Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

DOSSIER/ Viti 1826, vendimi i Mitropolisë së Korçës: si do të ishte kostumi i nuses e i dhëndrit, dhe pse u ndaluan veshjet e qëndisura me ar?!

by te Sheshi
04/09/2015
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 5 mins read
A A
DOSSIER/ Viti 1826, vendimi i Mitropolisë së Korçës: si do të ishte kostumi i nuses e i dhëndrit, dhe pse u ndaluan veshjet e qëndisura me ar?!

Nga Vepror Hasani

Kostumi i dhëndrit dhe i nuses të zhvishen nga zbukurimet dhe qëndismat prej ari dhe mëndafshi!

Ky ishte vendimi që u morr nga Mitropolia e Korçës të dielën e 5 marsit 1826. Vendimi duket paksa i çuditshëm, por gjithsesi i vërtetë. Mbledhja u bë te Kisha Zonj’ e Madhe, (kështu quhej atëherë mitropolia), ku morën pjesë 58 vetë, të kryesuar nga dhespoti Meletio, mes tyre të pranishëm 4 klerikë dhe 6 arkondë

Sipas dokumentit të kësaj mbledhjeje, shkruan studiuesi Ilo Mitkë Qafëzezi, “rrobat e dasmavet të ngarkuara me jar; prika që paska qenë lart nga 500 grosh, festja e kuqe e nuses me xhufkë 100 drehemllëke e ngarkuar me florinj (florinj shumë në gushë, e vëthë të shtrenjtë; këmishët të qëndisura; çorapet e bardha (të leshta doemos), të thurura me lule të mëndafshta (me ibërishim) në majrat e në thembrat, ishin bërë të papërballueshme financiarisht”.4

Duket se vendimi i Mitropolisë la të dëshpëruar djemtë dhe vajzat, pasi kjo gjë ndodhte vetëm në Korçë dhe askund më ndonjë fshat apo qytet tjetër. Veshjet e tyre (të dhëndërit dhe të nuses) nuk do të kishin ar, qëndisma dhe mëndafsh. Festja e nuses do të ishte pa flori, nuk do të mbante vëthë dhe gjerdanë, këmishët do të ishin të paqëndisura, çorapet nuk do të ishin prej mëndafshi, në dasmë nuk do të ftoheshin më shumë njerëz dhe dasmat nuk do të buçisnin më ashtu si më parë.

Nga shumëkush edhe sot e kësaj dite vendimi mbetet i çuditshëm, pasi vajzat e përgatisnin pajën e tyre gjatë viteve të vajzërisë. Mbi të gjitha përgatitja e kostumit kombëtar (shqiptar), ishte një traditë e përcjellë nga brezi në brez. Veç kësaj, shuma prej 500 grosh ishte një kosto normale. Sipas të gjitha gjasave, në këtë kohë duhet të ketë dalë në qarkullim edhe shprehja: “Je bërë si dhëndër kauri!”, pasi te kostumi i dhëndërisë dhe nusërisë nuk kishte asgjë prej ari.

Veç sa më sipër, për gratë, vajzat dhe nuset u morr edhe një masë tjetër: ato nuk do të laheshin më në hamam, pasi atje  bëheshin gjëra të turpshme.

Pas përfundimit të mbledhjes u nënshkrua ky dokument:

“Me këtë të shkruar simfonie (lidhje –kuvendi) t’onën, bëjmë të njohur ne varoshllinjtë (Varosh quhen  lagjet ku jetojnë ortodoksët), vegjëli e të mëdhenj (se) me qenë që e pamë se u prishmë farësej edhe gjithë në prishnjëri po vemi nga mastrafet t’ona të mëdha, patmë shtruar në këtë kondik nyjat e përposhtme:

 E para: rrobat e burravet dhe gravet, jar (ar) të mos kenë farësej

E dyta: rrobet e nuseve të jenë dy palë, edhe të parat të bënen sipas yrnekut (modelit) që patmë bërë së bashku edhe (që) gjenden ndë duart e epitropëvet të kohëmbëkohëshme të kishës, papo (kurse) të dytat të jenë më të poshtërme (me kosto më të ulët)

E treta: papo prika e nuses të nepet (jepet) që më dyqint gjer më pesëqint grosh me gjithë kollanin (brezin) e sermanjtë, edhe kollani të jetë gjer më njëqint grosh edhe jo më lart.

E katërta: nuseja të mbanjë në kokë të saj feste me një shami pa flori fare.

 E pesta: gjerdhan (të gushës) edhe vëthë nuk ka për të mbajtur fare.

E gjashta: edhe këmishë në sëndyq (karsellë) të jenë pesë (copë) dhe ato të paqëndisura.

E shtata: çorapet pesë palë dhe ato të bardha e jo të mëndafshta

E teta: dhendri vetëm të dielë mbrëma ka për të ftuar miqt e tija e jo tjatër ditë.

E nënta: vjehrra një shami do t’i japë dhëndrit dhe jo tjetër grua.

E dhjeta: ditën e hënë vetëm tri gra të venë tek nusja me një okë pemë,

E njëmbëdhjeta: vjehrri  kur të thërresë dhëndrin për herë të parë mbë ziafet (gosti mbë të parë) dhëndri ka për të marrë vetëm të shtëpisë së tija.

3 (2)

E dymbëdhjeta:  as nusja, as grua tjetër, nuk do të vijë në hamamt fare

E trembëdhjeta: në qoftë se  ndonjë varoshlli do të marrë nuse përjashta Varoshit, nusja ka për t’u veshur sipas yrnekut të sipërmë edhe prika (do të jetë) po ashtu.

E katërmbëdhjeta: në qoftë se ndonjë grua e ardhur (e huaj) vjen ndë kishën t’ënë e veshur me jar apo me florinj do të pedhepsetë (qërtonetë) kishërisht me gjithë burrin e saja.

E pesëmbëdhjeta: çupa që do të martonetë, me qenë gjallë i ati, po të jetë nga dora e parë do të marrë miraz prej vëllezërve nga gjëja babnore e saj; grosh dyqind

E gjashtëmbëdhjeta: sa u ndodhnë të mbluar, përpara se të lidhet ky kuvend (simfoni) aspërat (paratë) do të numërohen tamam sipas kuvendit të lidhur të tyre, po rrobet (do të jenë) sipas hadetit të sipërmë

 Vendimi i marrë bënte edhe këtë sqarim:

“Nyjat e sipërme që i shtruam sot ndë këtë kodik i patmë vënë me dashjen e me mendimin t’ënë të bashkët dhe po përulemi që të gjithë ndë ato dhe në qoftë se ndonjë vetë do të donte të tronditnjë ndonjërën nga nyjet e sipërme do të paguajë xhërrime (gjobë) tek zabiti njëmijë grosh, edhe në kishët njëmijë grosh, edhe kajmekamit grosh pesëqind, i cili do të japë apofasinë (vendimin) që të pedhepsetë (ndëshkohet) përjashta edhe kishërisht; (përveç këtyre) ka edhe anathemanë (mallkimin) për jëtë, edhe për asfalje (siguri) të përjetshme u shtruan (këto) dhe po i ipograpsim (nënshkruajmë) me dorën e vetë tënë

Nënshkruesit

(Sqarim: në vend të pikave gjendet një emër ose mbiemër i palexueshëm)

Neofit protosengjëlli, papa Harallambi, papa Naumi, Joaqim Ieromonahu, Vasil Kosta epitropi i kishës… Cale,  Sotir Jovan, arkond; Naum Risto Bozhano, Jorgji Nastas, Dhimitri Naum,  Avram Cico, Cico Peno, Naum Zdravë, Risto Panajoti, Sotir Dodani,  Nastas Jorgji, Stavro Toto, Haxhi Vangjel, Naum Cico, Nasti Dinka, Nikoll Dollko, Mito Filco, … Rota, Papi Vani, Vasil Naum Kole, Tasi Drija, Sheko Milo, Miti Milona, Jovan Mitro, Ciko Alla, Ndini Lunga, Ndini Naum, Mikail Papadhimitri, Petro Ilo Vasil Xhoxhi Pano, Kosta Jovan, Jorgaq Llafazan Ylli, … Mërkuri, Kostandin Kole, Cico Ndrio, Ligori me të vëllezërit, Dhimitri Jorgji, Nasto Jovan, … Hanxhi (apo Haxhi?) Vëllako, A… i Todit, Miti Vasil, Avram Risto, Sotir …, Mihal naum, … Kostandin Tasi, Doko Kristo, Marko Mano, Jovan Risto, Nikolla Jorgji, Ciko Mano, Jovan Mele, Hristo Zugrafi, Jovan Tërpo…

Sipas studiuesit Ilo Mitkë Qafzezi, vendimi mësipërm qëndroi në fuqi deri në vitin 1835, kur Mitropolia pati një vendimmarrje tjetër, i cili u nënshkrua nga 32 veta. Vendimi i dytë  solli disa përmirësime të vogla  ku prika mund të shkonte nga 200 gjer më 700 grosh. (Në vitin  1935 kjo shumë kishte vlerën e 7 napolonave)  përfshi këtu kollanin e krisaftë të nuses dhe kukumblaqin ( e dhëndrit) etj

(Shënim: vendimi i 5 marsit 1826, gjendet i botuar nga studiuesi Ilo Mitke Qafëzezi te “Gazeta e Korçës”, e martë, 13 gusht 1935)

/tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Gjithçka që nuk dini për atë që ndodh me trupin tuaj kur jeni në gjumë

Gjithçka që nuk dini për atë që ndodh me trupin tuaj kur jeni në gjumë

Fund i hidhur për telenovelën më të gjatë të merkatos: De Gea nuk transferohet tek Reali

Fund i hidhur për telenovelën më të gjatë të merkatos: De Gea nuk transferohet tek Reali

Qindra refugjatë kalojnë në Austri, pjesa më e madhe nisen menjëherë drejt Gjermanisë

Qindra refugjatë kalojnë në Austri, pjesa më e madhe nisen menjëherë drejt Gjermanisë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni