Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Abazoviç, gati për në Beograd

    Abazoviç, gati për në Beograd

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Votimi në PE që Moska nuk do e dëshironte

    Ukraina e Moldavia me status kandidat, reagimi i parë rus

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    “Rebeli” i BE-së, krah të zhgënjyerve me BE-në

    “Rebeli” i BE-së, krah të zhgënjyerve me BE-në

    Fundi i kërkimit për të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan

    Fundi i kërkimit për të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

DOSSIER/ Greva e gazetarëve dhe shkrimtarëve të Kosovës që tronditi Millosheviçin (foto të rralla dhe video)

Nga te Sheshi
25/05/2015
në Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 5 mins read
A A
DOSSIER/ Greva e gazetarëve dhe shkrimtarëve të Kosovës që tronditi Millosheviçin (foto të rralla dhe video)
8
SHPËRNDARJE

Nga Behlul Jashari

Në Kosovë, pikërisht para 22 vitesh zhvillohej greva e urisë e gazetarëve e shkrimtarëve shqiptarë në Pallatin e Shtypit Rilindja në Prishtinë, në mbrojtje të fjalës shqipe dhe në kërkim të lirisë, në kohë të stuhishme, të rënda të pushtimit e të dhunës nga regjimi serb.

Greva-urise-1993-BehlulJashariTrokëllima e telexit të raportimeve për ATSH-në hap filmin dokumentar të xhiruar gjatë grevës njëmbëdhjetëditëshe, derisa nis rrëfimi: “Në mbrojtje të fjalës së lirë, kundër dhunës, Adem Demaçi, i dënuar i ndërgjegjës, i cili në ish-Jugosllavi vuajti 28 vjet burg, bartës i Çmimit Saharov, tani kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, më 24 mars 1993 hyri në grevë urie, të cilës së shpejti i bashkangjitën edhe…”

Derisa zhvillohet greva, flas në dokumentar:  “Këtu është zyra e telexit të Rilindjes. Nga ky telex për çdo ditë dërgojmë raporte, informata për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në Tiranë. Ja, në këto momente jemi duke u përpjekur ta marrim lidhjen…Presim… Lidhjet janë tepër të dobëta…”

Greva-urise-1993-AdemDemaciLexoj nga lajmi i sapodërguar në ATSH: “Para mbrëmjes, përfaqësuesi i Misionit të KSBE-së në Kosovë erdhi në Rilindje dhe po bisedon me Këshillin Grevist. Deri tash nuk ka ende asgjë nga ajo që pritej për sot, arritja e marrëveshjes konkrete. Bisedat vazhdojnë, ndërsa vazhdon edhe dita e tetë e grevës së urisë e Adem Demaçit dhe grevistëve të tjerë për mbrojtje të lirisë dhe fjalës shqipe. Qëndrimet serbe që na i prezantoi misionari i KSBE-së janë të papranueshme për Këshillin Grevist dhe për kolektivin e Rilindjes…Tashmë janë vendosur edhe rojet e armatosura civile serbe në portën e Rilindjes…”

Telexi ishte lidhja e vetme e mundshme dhe me shumë vështirësi e komunikimit nga Prishtina në Tiranë në atë kohë, edhe në ata mbrëmbje të 31 majit 1993, të ditës së tetë të grevës së urisë, kur dr. Gani Demolli, themelues i shërbimit mjekësor  “Nëna” në kohën e dëbimit të dhunshëm të shqiptarëve edhe nga spitalet, derisa po kujdesej për shëndetin e grevistëve duke qëndruar ditë e natë pranë tyre po bënte me kamerën e tij edhe një film dokumentar dëshmi kohe për rezistencën deri në flijim, për lëvizjen gjithëkombëtare për liri e pavarësi.

“Greva e urisë” është titulli i dokumentarit që u bë derisa ajo po zhvillohej nga 24 maji deri në  03 qershor të vitit 1993, në kundërshtim të regjimit të dhunës serbe, i cili pasi ndaloi gazetën tradicionale Rilindja, të vetmen të përditshme shqipe në Kosovë, po ia merrte për ta tjetërsuar e shndëruar në ndërmarrjen fantome “Panorama” të instaluar nga Beogradi edhe gjithë pronën, përfshirë pallatin 18 katësh në qendër të Prishtinës.

Në dokumentar për kërkesat e Këshillit Grevist gjatë një konference për shtyp flet kryeredaktori i atëhershëm i revistës letrare “Fjala”, që e botonte Ndërmarrja Rilindja, Milazim Krasniqi. “Ato kërkesa janë në funksion të mbrojtjes së Institucionit të Rlindjes dhe  të shtypit të lirë…”, thekson ai, mes tjarash.

Ishte kohë okupimi, shqiptarët ishin dëbuar  kolektivisht nga puna e nga institucionet, nga universiteti, edhe fëmijtë shqiptarë ishin dëbuar nga shkollat e çerdhet, foshnjoret…

“Kjo është dëshmia: Pushteti serb pengoi fillimin e mësimit në shkollat shqipe në Kosovë… Serbia mbyll shkollat e shqiptarëve”, flas në dokumentarin e grevës së urisë në Pallatin Rilindja – lexoj titujt e mëdhenj në ballinën e gazetës së rezistencës “Bujku”, të vetmes të përditshme shqipe në Kosovën e asaj kohe, që nisi të dalë nga 18 janari 1991, me përcaktim të fuqishëm demokratik perëndimor euroatlantik e pjesë e lëvizjes gjithëkombëtare për liri e pavarësi, themelues-kryeredaktor i parë i së cilës isha, duke sfiduar ndalimin e dhunshëm të gazetës Rilindja, edhe duke vendosur bashkëpunimet e para me ATSH edhe me marrjen e botimin e lajmeve nga kjo agjenci kombëtare-zyrtare shqiptare.

Në atë kohë, në dokumentar flas – lexoj edhe titujt e numrit vijues të gazetës që nuk u ndal edhe kur u ndalua: “U ndalua gazeta ‘Bujku’ e 3 shtatorit (viti 1991). U ndalua sepse shkroi se policia serbe nuk lejoi nxënësit shqiptarë të hyjnë në shkolla”.

Edhe në atë kohë, poeti Ali Podrimja në grevën e urisë në mbrojtje të fjalë shqipe, kishte një përjetim lirie si ëndërr në barrikadimin në Pallatin e Rilindjes. Në dokumentar shihet e degjohet tek këndon-reciton me buzët shkrumb etje e urie vargjet që sapo i krijonte:

Greva-urise-1993-tituj-gazeta-Bujku (1)“SHIKIMI NGA DRITARJA

Nëse shkojmë mos na vajtoni, Vetëm na këndoni,   Se lirinë e përjtuam nga brenda”.

Në dokumentarin për grevën, në rrëfimin e nisur pranë telexit të raportimeve për ATSH, në ambientet e grevës së urisë, them edhe këtë: “Grevistët e urisë në Pallatin e Shtypit, të vetmin kontakt me jashtë Pallatin e kanë shikimin në botë nga këto dritare. Ata janë ngujuar qe tetë ditë këtu, janë barrikaduar këtu, për fjalën e lirë shqipe…”

Në dokumentar shihet: data 31 maj 1993, ora e mbrëmjes vonë, rraplloj dyert e mbyllura për shqiptarët nga serbët e armatosur, në shtëpinë tone, të Rilindjes… Dua t’i hap…

E rezistenca,  greva e urisë vazhdonte në Pallatin e Shtypit Rilindja, që nuk mbeti vetëm kështjellë e rezistencës dhe ëndërrave të mëdha: Pas lirisë e pavarsisë u bë ndërtesë qeveritare e shtetit të Kosovës.

Para Pallatit të Shtypit Rilindja në Prishtinë, të shtunën e kaluar, 23 maj 2015, u ngrit dhe u përurua shtatorja e themeluesit të shtetit shqiptar, firmëtarit të parë të Deklaratës së Pavarësisë së shpallur në Vlorë para më shumë se 100 viteve, Ismail Qemalit, në një ceremoni ku mori pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Nga Pallati i Shtypit Rilindja në 24 majin 1992, të para 23 viteve, raportimet për zgjedhjet e para pluraliste kosovare, shënonin fillimet e korrespondenturës së ATSH në Kosovë.   Zyra e telexit u bë edhe zyrë e ATSH-së në Pallatin e Shtypit Rilindja – ambientet e gazetës së rezistencës “Bujku”.

Në Pallatin e Shtypit Rilindja ishte edhe Zyra e ATSH-së, të cilën në 1 tetorin e vitit historik të lirisë 1999 korrespondentit në Prishtinë ia dha qeveria e përkohëshme e Kosovës, edhe si shprehje vlerësimi e mirënjohje Agjencisë Shqiptare të Lajmeve për raportimet për Kosovën e nga Kosova edhe kur kjo dukej thuaja e paimagjinueshme dhe e pamundshme, e ishte edhe ndaluar nga regjimi okupator.

Pranë Newborn, simbolit të Pavarësisë së Kosovës, valon  një flamur i madh i shtetit të ri me 109 njohje, me ngjyrë ari dhe blu, i ngritur lart në ndërtesën e re qeveritare 18 katëshe – Pallatit me emrin e gazetës tradicionale historike Rilindja, e cila kishte nisur të dalë në 12 shkurt 1945 në qytetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pak kohё pas Konferencës së Bujanit e në frymën e saj, me shkronja plumbi që ishin sjellë me arka nga Shqipëria, nga ishin dërguar edhe qindra mësues për hapje të shkollave shqipe… Në dokumentarin e kohëve të kërkimit të lirisë, “Greva e urisë 1993” në Pallatin e Shtypit Rilindja në kryeqytetin e Kosovës, në ekran, shfaqen emrat e disa prej shumë grevistëve: Ali Podrimja, Zenun Çelaj, Bardh Hamzaj, Nehat Islami, Shaip Beqiri, Idriz Ulaj, Milazim Krasniqi, Abdullah Konushevci, Bajram Kosumi, Vezir Uka, Shkëlzen Stublla,  Halil Matoshi, Blerim Shala, Besim Rexhaj, Gani Gashi, Shpend Vinca, Haqif Mulliqi, Agim Zogaj, Muhamet Ahmeti…

/tesheshi.com/

Tags: dossiergreva e urise 1993

Të ngjashmeLajme

Sa ar i pazbuluar ka mbetur në botë, sa ka Ballkani?
Ekonomi

Sa ar i pazbuluar ka mbetur në botë, sa ka Ballkani?

25/06/2022
Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?
Konflikti

Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

25/06/2022
Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta
Politikë

Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

25/06/2022
Lajme të tjera
Edhe gratë e Kosovës në ofensivë: kërkojnë përfshirje dhe fuqizim në qeveri

Edhe gratë e Kosovës në ofensivë: kërkojnë përfshirje dhe fuqizim në qeveri

Nishani mesazh qytetarëve: Mos bëni pazare me votën

Nishani mesazh qytetarëve: Mos bëni pazare me votën

Jeralean Talley feston 116 vjetorin e lindjes, shpallet njeriu më i moshuar në botë

Jeralean Talley feston 116 vjetorin e lindjes, shpallet njeriu më i moshuar në botë

TË FUNDIT

Presidentja e Kosovës “qan” sulmin ndaj homoseksualëve në Oslo

Presidentja e Kosovës “qan” sulmin ndaj homoseksualëve në Oslo

12 orë Më parë
Akti dhe mesazhet e këtij politikani turk në zemër të Athinës

Akti dhe mesazhet e këtij politikani turk në zemër të Athinës

13 orë Më parë
Rama s’rresht ndaj BE-së: Të të vijë keq…!

Rama s’rresht ndaj BE-së: Të të vijë keq…!

15 orë Më parë
Rusët, me komandant të ri në Ukrainë: Tepër mizor!

Rusët, me komandant të ri në Ukrainë: Tepër mizor!

15 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Sa ar i pazbuluar ka mbetur në botë, sa ka Ballkani?

Sa ar i pazbuluar ka mbetur në botë, sa ka Ballkani?

25/06/2022
Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

25/06/2022
Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

25/06/2022
Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!

Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!

24/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist