Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

    Finlandë: gazetarë të shpallur fajtorë për zbulim sekretesh shtetërore

    Finlandë: gazetarë të shpallur fajtorë për zbulim sekretesh shtetërore

    Tragjike: kur ta ha kokën peshkaqeni

    Tragjike: kur ta ha kokën peshkaqeni

    AI: Gjaku i derdhur në Jenin, dështimi i Izraelit për të larë hesapet

    AI: Gjaku i derdhur në Jenin, dështimi i Izraelit për të larë hesapet

    Johanesburgu, për herë të parë me kryebashkiak musliman

    Johanesburgu, për herë të parë me kryebashkiak musliman

    Dy “non grata” të reja nga SHBA në politikën serbe

    Dy “non grata” të reja nga SHBA në politikën serbe

    Krerë fetarë, mbështetje BE-së për Ukrainën

    Krerë fetarë, mbështetje BE-së për Ukrainën

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

DOSSIER/ “Mocioni”: 5 gusht 1992, kur Berisha përjashtoi nga PD-ja themeluesit e saj

Nga te Sheshi
06/08/2015
në Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 5 mins read
A A
DOSSIER/ “Mocioni”: 5 gusht 1992, kur Berisha përjashtoi nga PD-ja themeluesit e saj
17
SHPËRNDARJE

Humbja e PD-së në zgjedhjet e 26 korrikut 1992, mocioni dhe ndarja e parë e Partisë Demokratike dy vjet pas themelimit. Përjashtimi i Pashkos, Imamit, Zogajt, Demetit, Trakos etj..

imami3Nga Luljeta Progni

Rezultati i zgjedhjeve lokale të 26 korrikut 1992, ishte argumenti përmes të cilit, do të përjashtoheshin një grup deputetësh shumë të rëndësishëm në ngjarjet e vitit 1990 dhe themelimin e  PD-së.  Ata u quajtën: “mocionistët”.

Vetëm tre muaj pasi fitoi thellë zgjedhjet parlamentare të 22 marsit, PD-ja humbi betejën me socialistët në zgjedhjet lokale të po këtij viti. Bashkë me të tjera probleme që u renditën si faktor përcaktues në këtë humbje, ishte edhe ai i problemeve të brendëshme të PD-së, të cilat ishin krijuar në më pak se dy vite të ekzistencës së saj.

Një grup drejtuesish të partisë, madje pjesa kryesore e themeluesve të PD-së, ishin pozicionuar kundër krahut të Berishës. Ata nuk u angazhuan intensivisht në fushatën për zgjedhjet lokale pasi në momentin e ndarjes së pushtetit pas zgjedhjeve të 22 marsit, me sa duket kishin krijuar hatërmbetje ndaj lidershipit të partisë. Pas fitores në zgjedhjet e 22 marsit, president i vendit u zgjodh Sali Berisha ndërsa kryeministër u zgjodh Aleksandër Meksi. Në vënd të Berishës në krye të PD-së u zgjodh Eduard Selami. Ndërkohë që një pjesë shumë e rëndësishme e lidershipit të kësaj partie kishte mbetur jashtë angazhimeve në qeveri e në parti. Në këto kushte, Gramnoz Pashko, Arben Imami, Arben Demeti, Edmond Trako, Preç Zogaj e të tjerë, bashkë me Neritan Cekën, i cili ishte larguar më herët nga PD-ja, ishin formësuar si grupi kritik ndaj krahut të Berishës. Disa prej tyre hartuan një mocion:”Për një qëndrim realist ndaj rezultatit të zgjedhjeve lokale”. Mocioni u publikua në mbledhjen e këshillit kombëtar të PD në datë 5 gusht 1992.

konferenca4Mocioni 5 gusht 1993

Mocioni i firmosur nga Arben Imami, Arben Demeti, Perikli Teta, Prec Zogaj, Edmond Trako e Ridvan Peshkëpia, rendit disa problematika në funksionimin e PD si dhe ndaj qeverisë së drejtuar prej saj. Të përmbledhura në pika, kritikat e mocionistëve janë si më poshtë: a) Mospërgatitja tërësore në zgjedhjet e 22 marsit; b) Keqpërdorimi i pushtetit; c) Banalizimi i pushtetit; d) Nepotizmi; e) Funksionimi i shtetit juridik, si dhe elemente të tjerë. Duke analizuar një pas një problemet e renditura në këto pika, hartuesit e mocionit i kërkuan forumeve të larta drejtuese të PD-së: 1) Të diskutohet në të gjitha nivelet e  partisë rreth problemeve të pasqyruara në këtë mocion; 2) Të thirret kuvendi i jashtëzakonshëm i PD pas diskutimeve në seksione dhe këshillat e degëve, dhe në këtë mbledhje të kuvendit të ftohen përfaqsues të partive të djathta evropiane, si garanci për transparencë; 3) Të ristrukturohet partia mbi baza demokratike dhe të mbahet qëndrim ndaj fraksionit nepotik;4) Gazeta RD ti hapë rrugë diversitetit të mendimit në PD; 5) Ti rikthehemi programit të dhjetorit 1990: a) Për një politikë integrimi të popullit shqiptar në sistemin demokratik; b) Për paqe e drejtësi sociale duke hequr dorë nga teza komuniste e përgjegjësisë kolektive; c) për një kulturë dhe etikë të re politike, larg skemës komuniste “të armiqve”; d) Për ndarjen e partisë nga shteti, kundër partitokracisë.

6) Të mbështetet qeveria Meksi duke e rinovuar atë nëpërmjet zëvëndësimit të të paaftëve; 7) Qeveria të paraqesë sa më shpejt programin e reformës administrative dhe të ndreqë me kujdes gabimet e  bëra; 8) Të mbrohet shteti ligjor. Të mbrohet pjesa natyrore e shtetit (gjykata, prokuroria e rendi), të goditet para opinionit publik çdo abuzim ndaj saj; 9) të luftohet për informim real e profesional; 10) të rishikohen në parlament ligjet, blanket që cënojnë të drejtat themelore të qytetarit e që janë antikushtetuese. Edhe pse mocionistët u fajësuan si përgjegjës për humbjen në këto zgjedhje, ata kërkuan përgjegjësitë tek lidershipi i PD-së për humbjen në zgjedhjet lokale. Mocioni u paraqit në mbledhjen e këshillit kombëtar të PD-së në datën 5 gusht 1993.

Në këtë debat mes palëve, përveç analizës së zgjedhjeve përfshihet edhe kritika e mocionistëve për dominimin e drejtimit të partisë nga grupi i cilësuar prej tyre “ekstremist”. Ishte fjala për angazhimin në forumet drejtuese të PD-së të disa prej përfaqësuesve nga shtresa e ish të përndjekurive politikë: Pjetër Arbnori, Tomor Dosti e Leka Toto. Emrat e këtyre, që në atë kohë ishin bërë pjesë e forumeve të larta drejtuese të PD-së, u kthyen në mollë sherri ndërmjet dy grupeve kundërshtare në PD, debat që kulmoi pak ditë më pas në konferencën e jashtëzakonshme të 13 gushtit.

Por kundërshtitë brenda PD-së, nuk lidheshin me ish të përndjekurit politikë ata vetëm u përdorën nga lidershipi i PD-së për të goditur një pjesë të ndryshme të drejtuesve të kësaj partie. Lufta për pushtet brenda Partisë Demokratike kishte nisur herët, bashkë me historinë e saj të themelimit. Atëherë kur ish-tëpërndjekurit politik nuk ishin në PD. Ata mbetën jashtë të gjitha skemave, erdhën në PD shumë vonë, kur gjithçka kishte marrë drejtimin e vet. Ata ishin vetëm preteksti për debatin e 5 gushtit 1992.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, debati për të përndjekurit politikë zuri një pjesë kryesore.  Mbledhja u drejtua nga kryetari i PD-së Eduard Selami, përkrah të cilit gjendeshin drejtuesit e tjerë të PD-së, por edhe presidenti Berisha. Në panel bashkë me Selamin e Berishën ishte edhe Arben Imami, i cili mbante deri atëherë postin e nënkryetarit të PD-së, Tomorr Dosti si sekretar i PD-së dhe Aleksandër Meksi, anëtar I këshillit kombëtar të PD-së. Duke iu referuar këtij pasqyrimi në median zyrtare të PD-së, që në fillim të aktivit, Berisha qartësoi situatën. Ai akuzoi menjëherë Imamin bashkë me të tjerët si aleatë të socialistëve. Akuzat e Berishës lidheshin me mungesëne  angazhimit të këtyre drejtuesve të PD-së në fushatën për zgjehdjet e 26 korrikut dhe më tej akoma me disa artikuj që ata kishin botuar kryesisht në gazetën “Koha Jonë”, asokohe  një media që dukej se ishte krijuar vetëm për të sulmuar PD-në.

Preç Zogaj ishte më i godituri ndër kundërshtaët e Berishës në atë mbledhje pasi kishte shkruar disa artikuj në gazetën “Koha Jonë” ku kritikonte drejtimine partisë dhe të qeverisë. Për këtë arsye, Preç Zogaj dha dorëheqje si anëtar i këshillit Kombëtar të PD-së duke u larguar kështu nga angazhimi në këtë parti.

Por beteja mes grupeve kundërshtare në PD kishte nisur shumë heret qysh në shkurt të vitit 1991 kur Sali Berisha në rrethana të caktuara, u zgjodh në krye të PD-së ndërkohë që për këtë post ishte pretendent edhe Gramoz Pashko. Prej ditëve të para të themelimit, nisi në të vërtetë dualiteti mes Pashkos e Berishës për të mbërritur deri në ditën e “gjyqit”, datën 13 gusht kur Partia Demokratike u nda në dysh. Berisha me mbështetësit e tij e morën partinë ndërsa Pashko me të vetët mbeti jashtë saj. Ata u angazhuan në partinë e tyre Aleanca Demokratike e cila u nda disa here si pasojë e sherreve mes drejtuesve. Themeluesit e PD-së, pjesë e kësaj partie të re, u “vërdallosën” për 15 vite në angazhime të ndryshme deri tek kabintetet qeveritare të majta, për të mbërritur në vitin 2005 kur Berisha i ktheu të gjithë në shtëpi.  PD  kishte nevojë për të gjithë për tu kthyer në pushtet. /tesheshi.com/

(Vijon)

Në artikullin e ardhshëm pasqyrohet debati në Këshillin Kombëtar të PD-së në datën 5 gusht 1992, i publikuar në gazetën “Rilindja Demokratike” më datë 6 gusht 1992.

Tags: dossiermocioni

Të ngjashmeLajme

Tragjedia e një vendi: Rusia pushtoi Serbinë pa gjuajtur asnjë plumb!
Intervista

Tragjedia e një vendi: Rusia pushtoi Serbinë pa gjuajtur asnjë plumb!

29/01/2023
Versioni konspirativ i njeriut të Demarkacionit për Asocacionin
Politikë

Versioni konspirativ i njeriut të Demarkacionit për Asocacionin

28/01/2023
Rama: Të jesh mik me njerëz që “urrehen” mes tyre …
Politikë

Rama: Të jesh mik me njerëz që “urrehen” mes tyre …

28/01/2023
Lajme të tjera
FOTO/Italia promovon turizmin shqiptar: Europa ka një sekret të mrekullueshëm me emrin Shqipëri

FOTO/Italia promovon turizmin shqiptar: Europa ka një sekret të mrekullueshëm me emrin Shqipëri

Historike: suksesi na ndjek prapa, Shqipëria e 22-ta në renditjen e FIFA-s

Historike: suksesi na ndjek prapa, Shqipëria e 22-ta në renditjen e FIFA-s

Formacioni më i shrenjtë i merkatos

Formacioni më i shrenjtë i merkatos

TË FUNDIT

E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

14 minuta Më parë
Grekët zbulojnë banditin e rrallë shqiptar

Grekët zbulojnë banditin e rrallë shqiptar

1 orë Më parë
Një ish-gjenerali i NATO-s, tashmë president

Një ish-gjenerali i NATO-s, tashmë president

2 orë Më parë
Dollari, dobësim për të tretën javë radhazi

Dollari, dobësim për të tretën javë radhazi

2 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Tragjedia e një vendi: Rusia pushtoi Serbinë pa gjuajtur asnjë plumb!

Tragjedia e një vendi: Rusia pushtoi Serbinë pa gjuajtur asnjë plumb!

29/01/2023
Versioni konspirativ i njeriut të Demarkacionit për Asocacionin

Versioni konspirativ i njeriut të Demarkacionit për Asocacionin

28/01/2023
Rama: Të jesh mik me njerëz që “urrehen” mes tyre …

Rama: Të jesh mik me njerëz që “urrehen” mes tyre …

28/01/2023
Ankthi i rusëve në Serbi, atyre që kritikojnë luftën

Ankthi i rusëve në Serbi, atyre që kritikojnë luftën

28/01/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Qasja: Pse po i takon Turqisë ringjallja e botës islame

Nga Yasin Aktay: Marrëdhënia historike midis fesë dhe laicizmit

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist