guinness-i më i fundit

03/05/2025
Sa kushton kjo shpatë e Napoleonit?
Kulturë

Sa kushton kjo shpatë e Napoleonit?

26/04/2025
Next Post
Befasi në zhvillimet maqedonase: ish-veteranët e luftës, shqiptarë e maqedonas, ftesë për t`u bërë bashkë  përballë Gruevskit!

Befasi në zhvillimet maqedonase: ish-veteranët e luftës, shqiptarë e maqedonas, ftesë për t`u bërë bashkë përballë Gruevskit!

Paralajmërimi i veteranëve të UÇK-së,  plumbi në oborrin e qeverisë dhe eskalimi i dhunës

Paralajmërimi i veteranëve të UÇK-së, plumbi në oborrin e qeverisë dhe eskalimi i dhunës

Basha dorëzon Bashkinë e Tiranës: tërhiqet nga kandidimi

Basha dorëzon Bashkinë e Tiranës: tërhiqet nga kandidimi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

08/05/2025
Një amerikan në krye të Vatikanit

Një amerikan në krye të Vatikanit

08/05/2025
Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

08/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

08/05/2025
Një amerikan në krye të Vatikanit

Një amerikan në krye të Vatikanit

08/05/2025
Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

08/05/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.