Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një Serbi tjetër: Koha për paqe e pajtim me Kosovën!

    Një Serbi tjetër: Koha për paqe e pajtim me Kosovën!

    Kurti, me gjashtë kushte për formimin e Zajednicës

    Kurti, me gjashtë kushte për formimin e Zajednicës

    Lufta në Jemen: SHBA kap armët iraniane nga “aleatët”

    Lufta në Jemen: SHBA kap armët iraniane nga “aleatët”

    Netanyahu: Lidhjet me shtetet arabe, më prioritet se paqja me palestinezët

    Netanyahu: Lidhjet me shtetet arabe, më prioritet se paqja me palestinezët

    Dokumentet britanike: Bush urdhëron CIA-n të gjejë zëvendësues për Arafatin

    Dokumentet britanike: Bush urdhëron CIA-n të gjejë zëvendësues për Arafatin

    E paimagjinueshmja ndodh në areoportin e Tel Avivit

    E paimagjinueshmja ndodh në areoportin e Tel Avivit

    Presidenti kroat: Serbia do të duhet ta njohë Kosovën!

    Presidenti kroat: Serbia do të duhet ta njohë Kosovën!

    Asocacioni, Kurti sfidon sërish amerikanët

    Asocacioni, Kurti sfidon sërish amerikanët

    Sfida e gazit, AFP: Dimri s’ka mbaruar ende, ç’po bën Evropa?

    Sfida e gazit, AFP: Dimri s’ka mbaruar ende, ç’po bën Evropa?

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një Serbi tjetër: Koha për paqe e pajtim me Kosovën!

    Një Serbi tjetër: Koha për paqe e pajtim me Kosovën!

    Kurti, me gjashtë kushte për formimin e Zajednicës

    Kurti, me gjashtë kushte për formimin e Zajednicës

    Lufta në Jemen: SHBA kap armët iraniane nga “aleatët”

    Lufta në Jemen: SHBA kap armët iraniane nga “aleatët”

    Netanyahu: Lidhjet me shtetet arabe, më prioritet se paqja me palestinezët

    Netanyahu: Lidhjet me shtetet arabe, më prioritet se paqja me palestinezët

    Dokumentet britanike: Bush urdhëron CIA-n të gjejë zëvendësues për Arafatin

    Dokumentet britanike: Bush urdhëron CIA-n të gjejë zëvendësues për Arafatin

    E paimagjinueshmja ndodh në areoportin e Tel Avivit

    E paimagjinueshmja ndodh në areoportin e Tel Avivit

    Presidenti kroat: Serbia do të duhet ta njohë Kosovën!

    Presidenti kroat: Serbia do të duhet ta njohë Kosovën!

    Asocacioni, Kurti sfidon sërish amerikanët

    Asocacioni, Kurti sfidon sërish amerikanët

    Sfida e gazit, AFP: Dimri s’ka mbaruar ende, ç’po bën Evropa?

    Sfida e gazit, AFP: Dimri s’ka mbaruar ende, ç’po bën Evropa?

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Te Sheshi
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Para 24 vitesh: kur familja mbretërore përjashtohej nga amnstia. Ja ç`tha në parlament Berisha, Besnik Mustafaj, Azem Hajdari, Xhelil Gjoni e Namik Dokle

Nga te Sheshi
31/07/2015
në Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 9 mins read
A A
Para 24 vitesh: kur familja mbretërore përjashtohej nga amnstia. Ja ç`tha në parlament Berisha, Besnik Mustafaj, Azem Hajdari, Xhelil Gjoni e Namik Dokle
36
SHPËRNDARJE

Përgatiti: Luljeta Progni

24 vite më parë, më 1 gusht 1991, elita e re politike shqiptare diskutonte në seancë parlamentare, për fatin e të dënuarve politik. U deshën tre ditë debat parlamentar të 250 deputetëve të kuvendit të Shqipërisë, për të mbërritur në një përfundim nëse të burgosurit politikë do të duhej të konsideroheshin fajtor apo të pafajshëm, për atë që i kishte akuzuar e dënuar regjimi komunist. Po diskutohej për ligjin për Amnistinë, një ndër ligjet e para të miratuara në Kuvend dhe të propozuara nga qeveria e Stabilitetit e kryesuar nga kryeministri Ylli Bufi.

Debati nuk ishte për anmistinë, sepse përfitonin të gjithë të dënuarit e ndërgjegjës, por tek cilësimi i tyre të fajshëm apo të pafajshëm, edhe pse gjithsesi do të ishin tashmë të lirë. Nga lista e atyre që përfitonin nga amnistia u përjashtua familja mbretërore me një numër të caktuar personash që i shoqëronin, pasi anmistinë për ta e pengonte vendimi i Asamblesë Kushtetuese të vitit 1946.

Ky debat në seancat për diskutimin e këtij ligji përfshin shumë personazhe që kanë qënë mjaft aktiv, gati përcaktues në disa momente të rëndësishme të historisë së ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri, por që edhe sot janë pjesë e rëndësishme e vendimarrjes politike.

Në mënyrë paradoksale ata morën të drejtën të përcaktonin statusin e një kategorie të shoqërisë shqiptare e cila ishte më e goditura nga sistemi komunist. Deputetët e atij kuvendi nuk e morën aspak në konsideratë se pafajësia e tyre edhe ligjërisht ishte shpallur më 11 dhjetor 1990, kur u shpall pluralizmi politik dhe sistemi diktatorial pushoi së ekzistuari.

Më poshtë botohen pjesë të shkëputuar nga debati në seancën parlamentare të 1 gushtit të vitit 1991, ku përfshihen Sali Berisha, Gjelil Gjoni, Besnik Mustafaj e Azem Hajdari. Seanca drejtohet nga Aleksandër Meksi, në atë kohë n/kryetar i Kuvendit. Debati nis me prezantimin e projektligjit nga ministri i drejtësisë për kohën, Shefqet Muçi.

Projektligji për amnistinë, seanca parlamentare e 1 gushtit 1991

Flet Shefqet Muçi, ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Stabilitetit:

Në bazë të dekretit nr. 3005, datë 23.11.1959, që bën fjalë për amnistinë e shtetasve shqiptarë të arratisur jashtë shtetit, amnistoheshin të gjithë të arratisurit që do të ktheheshin në atdhe, me përjashtim të 207 vetave, të radhitur në një listë të posaçme, në krye të së cilës qëndronte ish-mbreti Zog. Në projektligjin e paraqitur amnistohen të gjithë të arratisurit, në qoftë se nuk ndiqen për krime të tjera të rënda ndaj popullit gjatë ose pas luftës, si vrasje, djegie etj. Përjashtohet vetëm familja mbretërore, së cilës i është ndaluar kthimi në Shqipëri nga Asambleja Kushtetuese më 1946 me ligj të veçantë.

Amnistia shtrihet si ndaj të dënuarve, ashtu edhe ndaj veprave penale që janë denoncuar, por që ende janë në proces në polici, prokurori, hetuesi ose në gjykatë, pra të papërfunduara.

Në këtë vështrim quhen të padënuar, duke u barazuar në fakt me personat që deklarohen të pafajshëm për efekte moralo-politike dhe sociale, të gjithë personat e dënuar për agjitacion e propagandë, për arratisje, për sabotim që nuk ka sjellë pasoja ekonomike, për krijimin ose pjesëmarrjen në organizata politike, për moskallëzim të krimeve kundër shtetit, si edhe ata që janë dënuar për shpifje e fyerje të organeve të larta të shtetit e të partisë, për dëmtimin ose rrëzimin e monumenteve apo për organizimin dhe pjesëmarrjen në grumbullime dhe manifestime të paligjshme. Parashikohet që këtyre personave t’u falet edhe detyrimi civil i mbetur pa u shlyer, që është vendosur në vendimin e dënimit të tyre për këto vepra. Personave të mësipërm koha e vuajtjes së dënimit me heqje të lirisë ose me internim, si dënim penal ose administrativ, u konsiderohet vjetërsi në punë ose vjetërsi shërbimi në profesionin që kanë ushtruar para ndjekjes penale, për efekt pensioni dhe përfitimesh të tjera të njohura nga ligji “Për sigurimet shoqërore shtetërore”.

Besnik Mustafaj – Si është argumentuar nga formuluesit e ligjit dhe në qeveri mospranimi i kthimit të familjes mbretërore në Shqipëri si qytetarë?

Shefqet Muçi – Në vitin 1946 Asambleja Kushtetuese ka nxjerrë një ligj të veçantë kushtetues, në të cilin shprehet se familjes mbretërore i ndalohet kthimi në Shqipëri. Ky ligj është në fuqi akoma dhe nuk është objekt i amnistisë. Marrim, për shembull, Leka Zogun. Ai, kur ka ikur, ka qenë fëmijë i porsalindur, dy-tre apo 1-javësh, domethënë nuk ka kryer ndonjë vepër penale në atë periudhë në Shqipëri që të ndiqej penalisht. Megjithatë Asambleja Kushtetuese ka vendosur që ai të mos kthehet në Shqipëri, si pinjoll i familjes mbretërore. Praktika të tilla ka në të gjitha vendet e tjera. Kjo nuk është vetëm për vendin tonë. Në qoftë se shtrohet problemi që të anulohet ky ligj i veçantë kushtetues, ky nuk është objekt i amnistisë, se amnistia merret me dënimet. Ndërsa në këtë rast ndodhemi para një ligji të veçantë, që ndalon vetëm një familje që nuk ka kryer ndonjë vepër penale.

Besnik Mustafaj – Ne e kemi anuluar Kushtetutën e vitit 1946.

Shefqet Muçi – Nuk bëhet fjalë për Kushtetutën e vitit 1946, por për një ligj të veçantë.

Besnik Mustafaj – Domethënë në këtë rast nuk është bërë një analizë e rrezikshmërisë shoqërore dhe politike që mund të paraqesë për Shqipërinë kthimi i familjes mbretërore, por është vepruar thjesht në përputhje me një ligj kushtetues apo dekret, siç quhet ai, të vitit 1946.

Shefqet Muçi – Amnistia ka të bëjë gjithmonë me vepra penale, për ata persona që janë dënuar ose që janë nën kanosjen e dënimit, se kanë kryer një vepër penale. Ndërsa për familjen mbretërore, në rastin konkret i biri, nuk bëhet fjalë për vepër penale, po është një çështje e veçantë, për të cilën, në qoftë se Kuvendi ose shteti shqiptar kërkon të mbajë qëndrim tjetër, duhet të dalë me një projektligj të veçantë, që të anulojë atë. Dhe kjo bëhet me dy të tretën e votave, sipas rregullave, sepse është ligj kushtetues.

Azem Hajdari – Ju thatë që do t’u japim një shpërblim ish-të dënuarve të ndërgjegjes. Për vetë kushtet ekonomike të vendit, si e mendoni ju? Rehabilitimi i këtyre njerëzve që humbën jetën, rininë e tyre për shkak të mungesës së kësaj lirie, të mungesës së të drejtave të njeriut, mund të kompensohet me një shpërblim që mund të japë qeveria? A nuk duket se kjo pikë nuk është vendosur drejt në ligj, konform aktit të Helsinkit?

Shefqet Muçi – Tani unë këtu po paraqes projektin e Qeverisë. Në qeveri u diskutua problemi që nuk kemi forcë ekonomike për të bërë shpërblime të plota të këtyre personave për dëmet që kanë pësuar. Për shembull, një person ka qenë, ta zëmë, 20 vjet në burg. Për këtë kohë, përveç të tjerash, në qoftë se i është konfiskuar pasuria, atij duhet t’i japësh edhe pagën për 20 vjet me radhë. Numri i këtyre personave është i madh. Vetëm gjatë periudhës 1951-1990 ky numër është rreth 8500 veta.

Xhelil Gjoni – Kur bëmë konsultimin në grup, ju u përpoqët të më shpjegonit për pyetjen që bëra, se amnistia presupozon edhe pafajësi, në qoftë se ju kuptova kështu.

Shefqet Muçi – Ekzistojnë konceptet e amnistisë, të faljes dhe të pafajësisë. Amnistinë e jep Kuvendi Popullor në bazë të dispozitave kryesore kushtetuese, faljen e jep Presidenti dhe pafajësinë e jep gjykata, domethënë i japin pushtete të veçanta, sidomos pushteti legjislativ me pushtetin gjyqësor. Pafajësia jepet për çështje konkrete, domethënë gjykohet një çështje me grup njerëzish apo vetëm, në bazë provash për veprën penale që është kryer, dhe gjykata mund të arrijë në përfundimin se nuk është kryer ndonjë vepër penale. Atëherë personi deklarohet i pafajshëm, duke marrë gjithçka që ka humbur, në kuptimin që rivendoset çdo gjë në pozicionin që ka pasur para se të fillonte ndjekja penale kundër tij.

Ndërsa amnistia ka karakter tjetër. Me anën e amnistisë nuk deklarohet pafajësia, por pushohet ndjekja penale ndaj personave që marrin amnistinë e lirohen nga burgu, nuk përmend emra, sepse amnistia nuk ka karakter individual, por është e përgjithshme.

Ky ligj ka dy momente: momentin e amnistisë (në dy nenet e para) dhe momentin e rehabilitimit (nenin 3). Ne themi që është një ligj sui generis, një ligj i veçantë, për shkak të rrethanave të vendit tonë, që të quhen të padënuar këta persona, dhe në këtë formë barazohen me ata të pafajësisë, por nuk mund të deklarohet pafajësia nga Kuvendi Popullor.

Xhelil Gjoni – Më falni, duke aprovuar këtë, nuk quhet kjo pafajësi, rehabilitim? Nuk ndërhyn pushteti legjislativ në atë gjyqësor?

Unë mendoj se këtu ngatërrohen legjislativi me gjyqësorin. Po të jetë kështu, atëherë nxjerrim më vete një ligj të rehabilitimit dhe s’kemi pse t’i përziejmë, sepse amnistia, siç e kuptoj unë, është një akt më i gjerë politik, i një zhvillimi në dimensione më të gjera të shoqërisë, i zgjerimit të një baze sociale të demokracisë, ndërsa rehabilitimi, në fund të fundit, hyn në persona konkretë, me faj a pa faj. Dhe nuk e sposton fare pushtetin gjyqësor që e ka këtë në kompetencë të tij. Përderisa i kemi të ndara këto dy pushtete, mendoj që nuk kemi pse t’i përziejmë.

Sali Berisha – Zoti Ministër, kemi të bëjmë me fajtorë pa faj dhe fajtorit pa faj i takon gjithnjë ajo që quhet pafajësi. Mendoj se ky Kuvend nuk mund të kufizohet dhe është në dinjitetin e tij, sepse është ky Kuvend që rrëzoi me unanimitet të p1otë Kushtetutën mbi të cilën bazoheshin ligjet që i fajësuan këta njerëz, që të shprehet p1otësisht për pafajësinë e p1otë, pa kushte, pa kufizime të këtyre njerëzve. Kështu nuk më duket se u hyjmë në hise gjykatave, në qoftë se ne si Kuvend këtu shpallim aktin e pafajësisë, e kthjellët si drita e diellit, të të gjithë atyre që duhen konsideruar të pafajshëm, aktin e amnistisë për të gjithë ata që e meritojnë amnistinë. Por këtu, mendoj unë, nuk duhet të kufizohemi. Mendoni, ju lutem, se çfarë vështirësish shpirtërore dhe të tjera do të ketë për këta njerëz që t’i drejtohen edhe një herë për këtë ose atë arsye gjykatave për të fituar atë që praktikisht ua kemi dhënë në këtë Kuvend, duke u ndarë përfundimisht nga Kushtetuta e vitit 1976, si një kushtetutë ideologjike e diktaturës dhe nga kushtetutat e tjera. Prandaj, ju lutem edhe një herë, juve dhe specialistëve juristë që janë këtu, për t’i hapur dritën jeshile dhe teknike këtij Parlamenti që t’i shpallë këta njerëz, këta qytetarë të nderuar të Shqipërisë, plotësisht dhe pa asnjë kufizim, të pafajshëm.

Shefqet Muçi – Mua më duket se u plotësua edhe nga komisionet e Kuvendit, duke shtuar në nenin 3, pas fjalëve “quhen të padënuar”, fjalët “dhe konsiderohen të pafajshëm për efekte moralo-politike dhe sociale”. Shtrohet pyetja: për çfarë quhen të pafajshëm, përderisa është vënë ky përkufizim? Problemi këtu shtrohet vetëm për anën ekonomike. Se kur thuhet që për të gjitha problemet e tjera janë të pafajshëm, ajo klauzolë u la duke u nisur nga gjendja e vështirë ekonomike që nuk ua plotësojmë dot. Megjithatë është e drejta juaj, mund ta shënoni dhe atë.

Agustin Shqalësi – Kisha një pyetje. Është fakt që viktima e pafajshme fal kriminelët. Qeveria e di apo jo se ata janë viktima të sistemit diktatorial të Enver Hoxhës e nuk duhet të falen, por u duhet kërkuar të falur? Nuk e di si e vlerëson qeveria: falje ndaj tyre apo kërkesë faljeje që u duhet bërë atyre?

Namik Dokle – Megjithëse ju thoni që kjo është e qartë, unë jam akoma i paqartë, sepse shumë të dënuar politikë janë dënuar në bazë të ligjeve dhe kemi edhe gjykatës që kanë dhënë dënime e këta gjykatës ne i quajmë të pafajshëm, sepse i janë bindur një urdhri të caktuar. Pra fajin e ka urdhërdhënësi ose ligji. Në rastin konkret ndonjë nga ata mund të ketë qenë kryetar i një organizate antipopullore dhe vetë nuk ka nxjerrë koburen nga brezi, por ka dhënë urdhër për të nxjerrë njëqind të tjerë koburen nga brezi.

Tani vjen një situatë që një familje dëshmori, përveçse ka humbur fëmijën, duhet të paguajë ekonomikisht edhe për këtë njeri që ka urdhëruar të vrasë fëmijën e tij. Si mund të na e shpjegosh këtë, zoti Ministër?

/tesheshi.com/

 

Të ngjashmeLajme

Një Serbi tjetër: Koha për paqe e pajtim me Kosovën!
Ballkani

Një Serbi tjetër: Koha për paqe e pajtim me Kosovën!

02/02/2023
Kurti, me gjashtë kushte për formimin e Zajednicës
Kosova

Kurti, me gjashtë kushte për formimin e Zajednicës

02/02/2023
Pamje: një armë e re e fuqishme po mbërrin në Ukrainë
Konflikti

Pamje: një armë e re e fuqishme po mbërrin në Ukrainë

02/02/2023
Lajme të tjera
Kukësi – Legia, mediat botërore na telendisin në raportim. Në krye qëndrojnë serbët: shqiptarët  vrasin një polak!

Kukësi - Legia, mediat botërore na telendisin në raportim. Në krye qëndrojnë serbët: shqiptarët vrasin një polak!

Krenari femërore, ja vendi ku femrat e shpërfytyruara nga acidi gjejnë forcën për të punuar

Krenari femërore, ja vendi ku femrat e shpërfytyruara nga acidi gjejnë forcën për të punuar

Izraelitët i vënë zjarrin shtëpisë, humb jetën fëmija 18-muajsh palestinez

Izraelitët i vënë zjarrin shtëpisë, humb jetën fëmija 18-muajsh palestinez

TË FUNDIT

Kohë të vështira për Juven, më e keqja s’ka mbarruar…

Kohë të vështira për Juven, më e keqja s’ka mbarruar…

10 orë Më parë
Diçka s’po shkon te biznesi i Markut…

Diçka s’po shkon te biznesi i Markut…

10 orë Më parë
Hagë: ulje dënimi për ish-dyshen e UÇK-së

Hagë: ulje dënimi për ish-dyshen e UÇK-së

11 orë Më parë
Mallkime në funeralin e një kardinali të akuzuar për pedofili: U përcëlloftë në ferr!

Mallkime në funeralin e një kardinali të akuzuar për pedofili: U përcëlloftë në ferr!

11 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Një Serbi tjetër: Koha për paqe e pajtim me Kosovën!

Një Serbi tjetër: Koha për paqe e pajtim me Kosovën!

02/02/2023
Kurti, me gjashtë kushte për formimin e Zajednicës

Kurti, me gjashtë kushte për formimin e Zajednicës

02/02/2023
Pamje: një armë e re e fuqishme po mbërrin në Ukrainë

Pamje: një armë e re e fuqishme po mbërrin në Ukrainë

02/02/2023
Një episod me Henry Ford: kë zgjodhi mes dy të shkolluarve për t’i besuar post?

Një episod me Henry Ford: kë zgjodhi mes dy të shkolluarve për t’i besuar post?

02/02/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist