Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ndërsa vëmendja kthehet te Irani…

    Ndërsa vëmendja kthehet te Irani…

    Izraeli, sërish në listën e zezë të OKB-së

    Izraeli, sërish në listën e zezë të OKB-së

    Netanyahu: “Ne i ndamë arabët që ishin të bashkuar…”

    Netanyahu: “Ne i ndamë arabët që ishin të bashkuar…”

    Ca pyetjet që Grida Duma duhej t’i bënte një gjeneral izraelit

    Ca pyetjet që Grida Duma duhej t’i bënte një gjeneral izraelit

    Gaza, terror i pandalshëm hebre mbi muslimanë

    Gaza, terror i pandalshëm hebre mbi muslimanë

    Thirrja: Brukseli të parandalojë një “bote serbe”

    Thirrja: Brukseli të parandalojë një “bote serbe”

    Zemra e mbrojtjes së Izraelit: si e kaluan me sukses raketat iraniane Kupolën e Hekurt?

    Zemra e mbrojtjes së Izraelit: si e kaluan me sukses raketat iraniane Kupolën e Hekurt?

    WSJ: Trump miraton planin e sulmit ndaj Iranit, por…

    WSJ: Trump miraton planin e sulmit ndaj Iranit, por…

    Gideon Levy: Izraeli, kurrë më parë në një luftë si kjo!

    Gideon Levy: Izraeli, kurrë më parë në një luftë si kjo!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ndërsa vëmendja kthehet te Irani…

    Ndërsa vëmendja kthehet te Irani…

    Izraeli, sërish në listën e zezë të OKB-së

    Izraeli, sërish në listën e zezë të OKB-së

    Netanyahu: “Ne i ndamë arabët që ishin të bashkuar…”

    Netanyahu: “Ne i ndamë arabët që ishin të bashkuar…”

    Ca pyetjet që Grida Duma duhej t’i bënte një gjeneral izraelit

    Ca pyetjet që Grida Duma duhej t’i bënte një gjeneral izraelit

    Gaza, terror i pandalshëm hebre mbi muslimanë

    Gaza, terror i pandalshëm hebre mbi muslimanë

    Thirrja: Brukseli të parandalojë një “bote serbe”

    Thirrja: Brukseli të parandalojë një “bote serbe”

    Zemra e mbrojtjes së Izraelit: si e kaluan me sukses raketat iraniane Kupolën e Hekurt?

    Zemra e mbrojtjes së Izraelit: si e kaluan me sukses raketat iraniane Kupolën e Hekurt?

    WSJ: Trump miraton planin e sulmit ndaj Iranit, por…

    WSJ: Trump miraton planin e sulmit ndaj Iranit, por…

    Gideon Levy: Izraeli, kurrë më parë në një luftë si kjo!

    Gideon Levy: Izraeli, kurrë më parë në një luftë si kjo!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dosjet/Drafti i plotë: Si mund të mësohet kush ka qenë spiun

by te Sheshi
18/03/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 32 mins read
A A
Dosjet/Drafti i plotë: Si mund të mësohet kush ka qenë spiun

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se hapja e dosjeve të ish-Sigurimit nuk bëhet “për shkak të një angazhimi elektoral, por sepse është një detyrim ndaj të gjithë atyre që vuajtën përndjekjet e regjimit të shkuar”.  Në një takim të mbajtur në Kryeministri, kreu i qeverisë tha se “projekti për hapjen e dosjeve ka filluar që në javët e para të qeverisë sonë”. Ky ligj do të miratohet brenda këtyre ditëve në Kuvend. Për të është marrë eksperienca gjermane. Më poshtë po botojmë të plotë draftin e paraqitur në Kuvend.

 

 

P R O J E K T L I GJ

Nr.________/2014

PËR

TË DREJTËN E INFORMIMIT PËR DOKUMENTET

E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT TË REPUBLIKËS POPULLORE

SOCIALISTE TË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

  1. Ky ligj përcakton rregullat për:
  2. a) mbledhjen, administrimin, përpunimin dhe përdorimin e

dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të

Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë;

  1. b) organizimin dhe funksionimin e Autoritetit për Informimin mbi

Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit;

  1. c) mundësimin e aksesit të individëve tek të dhënat e ruajtura nga

ish-Sigurimi i Shtetit për ta;

1

ç) vënien në dispozicion të institucioneve shtetërore dhe joshtetërore

të informacioneve të domosdoshme për qëllimet e parashikuara në

këtë ligj;

  1. d) detyrimet e autoriteteve publike dhe arkivave për vënien në

dispozicion, për qëllime të zbatimit të këtij ligji, të dokumenteve të

disponuara prej tyre.

  1. Në funksion të zbatimit të këtij ligji, autoritetet publike i referohen dhe

zbatojnë, sipas nevojës, edhe legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të

dhënave personale, të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare,

arkivat dhe informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror”.

Neni 2

Fusha e veprimit

Ky ligj zbatohet për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së

Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, për

periudhën 29 nëntor 1944 deri 22 mars 1992, të cilat disponohen nga të gjitha

arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, autoritetet publike, persona

fizikë dhe personat juridikë privatë.

Neni 3

Përkufizime

Për qëllime të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

  1. “Arkiva” ka të njëjtin kuptim me atë të përcaktuar nga ligji nr.9154,

datë 6.11.2003, “Për arkivat”.

  1. “Autoriteti”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit

të Shtetit.

  1. “Autoritet publik” është:
  2. a) çdo organ përfaqësues i pushtetit qendror dhe vendor dhe

administratat përkatëse;

  1. b) Këshilli i Ministrave, çdo institucion i administratës publike sipas

përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për administratën publike,

duke përfshirë organet me natyrë këshillimore, në nivel kombëtar

ose vendor;

  1. c) institucione të tjera shtetërore të ndryshme nga ato të përcaktuara

në shkronjat “a” dhe “b”, të kësaj pike;

ç) çdo person fizik ose juridik që ushtron funksione publike

administrative sipas ligjit; dhe

2

  1. d) çdo person fizik ose juridik që ushtron përgjegjësi ose funksione

publike apo që ofron shërbime publike nën kontrollin e autoriteteve

të parashikuara në shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ç”, të kësaj pike.

  1. “Bashkëpunëtor i ish-Sgurimit të Shtetit” është çdo person që:
  2. a) ka bashkëpunuar me organet e ish-Sigurimit të Shtetit në veprimtari

të karakterit politik që lidhen me veprat penale politike të

parashikuara në ligjin nr.7514, datë 30.9.1991, “Për pafajësinë,

amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve

politikë”, të ndryshuar, apo ka qenë bashkëpunëtor vullnetar për

vepra të tilla;

  1. b) ka pasur një marrëdhënie pune apo shërbimi zyrtare me

ish-Sigurimin e Shtetit dhe oficerët e ish-Sigurimit të Shtetit me

misione speciale;

  1. c) ka deklaruar gatishmërinë për t’i dhënë informacione ish-Sigurimit

të Shtetit;

ç) ka pasur, ligjërisht apo faktikisht, kompetencën për t’u dhënë

urdhra bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shetit në lidhje me

veprimtarinë e tyre në favor të tij.

  1. “Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit” janë:
  2. a) të gjitha mjetet bartëse të informacioneve, të krijuara nga

ish-Sigurimi i Shtetit, të poseduara prej tij apo që i janë vënë në

përdorim, pavarësisht nga forma e ruajtjes, veçanërisht, por pa u

kufizuar:

  1. dosje, të dhëna, shkresa, harta, plane, filma, regjistrime me

figurë, me zë dhe regjistrime të tjera;

  1. riprodhimet, kopjimet e tyre dhe dublikata të tjera; si dhe

iii. mjetet ndihmëse të domosdoshme për të bërë interpretime,

veçanërisht programet për përpunimin automatik të të

dhënave;

  1. b) dokumentet e gjykatave dhe të prokurorive për aq sa janë lënë tek

ish-Sigurimi i Shtetit;

  1. c) dokumente të PPSH-së dhe organizatave të masave që kanë lidhje

me veprimtarinë e ish-Sigurimit të Shtetit, vetëm në masën dhe

sipas përcaktimeve të këtij ligji.

  1. “Kërkues”, subjekti që ka paraqitur një kërkesë me shkrim pranë

Autoritetit.

  1. “I favorizuar” është çdo person i cili:

3

  1. a) është përkrahur nga ish-Sigurimi i Shtetit, veçanërisht duke i

siguruar avantazhe në profesion apo avantazhe ekonomike;

  1. b) është mbrojtur nga ish-Sigurimi i Shtetit apo, me ndërhyrjen e këtij

të fundit, nga ndjekja penale;

  1. c) ka përgatitur apo kryer vepra penale me dijeninë apo mbështetjen e

ish-Sigurimit të Shtetit.

  1. “I zhdukur” ka të njëjtin kuptim me atë të dhënë nga Kodi Civil i

Republikës së Shqipërisë.

  1. “Palë e tretë”, çdo person tjetër i ndryshëm nga ata të përcaktuar në

pikën 10, të këtij neni, për të cilin ish-Sigurimi i Shtetit ka grumbulluar të

dhëna.

  1. “Person i prekur”, çdo person ndaj të cilit ish-Sigurimi i Shtetit ka

grumbulluar të dhëna në mënyrë të qëllimtë, duke përfshirë edhe

mbledhjen e të dhënave në mënyrë të fshehtë apo përmes përgjimeve. Në

këtë kategori nuk bëjnë pjesë:

  1. a) bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit, kur grumbullimi i të

dhënave për ta i ka shërbyer vetëm kontaktimit, rekrutimit në favor

të ish-Sigurimit të Shtetit apo vetëm kontrollit të veprimtarisë së

tyre në favor të tij; dhe

  1. b) të favorizuarit, kur grumbullimi i të dhënave për ta i ka shërbyer

vetëm kontaktimit të tyre apo kontrollit të qëndrimit të tyre, në

lidhje me përfitimet prej veprimtarisë në favor të ish-Sigurimit të

Shtetit.

  1. “PPSH”, Partia e Punës e Shqipërisë.
  2. “Rrjeti arkivor i Republikës së Shqipërisë” përfshin të gjitha

institucionet dhe arkivat ekzistuese dhe të krijuara në përputhje me

legjilacionin në fuqi për arkivat.

Neni 4

Parimet

Mbledhja, administrimi, përpunimi, përdorimi dhe informimi mbi dokumentet e

ish-Sigurimit të Shtetit udhëhiqet nga parimet e:

– ligjshmërisë;

– mbrojtjes së interesit publik dhe sigurisë kombëtare;

– informimit të publikut me informacionin zyrtar;

– mbrojtjes të së drejtës për jetë private dhe të dhënave personale;

4

– transparencës;

– bashkëpunimit midis institucioneve shtetërore;

– eficencës dhe efektivitetit.

 

Neni 5

Rregulla të përgjithshme për mbledhjen e dokumenteve

dhe informimin

  1. Autoriteti mbledh, ruan, administron dhe përdor dokumentet e

ish-Sigurimit të Shtetit sipas këtij ligji, duke përdorur, sipas nevojës, edhe

informacionet nga regjistri qendror i gjendjes civile.

  1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Autoriteti të informohet nëse në

dokumentet e zbuluara ka informacione për personin e tij dhe t’i marrë

këto informacione, kur ka të tilla, sipas këtij ligji.

  1. Autoritetet publike dhe organizma joshtetërorë kanë akses tek

dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, vetëm për aq sa e lejon ky ligj.

  1. Autoriteti vë në dispozicion të autoriteteve publike përkatëse çdo

informacion të siguruar gjatë veprimtarisë së tij, kur kjo kërkohet për

qëllime të hetimit dhe ndjekjes penale.

  1. Kur personi i prekur, pala e tretë, të afërmit e të vdekurve apo të të

zhdukurve, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit

paraqesin, në publik, me vullnetin e tyre, dokumente me informacione për

personin e tyre, këto informacione lejohet të përdoren për qëllimet për të

cilat janë paraqitur.

  1. Autoriteti merr masa për korrigjimin e çdo informacioni që rezulton i

pasaktë, pas konstatimit nga vetë Autoriteti apo verifikimit me kërkesë të

personit të interesuar, duke bërë reflektimet përkatëse në dokumente.

  1. Në varësi të kompleksitetit dhe shkallës së vështirësisë së evidentimit të

dokumentacionit, për çdo rast, Autoriteti përgjigjet brenda afateve

optimale, udhëhequr nga parimet e eficencës dhe efektivitetit. Rregulla të

hollësishme mbi afatet për përgjigje ndaj kërkesave përcaktohen në

rregulloren e organizimit dhe të funksionimit të Autoritetit.

Neni 6

Kufizime të përdorimit të të dhënave

  1. Ndalohet përdorimi i të dhënave personale në dëm të personave të prekur

apo palëve të treta, kur këto të dhëna janë përftuar në mënyrë të fshehtë

apo të paligjshme, me përjashtim të rasteve të përdorimit për qëllime

5

rehabilitimi të personave të vdekur apo të zhdukur, mbrojtjes të të

dhënave personale, kur këto të dhëna rezultojnë tërësisht apo pjesërisht të

gabuara për shkak të informacioneve të mbledhura.

  1. Autoriteti merr masa për ndalimin e përkohshëm të përdorimit të

dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, kur prokuroria ose gjykata

përcakton se nga përdorimi i tyre mund të dëmtohet veprimtaria hetimore,

ndjekja penale apo përfundimi i një procesi penal. Ky ndalim përfundon

kur përdorimi i dokumenteve nuk përbën më rrezik për sa më sipër.

KREU II

AUTORITETI PËR INFORMIMIN MBI DOKUMENTET

E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT

Neni 7

Statusi i Autoritetit

  1. Për zbatimin e këtij ligji krijohet Autoriteti për Informimin mbi

Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

  1. Autoriteti është person juridik publik, i pavarur, përgjegjës për

mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin e dokumenteve të

ish-Sigurimit të Shtetit dhe informimin në lidhje me to.

  1. Autoriteti organizohet dhe funksionon sipas rregullave të përcaktuara në

këtë ligj dhe në rregulloren e funksionimit të tij. Për aq sa është e mundur,

në funksionimin e tij, Autoriteti zbaton edhe rregullat e legjislacionit në

fuqi për funksionimin e organeve kolegjiale.

  1. Autoriteti e ka selinë në Tiranë dhe financohet nga buxheti i shtetit dhe

burime të tjera të ligjshme.

  1. Autoriteti ka pavarësi të plotë në vendimmarrje për ushtrimin e

funksioneve të veta, që burojnë nga ky ligj apo aktet nënligjore të dala në

zbatim të tij.

  1. Në ushtrimin e veprimtarisë së tij, Autoriteti udhëhiqet nga parimet e

përcaktuara në nenin 4, të këtij ligji.

  1. Rregulla të hollësishme për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit

miratohen me vendim të Kuvendit.

6

Neni 8

Përbërja e Autoritetit

  1. Autoriteti përbëhet nga 5 anëtarë, të zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë,

me tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të tij, nga radhët e shtetasve

të shquar, me integritet të lartë profesional e moral.

  1. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë anëtarët e Autoritetit sipas procedurës

së parashikuar në pikën 1, të këtij neni, procedura përsëritet. Në votimin e

dytë Kuvendi i zgjedh anëtarët e Autoritetit me shumicë të thjeshtë të të

gjithë anëtarëve të tij.

  1. Kuvendi, me shumicë të thjeshtë të të gjithë anëtarëve të tij, zgjedh

kryetar një nga anëtarët e Autoritetit.

 

Neni 9

Përgjegjësitë e Autoritetit

  1. Autoriteti ka këto përgjegjësi:
  2. a) Grumbullimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit për

qëllimet dhe sipas procedurave të parashikuara nga ky ligj;

  1. b) Vlerësimin, renditjen, evidentimin, ruajtjen dhe administrimin e

dokumenteve sipas rregullave dhe parimeve të legjislacionit në fuqi

për akrivat;

  1. c) Bashkëpunimin dhe bashkërendimin e punës me autoritetet publike

dhe arkivat për qëllime të zbatimit të këtij ligji;

ç) Dhënien e informacioneve e të njoftimeve mbi dokumentet, si dhe

garantimin e shqyrtimit dhe dorëzimin e tyre për kërkuesit;

  1. d) Mbështetjen e kërkimit shkencor e të edukimit politik gjatë

rishqyrtimit historik dhe politik të veprimtarisë së ish-Sigurimit të

Shtetit, nëpërmjet garantimit të mundësisë për shqyrtimin e

dokumenteve dhe dorëzimin e dublikatave të dokumenteve;

  1. dh) Informimin e individëve, institucioneve kushtetuese, autoriteteve

publike dhe subjekteve të tjera të interesuara, sipas këtij ligji.

  1. Autoriteti raporton për veprimtarinë e tij përpara Kuvendit, një herë në

vit, si dhe sa herë i kërkohet nga Kuvendi.

Neni 10

Kushtet për t’u zgjedhur anëtar

  1. Anëtar i Autoritetit mund të zgjidhet personi që:

7

  1. a) ka shtetësi shqiptare;
  2. b) ka zotësi të plotë për të vepruar;
  3. c) ka mbaruar një program të studimit të ciklit të dytë sipas

legjislacionit për arsimin e lartë, në degët drejtësi, histori ose

shkenca të tjera shoqërore;

ç) gëzon figurë të pastër morale dhe përgatitje të lartë profesionale;

  1. d) ka jo më pak se 10 (dhjetë) vjet përvojë në ushtrimin e profesionit;
  2. dh) nuk ka qenë i dënuar penalisht;
  3. e) nuk është anëtar në parti politike;

ë) në periudhën e përcaktuar në nenin 2, të këtij ligji, nuk ka qenë

anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të

PPSH-së, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetar i

Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së

Përgjithshme, ministër apo zëvendësministër i Ministrisë së Punëve

të Brendshme, kryetar i degëve të punëve të brendshme, punonjës i

organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit

të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të DëbimInternimeve,

hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike,

denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike;

  1. f) nuk ka konflikt interesi me detyrën.
  2. Çdo kandidat për anëtar, përpara emërimit të tij, nënshkruan një deklaratë

për mosmbajtjen prej tij të asnjë prej detyrave apo cilësive të përcaktuara

në shkronjën “ë”, të pikës 1, të këtij neni.

  1. Qenia anëtar i Autoritetit është e papajtueshme me çdo detyrë tjetër

shtetërore apo private.

Neni 11

Mbarimi i mandatit

  1. Mandati i anëtarit të Autoritetit është 5 (pesë) vjet, me të drejtë

ripërtëritjeje vetëm një herë.

  1. Mandati i anëtarit të Autoritetit mbaron përpara afatit të përcaktuar në

pikën 1, të këtij neni, kur ai:

  1. a) jep dorëheqjen;
  2. b) vdes;
  3. c) i hiqet ose i kufizohet zotësia për të vepruar me vendim gjyqësor të

formës së prerë;

ç) dënohet me vendim gjyqësor penal të formës së prerë;

  1. d) nuk përmbush me korrektësi detyrimet e përcaktuara nga ky ligj

dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij;

  1. dh) kryen veprime që cenojnë rëndë integritetin e tij;

8

  1. e) vërtetohet mbajtja prej tij e një prej detyrave apo cilësive të

përcaktuara në shkronjën “ë”, të pikës 1, të nenit 10, të këtij ligji.

  1. Kuvendi i Shqipërisë, brenda 15 ditëve nga mbarimi i mandatit të anëtarit

të Autoritetit për një nga shkaqet e parashikuara në pikën 2, të këtij neni,

nis procedurën për zëvendësimin e tij, sipas procedurës së parashikuar në

këtë ligj.

Neni 12

Sekretariati Teknik

  1. Autoriteti, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, ndihmohet nga

Sekretariati Teknik.

  1. Sekretariati Teknik vepron në përputhje me rregullat e përcaktuara nga ky

ligj dhe aktet nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tij.

  1. Sekretariati Teknik ka këto përgjegjësi:
  2. a) Ndihmon Autoritetin në kryerjen e funksioneve të tij;
  3. b) Krijon kushtet e nevojshme për realizimin dhe mbarëvajtjen e

mbledhjeve të Autoritetit;

  1. c) Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për zhvillimin e mbledhjeve

të Autoritetit;

ç) Kryen çdo detyrë tjetër në kuadër të asistencës për Autoritetin, në

lidhje me çështje që përfshihen në fushën e veprimtarisë së tij.

  1. Struktura dhe organika e Sekretariatit Teknik miratohen nga Kuvendi, me

propozim të Autoritetit.

  1. Marrëdhëniet e punës së punonjësve të Sekretariatit Teknik i nënshtrohen

legjislacionit të punës.

  1. Rregulla të hollësishme për funksionimin dhe veprimtarinë e Sekretariatit

Teknik përcaktohen në rregulloren e brendshme të Autoritetit.

KREU III

MBLEDHJA E DOKUMENTEVE

Neni 13

Identifikimi i dokumenteve

  1. Autoritetet publike dhe rrjeti arkivor i Republikës së Shqipërisë e

mbështesin Autoritetin në kërkimet e tij për gjetjen e dokumenteve të

ish-Sigurimit të Shtetit dhe në mbledhjen e tyre.

9

  1. Kur autoriteti publik ose arkivi është në dijeni apo konstaton, gjatë

përmbushjes së detyrave, se zotëron dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit

apo kopje ose dublikata të tjera të dokumenteve të tilla, vë, menjëherë, në

dijeni Autoritetin.

  1. Kur Autoriteti ka arsye të mendojë se dokumente të caktuara mund të

gjenden pranë një autoriteti publik apo arkivi, u drejtohet atyre me

kërkesë me shkrim për identifikimin dhe vënien në dispozicion të

dokumenteve.

  1. Kur autoriteti publik ose arkivi merr një kërkesë, sipas përcaktimeve të

pikës 3, të këtij neni, i përgjigjet Autoritetit, brenda 15 ditëve nga

paraqitja e kërkesës, duke i vënë në dispozicion, sipas rastit, dokumentet

ose kopje apo dublikata të tyre. Kur dokumenti i kërkuar nuk ndodhet tek

autoriteti publik apo arkivi, por këta të fundit kanë dijeni mbi

vendndodhjen e tij, vënë në dijeni Autoritetin.

  1. Autoriteti, në mirëkuptim me autoritetet publike dhe arkivat, mund t’i

shqyrtojë regjistrimet, arkivat dhe informacionet që gjenden tek to, kur

ekzistojnë arsye të mjaftueshme për të besuar se pranë tyre gjenden

dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit.

  1. Kur personat fizikë ose juridikë privatë janë në dijeni ose konstatojnë se

zotërojnë dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit apo kopje ose dublikata

të tyre, vënë në dijeni menjëherë Autoritetin.

Neni 14

Dorëzimi i dokumenteve nga autoriteti publik dhe arkivi

  1. Çdo autoritet publik dhe arkiv, me kërkesën e Autoritetit, i dorëzon atij

menjëherë dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që gjenden pranë tyre,

duke përfshirë kopjet dhe dublikate të tjera.

  1. Kur autoritetit publik i nevojiten dokumentet për t’i përdorur në

përmbushjen e funksioneve dhe qëllimeve të tij, sipas parashikimeve të

seksionit 2, të kreut IV, të këtij ligji, ai mund të bëjë dublikata të tyre dhe

t’i përdorë ato. Dokumentet origjinale lejohen të përdoren si dokumente

vetëm për aq sa kjo është e domosdoshme për përmbushjen e detyrës. Në

këtë rast, Autoritetit i dorëzohen, në bazë të kërkesës, dublikata.

  1. Pavarësisht parashikimeve të pikës 2, të këtij neni, dokumentet për të

prekurit i dorëzohen Autoritetit origjinale dhe të plota.

10

Neni 15

Dorëzimi i dokumenteve nga personi fizik dhe juridik privat

  1. Çdo person fizik dhe juridik privat i dorëzon menjëherë Autoritetit, me

kërkesë të tij, dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që zotëron, si dhe

kopje apo dublikata të tjera, kur këto nuk janë në pronësi të personit fizik

apo juridik privat. Vërtetimi i pronësisë i takon personit fizik ose juridik

privat. Për qëllime të zbatimit të këtij ligji, konsiderohen në pronësi të

personit fizik apo juridik privat dokumentet që ky i fundit, në

bashkëpunim me ish-Sigurimin e Shtetit, i ka përgatitur vetë.

  1. Kur dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të pikës 1,

të këtij neni, rezultojnë në pronësi të personit fizik apo juridik privat, ky i

fundit i vë ato në dispozicion të Autoritetit për të përgatitur kopje ose

dublikata të tyre.

Neni 16

Dokumentet e PPSH-së dhe organizatave të masave

  1. Autoriteti, në zbatimin e detyrave të tij sipas këtij ligji, mund të kërkojë

nga organet përkatëse informacion për llojin, përmbajtjen dhe vendin e

ruajtjes të dokumenteve të PPSH-së dhe të organizatave të masave që

kanë vepruar gjatë periudhës së përcaktuar në nenin 2, të këtij ligji.

  1. Autoriteti, sipas nevojës, mund të kërkojë të shqyrtojë dokumentet e

parashikuara në pikën 1, të këtij neni.

  1. Me kërkesën e tij, Autoritetit i dorëzohen dublikata të dokumenteve të

parashikuara në pikën 1, të këtij neni, kur këto kanë lidhje me

veprimtarinë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe i nevojiten për përmbushjen e

funksioneve të tij.

  1. Parashikimet e këtij neni zbatohen për ato dokumente që janë krijuar

nëpërmjet bashkëveprimit me ish-Sigurimin e Shtetit, me nxitjen apo në

zbatim të urdhrave dhe udhëzimeve të tij.

Neni 17

Kthimi i dokumenteve nga Autoriteti

  1. Kur për dokumentet që u përkasin autoriteteve publike nuk ka të dhëna se

krijimi i tyre është nxitur apo urdhëruar nga ish-Sigurimi i Shtetit,

Autoriteti i rikthen ato, me kërkesë të autoriteteve publike apo kryesisht

kur konstaton sa më sipër. Autoriteti mund të mbajë kopje ose dublikata

të këtyre dokumenteve.

11

  1. Kur gjatë veprimtarisë së tij, Autoriteti has dokumente dhe informacione

të klasifikuara sipas legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar

“sekret shtetëror”, sipas rastit dhe nivelit të klasifikimit, për kthimin e

tyre vepron në përputhje me parashikimet e këtij legjislacioni.

  1. Autoriteti ia dorëzon dokumentet mbi bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të

Shtetit organeve të tyre aktuale të emërtesës. Për bashkëpunëtorët e

ish-Sigurimit të Shtetit që janë aktualisht në pension, dokumentet

personale u dorëzohen vetë personave ose kujdestarëve të tyre. Autoriteti

mban dublikata të dokumenteve të përcaktuara në këtë pikë.

Neni 18

Arkivimi i dokumenteve

  1. Autoriteti arkivon të gjitha dokumentet, kopjet dhe dublikatat e

mbledhura sipas parashikimeve të këtij kreu.

  1. Në sistemimin, ruajtjen dhe shfrytëzimin e dokumenteve, Autoriteti

vepron në përputhje me këtë ligj, rregulloren e funksionimit të tij dhe, për

aq sa është e mundur, legjislacionin në fuqi për arkivat.

KREU IV

E DREJTA PËR INFORMIM DHE VËNIA NË DISPOZICION

E DOKUMENTEVE

Seksioni 1

E drejta për informim e të prekurve, palëve të treta, bashkëpunëtorëve

të ish-Sigurimit të Shtetit dhe të favorizuarve

Neni 19

Kërkesa për informim

  1. Për t’u informuar për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, personat e

interesuar paraqesin kërkesë pranë Autoritetit.

  1. Kërkesa për të marrë informacion për dokumentin, për shqyrtimin apo

marrjen e tij në dorëzim bëhet me shkrim.

  1. Kërkuesi, së bashku me kërkesën, paraqet edhe kopje të kartës së

identitetit dhe, në rastin e një përfaqësuesi me prokurë të posaçme, edhe

prokurën përkatëse.

  1. Kur kërkuesi çmon se kërkesa e tij duhet të trajtohet me përparësi, ai

argumenton nevojën dhe urgjencën në kërkesë. Autoriteti pranon se

ndodhet përpara nevojës urgjente kur informacioni i kërkuar nevojitet për

12

qëllime rehabilitimi, dëmshpërblimi, shmangieje të cenimit të jetës

private apo të dëmit moral ose shkarkimin nga akuza e bashkëpunimit me

ish-Sigurimin e Shtetit.

  1. Autoriteti i jep informacionet me shkrim, përveçse kur është e nevojshme

një formë tjetër e dhënies së informacionit.

Neni 20

Garantimi i së drejtës për informim

  1. Kërkuesit i njihet e drejta për t’u njohur me dukumentet kur ai ka cilësinë

e të prekurit, palës së tretë, bashkëpunëtorit apo të favorizuarit të

ish-Sigurimit të Shtetit ose është një përfaqësues me prokurë i këtyre të

fundit. Kjo e drejtë përfshin njohjen dhe shqyrtimin e dokumenteve

origjinale ose dublikatave të tyre.

  1. Kur për shkaqe aftësie të kufizuar, kërkuesi, për të shyqrtuar dokumentet,

ka nevojë për ndihmën e një të treti, Autoriteti lejon praninë e të tretit kur

kërkuesi deklaron se ai është person i besuar dhe ka arsye të mjaftueshme

për të besuar nevojën për shoqërim.

 

  1. Kur dokumentet ose dublikatat, përveç informacioneve personale mbi

kërkuesin, përmbajnë edhe të dhëna për të prekur të tjerë apo palë të treta,

shqyrtimi i dokumenteve origjinale garantohet vetëm, kur:

  1. a) kjo miratohet nga të prekurit e tjerë apo palët e treta; ose
  2. b) është e pamundur ndarja e të dhënave mbi të prekurit e tjerë apo palët

e treta, ose është e mundur vetëm me përpjekje të pajustifikuara dhe

nuk ka arsye për të prezumuar se të prekurit e tjerë apo palët e treta

kanë interes të ligjshëm në mbajtjen e këtyre informacioneve të

fshehta.

  1. Kërkuesit i garantohet e drejta për të njohur dhe shqyrtuar edhe dublikata

tek të cilat informacionet personale mbi të prekur të tjerë apo palë të treta

janë bërë të palexueshme. Shqyrtimi kryhet në zyrat e Autoritetit.

  1. Kërkuesit i dorëzohen dublikata të dokumenteve vetëm pasi janë bërë të

palexueshme të dhënat personale për të prekurit e tjerë apo palët e treta.

  1. E drejta për njohje, shqyrtim dhe dorëzim të dokumenteve nuk zbatohet

për mjetet e parashikuara nga neni 3, pika 5, shkronja “a”, nënndarja “iii”

e këtij ligji. Kur dokumentet nuk mund të gjenden, e drejta për shqyrtim

dhe dorëzim shtrihet tek dublikatat e kartelave dhe skedave të kartotekës,

të cilat përdoren për interpretimin e dokumenteve dhe përmbajnë të dhëna

personale për kërkuesin.

13

Neni 21

E drejta për informim e të prekurve dhe palëve të treta

  1. Autoriteti u jep të prekurve informacion për dokumentet që ekzistojnë

dhe që janë përgatitur për ta, me kërkesën e tyre. I prekuri, kur ka të tilla,

jep në kërkesë të dhëna të cilat e mundësojnë gjetjen e dokumenteve.

  1. Informacioni nga Autoriteti përmban një përshkrim të dokumenteve

ekzistuese dhe të përgatitura për personin e prekur dhe një riprodhim të

thelbit të përmbajtjes së tyre. Fillimisht informacioni mund të kufizohet

në njoftimin se dokumentet ekzistojnë dhe i prekuri mund t’i shqyrtojë

ato.

  1. Me kërkesë nga i prekuri, Autoriteti i garanton atij shqyrtimin e

dokumenteve që ekzistojnë dhe që janë përgatitur për personin e tij, si dhe

dorëzimin e dublikatave të dokumenteve. Në dublikata bëhen të

palexueshme të dhënat personale mbi të prekur të tjerë apo palë të treta.

  1. Kur në dokumentet ekzistuese dhe të përgatitura për personin e prekur, të

cilat janë shqyrtuar nga i prekuri apo për të cilat janë marrë dublikata, ka

pseudonime të bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit që kanë

grumbulluar ose vlerësuar informacione mbi të apo të punonjësve të

ish-Sigurimit të Shtetit që i kanë përpiluar ato, atëherë, me kërkesë të të

prekurit, atij i bëhen të ditur emrat e bashkëpunëtorëve dhe punonjësve

dhe të dhëna të tjera identifikuese që gjenden në dokumentet e

ish-Sigurimit të Shtetit dhe që mundësojnë identifikimin e këtyre

personave. Ky parashikim zbatohet edhe për persona të tjerë të cilët kanë

informuar me shkrim mbi të prekurin, kur përmbajtja e informacionit të

dhënë prej tyre mund të ishte në dëm të të prekurit.

  1. Pika 4, e këtij neni, nuk zbatohet kur bashkëpunëtori, punonjësi apo

informatori i ish-Sigurimit të Shtetit nuk kishte mbushur moshën 18 vjeç

në kohën e kryerjes së veprimtarisë kundër të prekurit.

  1. Parashikimet e këtij neni zbatohen edhe për palët e treta, me kusht që

kërkuesi të paraqesë të dhëna, në kërkesën e tij, që mundësojnë

lokalizimin e informacioneve. Informacioni jepet vetëm atëherë, kur

angazhimi i nevojshëm për gjetjen dhe vënien në dispozicion të

informacionit është në përpjesëtim të drejtë me interesin e argumentuar të

kërkuesit në marrjen e këtij informacioni.

Neni 22

E drejta për informim e të afërmve të të vdekurve apo të të zhdukurve

  1. E drejta për të kërkuar informacion mbi ekzistencën e dokumenteve të

ish-Sigurimit të Shtetit për personat e vdekur dhe të shpallur të zhdukur,

14

si dhe për shqyrtimin e dokumenteve dhe vënien në dispozicion të

dublikatave të tyre, u njihet edhe të afërmve të tyre, sipas kësaj radhe

përparësie:

  1. a) fëmijëve;
  2. b) bashkëshortëve;
  3. c) fëmijëve të fëmijëve, kur personat e parashikuar në shkronjat “a”

dhe “b” kanë vdekur ose janë shpallur të zhdukur;

ç) prindërve, kur personat e parashikuar në shkronjat “a”, “b” dhe “c”

kanë vdekur ose janë shpallur të zhdukur;

  1. d) vëllezërve dhe motrave, kur personat e parashikuar në shkronjat

“a”, “b”, “c” dhe “ç” kanë vdekur ose janë shpallur të zhdukur;

  1. dh) fëmijëve të vëllezërve dhe motrave, kur personat e radhëve të

mësipërme kanë vdekur ose janë shpallur të zhdukur.

  1. Të afërmëve u vihet në dispozicion informacioni sipas pikës 1, të këtij

neni, me kërkesë dhe për këto qëllime:

  1. a) Për rehabilitimin e të vdekurve apo të zhdukurve;
  2. b) Për ruajtjen e të drejtave të personalitetit të të vdekurve apo të

zhdukurve, në veçanti për sqarimin e akuzës së bashkëpunimit me

ish-Sigurimin e Shtetit;

  1. c) Për të qartësuar fatin e të vdekurve apo të të zhdukurve.
  2. Të afërmit, sipas pikës 1, të këtij neni, bashkë me kërkesën për

informacion, duhet të qartësojnë dhe të verifikojnë, me dokumentet

përkatëse, lidhjen e tyre me personin e vdekur apo të zhdukur dhe të

argumentojnë qëllimin e kërkesës.

  1. Në kërkimin e informacioneve sipas këtij neni dhe dhënien e përgjigjeve

përkatëse zbatohen, për aq sa është e mundur, përcaktimet e nenit 20, të

këtij ligji.

  1. Ky nen nuk zbatohet në rastet kur personi i vdekur ose i zhdukur ka

shprehur, përpara vdekjes ose zhdukjes, me shkrim, vullnetin e tij për

moszbulimin e informacioneve të kërkuara ose kur ky vullnet mund të

provohet qartësisht nga rrethana të tjera.

Neni 23

E drejta për informim e bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit

  1. Autoriteti u jep bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit informacion

për dokumentet që ekzistojnë dhe që janë përgatitur për ta, me kërkesën e

tyre. Informacioni mund të përfshijë edhe një përshkrim të llojit dhe

vëllimit të veprimtarisë, një përshkrim të rrethit të personave mbi të cilët

është raportuar, si dhe periodicitetin e raportimeve.

15

  1. Me kërkesë të tij, bashkëpunëtorit i garantohet e drejta e njohjes dhe

shqyrtimit të dokumenteve të hartuara për të dhe i dorëzohen dublikata të

tyre. Në dublikata duhet të bëhen të palexueshme informacionet personale

për të prekurit apo palët e treta.

  1. Me kërkesë të tij, bashkëpunëtorit i jepet informacion mbi raportet e

përpiluara prej tij dhe i garantohet shqyrtimi i këtyre raporteve, kur ai

argumenton interesin e ligjshëm për njohjen me këto dokumente.

Pavarësisht këtij parashikimi, interesi i të prekurve apo palëve të treta në

ruajtjen e fshehtësisë së informacioneve, prevalon mbi interesin e

bashkëpunëtorit.

Neni 24

E drejta për informim e të favorizuarve

  1. Për garantimin e së drejtës për informim mbi dokumentet e ish-Sigurimit

të Shtetit për të favorizuarit, zbatohen pikat 1 dhe 2, të nenit 23, të këtij

ligji.

  1. I favorizuari, në kërkesën e tij për Autoritetin, duhet të japë të dhëna që

mundësojnë gjetjen e informacioneve.

  1. Pika 1, e këtij neni, nuk zbatohet në rast konkurrimi të inetersit të të

favorizuarit me një interes publik.

Seksioni 2

E drejta për informim e institucioneve kushtetuese, autoriteteve publike

dhe personave privatë

Neni 25

Informimi i institucioneve kushtetuese, autoriteteve publike dhe

organizmave joshtetërorë

  1. Autoriteti njofton, u krijon mundësi aksesi tek dokumentet dhe u lëshon

dokumente institucioneve kushtetuese, autoriteteve publike dhe

organizmave joshtetërorë, në masën dhe për qëllimet që e lejon ky ligj.

  1. Intitucioni kushtetues dhe autoriteti publik i drejtohet Autoritetit me

kërkesë për informim mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për

qëllime të përmbushjes së funksioneve të tij.

  1. Autoriteti, përpara përgjigjes, kontrollon nëse kërkesa për njoftim,

shqyrtim apo dorëzim dokumentesh:

16

  1. a) përmban një qëllim të lejueshëm përdorimi;
  2. b) është në kuadrin e detyrave të kërkuesit dhe deri në çfarë mase;
  3. c) përdorimi është i domosdoshëm për qëllimin e deklaruar.
  4. Për kërkesat e paraqitura nga gjykatat, prokuroritë ose Policia Gjyqësore,

Autoriteti kryen verifikimet e përcaktuara në pikën 3, të këtij neni, vetëm

kur dhe për aq sa ekzistojnë arsye për kryerjen e këtij verifikimi.

  1. Autoriteti i jep informacionet me shkrim, përveçse kur është e nevojshme

një formë tjetër e dhënies së tyre.

  1. Kur kërkuesi çmon se kërkesa e tij duhet të trajtohet me përparësi, ai

argumenton nevojën dhe urgjencën në kërkesë. Për qëllime të zbatimit të

dispozitave të këtij kreu, konsiderohen nevojë urgjente rastet kur:

  1. a) informacioni i kërkuar nevojitet për qëllime rehabilitimi,

dëmshpërblimi, shmangieje të cenimit të jetës private apo të dëmit

moral ose shkarkimin nga akuza e bashkëpunimit me ish-Sigurimin

e Shtetit;

  1. b) informacioni kërkohet për qëllime të verifikimit të personave sipas

parashikimeve të nenit 28, të këtij ligji;

  1. c) informacioni kërkohet për qëllime të hetimit, ndjekjes penale dhe

parandalimit të krimit.

  1. Kur njoftimi për ekzistencën e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit

dhe përmbajtjes së tyre nuk është i mjaftueshëm, Autoriteti u krijon

subjekteve të këtij neni mundësinë e njohjes dhe shqyrtimit të

dokumenteve.

  1. Autoriteti i dorëzon dokumentet kur subjektet e këtij neni, në kërkesë,

argumentojnë se njoftimet dhe shqyrtimi nuk mjaftojnë. Dokumentet

origjinale dorëzohen vetëm kur kjo është e domosdoshme për qëllime të

provës në procedime penale. Dokumentet origjinale të dorëzuara i

kthehen menjëherë Autoritetit, sapo nuk nevojiten më për qëllimin e

kërkuar. Kur dokumentet përmbajnë të dhëna personale mbi personin të

cilit i referohet kërkesa dhe të dhëna për të prekur të tjerë apo palë të

treta, zbatohen pikat 3 dhe 4, të nenit 20, të këtij ligji.

Neni 26

Përdorimi i dokumenteve që nuk përmbajnë të dhëna personale

  1. Autoriteti lejon përdorimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit,

sipas parashikimeve të këtij kreu, kur ato nuk përmbajnë të dhëna

personale mbi të prekur apo palë të treta, për qëllimet e mëposhtme:

17

  1. a) Rehabilitimin e të prekurve, të të vdekurve apo të të zhdukurve;
  2. b) Dëmshpërblimet në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  3. c) Ruajtjen e të drejtave të personalitetit dhe shmangies së dëmit

moral;

ç) Qartësimin e fatit të të humburve, të të zhdukurve dhe të rasteve të

pasqaruara të vdekjeve;

  1. d) Verifikimet e zyrtarëve në përputhje me kërkesat drejtuar

Autoritetit nga institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike,

sipas nenit 28, të këtij ligji;

  1. dh) Verifikimet e kandidatëve për funksione të zgjedhshme, në

përputhje me kërkesat drejtuar Autoritetit prej tyre;

  1. e) Çështjet e medaljeve.
  2. Autoriteti vë në dispozicion dokumentacion dhe lejon përdorimin e

dokumenteve për qëllime të verifikimit të parashikuar nga shkronja “d”, e

pikës 1, të këtij neni, deri më 31 mars 2020.

Neni 27

Përdorimi i dokumenteve që përmbajnë të dhëna personale

  1. Autoriteti lejon përdorimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit

sipas parashikimeve të këtij kreu, kur ato përmbajnë të dhëna personale

mbi të prekur apo palë të treta, për qëllimet e mëposhtme:

  1. a) Rehabilitimin e të prekurve, të të vdekurve apo të të zhdukurve;
  2. b) Dëmshpërblimet në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  3. c) Mbrojtjen e së drejtës për jetë private;

ç) Qartësimin e fatit të të humburve, të të zhdukurve dhe të rasteve të

pasqaruara të vdekjeve;

  1. d) Verifikimet e zyrtarëve në përputhje me kërkesat drejtuar

Autoritetit nga institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike,

sipas nenit 28, të këtij ligji;

  1. dh) Verifikimet e kandidatëve për funksione të zgjedhshme, në

përputhje me kërkesat drejtuar autoritetit prej tyre.

  1. Autoriteti vë në dispozicion dokumentacion dhe lejon përdorimin e

dokumenteve për qëllime të verifikimit të parashikuar nga shkronja “d”, e

pikës 1, të këtij neni, deri në 31 mars 2020.

Neni 28

Kërkesa për informim mbi zyrtarë përpara emërimit/promovimit

Autoriteti ka detyrimin t’i përgjigjet çdo kërkese të institucioneve

kushtetuese dhe autoriteteve publike lidhur me ekzistencën e

informacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, kur kjo kërkohet

18

në kuadër të vlerësimit, sipas legjislacioneve përkatëse, të cilësive etike,

morale dhe profesionale të kandidatëve për t’u emëruar apo promovuar në

pozicione të tilla si:

  1. a) President i Republikës;
  2. b) anëtarë të Këshillit të Ministrave, zëvendësministra, funksionarë

politikë, anëtarë të Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues në

administratën shtetërore dhe pozicione të barasvlefshme me to;

  1. c) anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtarë e prokurorë në

gjykatat e prokuroritë e të gjitha niveleve;

ç) anëtarë të Gjykatës Kushtetuese;

  1. d) funksionarë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë,

Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, Gardën e Republikës, oficerë

me gradën “Gjeneral” dhe “Kolonel”;

  1. dh) prefektë;
  2. e) drejtues dhe punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror, Shërbimit

Informativ Ushtarak dhe çdo njësie tjetër të inteligjencës;

ë) drejtues në Policinë e Shtetit deri në nivel qarku dhe komisariati;

  1. f) drejtues të përfaqësive diplomatike;
  2. g) guvernatorë dhe zëvendësguvernatorë të Bankës së Shqipërisë;
  3. gj) anëtarë të Akademisë së Shkencave, rektorë, zëvendësrektorë,

dekanë, zëvendësdekanë në universitetet publike;

  1. h) drejtor i Përgjithshëm dhe zëvendësdrejtorë të Radiotelevizionit

Publik Shqiptar;

  1. i) drejtor dhe zëvendësdrejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare;
  2. j) çdo person tjetër i dekretuar nga Presidenti apo i zgjedhur nga

Kuvendi.

Neni 29

Kërkesa për informim nga kandidatë për t’u zgjedhur

  1. Autoriteti ka detyrimin t’i përgjigjet çdo kërkese të paraqitur nga

kandidatët për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetarë bashkish apo

komunash dhe kyetarë këshilli qarku, në lidhje me ekzistencën për ta të

informacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, kur kjo kërkohet

prej tyre për qëllime të transparencës së figurës, gjatë fushatave

elektorale.

  1. Kur kjo kërkohet nga subjektet dhe për qëllimin e parashikuar në pikën 1,

të këtij neni, Autoriteti i informon ato edhe nëse, në periudhën e

përcaktuar në nenin 2, të këtij ligji, kërkuesi ka qenë:

  1. a) anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të

PPSH-së, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetar i

Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së

19

Përgjithshme, ministër apo zëvendësministër i Ministrisë së Punëve

të Brendshme, kryetar i degëve të punëve të brendshme, anëtar i

Komisionit Qendror të Dëbim – Internimeve, hetues, prokuror,

gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në

proceset politike;

  1. b) punonjës, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar,

pas mbushjes së moshës 18 vjeç.

  1. Kur dokumentet përmbajnë të dhëna personale mbi të prekur të tjerë apo

palë të treta, zbatohen pikat 3 dhe 4, të nenit 20, të këtij ligji.

Neni 30

Bashkëpunimi me komisionet hetimore parlamentare

Autoriteti bashkëpunon dhe u vë në dispozicion, me kërkesën e tyre,

informacionin e disponuar komisioneve hetimore parlamentare, veprimtaria e

të cilëve bën të nevojshme njohjen dhe shqyrtimin e dokumenteve të

administruara prej tij.

Neni 31

Informimi për qëllime të hetimit, ndjekjes penale dhe parandalimit

të krimit

  1. Autoriteti bashkëpunon dhe u vë në dispozicion informacione, me

kërkesë të tyre, gjykatës, prokurorisë dhe Policisë Gjyqësore, kur kjo i

ndihmon veprimtarisë hetimore, ndjekjes penale, gjykimit të drejtë në

procese penale, si dhe parandalimit të krimit apo shmangies së rrezikut

për sigurinë publike.

  1. Për zbatimin e pikës 1, të këtij neni, zbatohen rregullat dhe procedurat e

parashikuara në këtë kre.

  1. Kur Autoriteti, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, konstaton

informacione që përbëjnë arsye për të besuar se ekziston rrezik për vepra

penale apo për sigurinë publike, i njofton subjektet e parashikuara në

pikën 1, të këtij neni, kryesisht, pa kërkesë.

Neni 32

Informimi për qëllime të shërbimeve të inteligjencës

  1. Dokumentet, që përmbajnë të dhëna personale mbi personat e prekur apo

palët e treta, nuk lejohet të vihen në dispozicion ose të përdoren nga

shërbimet e inteligjencës apo në favor të tyre, me përjashtim të

dokumenteve që përmbajnë të dhëna mbi:

20

  1. a) punonjësit e shërbimeve të inteligjencës, kur përdorimi i të dhënave

është i domosdoshëm për të parandaluar rrezikun për këta punonjës

apo për shërbimin e inteligjencës;

  1. b) punonjësit e shërbimeve të tjera të inteligjencës, kur përdorimi i të

dhënave është i domosdoshëm për kundërspiunazhin.

  1. Dokumentet, që nuk përmbajnë të dhëna personale mbi personat e prekur

apo palët e treta, lejohen të vihen në dispozicion dhe të përdoren nga

shërbimet e inteligjencës, për qëllime të përmbushjes së detyrave të tyre

ligjore, sipas pocedurave të parashikuara në këtë kre.

Neni 33

Përdorimi i informacionit

Informacionet që lidhen me persona, të marra në përputhje me

parashikimet e këtij kreu, përdoren vetëm për qëllimet për të cilat janë

kërkuar, përveçse kur parashikohet ndryshe nga ky ligj.

Neni 34

Njoftimi i të prekurve

  1. Kur Autoriteti përcjell informacione, në përputhje me parashikimet e

nenit 27, të këtij ligji, të cilat përmbajnë të dhëna personale për persona të

prekur, ai i njofton këta të fundit mbi llojin e informacioneve të përcjella

dhe marrësin e tyre.

  1. Njoftimi, sipas pikës 1, të këtij neni, nuk zbatohet kur Autoriteti vihet në

dijeni se i prekuri ka marrë dijeni në forma të tjera ose kur Autoritetit i

është komunikuar nga kërkuesi i infomacionit se njoftimi i përcjelljes së

dokumenteve, gjatë periudhës së verifikimit të dokumentacionit, do të

rrezikonte sigurinë publike apo do të pengonte zbatimin e ligjit.

Seksioni 3

Informimi për qëllime historike, politike dhe nga media

Neni 35

Infomimi për qëllime kërkimore, historike dhe të rivlerësimit politik

  1. Në funksion të veprimtarisë hulumtuese dhe kërkimit shkencor, me

qëllim rishqyrtimin politik dhe historik të veprimtarisë së ish-Sigurimit të

Shtetit apo të edukimit politik, Autoriteti vë në dispozicion, mbi bazë

kërkese, dokumentet e mëposhtme:

  1. a) Dokumente që nuk përmbajnë të dhëna personale;

21

  1. b) Dublikata të dokumenteve në të cilat janë bërë të palexueshme të

dhënat personale;

  1. c) Dokumente që përmbajnë të dhëna personale mbi punonjësit,

bashkëpunëtorët ose të favorizuarit e ish-Sigurimit të Shtetit, për

veprimtari në favor të ish-Sigurimit të Shtetit të kryera pas

mbushjes së moshës 18 vjeç;

ç) Dokumente që përmbajnë të dhëna personale mbi persona të

historisë së kohës, mbajtës të funksioneve politike, për aq sa bëhet

fjalë për informacione që i përkasin rolit të tyre në historinë e kohës

dhe ushtrimit të funksioneve;

  1. d) Dokumente të tjera që përmbajnë të dhëna personale, nëse

paraqiten miratimet me shkrim të personave të prekur;

  1. dh) Dokumente që përmbajnë të dhëna personale mbi të vdekurit,

vdekja e të cilëve ka ndodhur të paktën 30 vite më parë.

  1. Dokumentet që përmbajnë të dhëna personale vihen në dispozicion vetëm

kur nëpërmjet përdorimit të tyre nuk dëmtohen interesat e ligjshëm dhe të

drejtat e personave të përmendur në këto dokumente.

  1. Për botimin e të dhënave personale të siguruara sipas pikave 1 dhe 2, të

këtij neni, zbatohet legjislacioni në fuqi për mbrojtjen e të dhënave

personale.

  1. Në zbatimin e pikave 1 dhe 2, të këtij neni, Autoriteti, kur kjo është e

mundur, vë në dijeni personat e prekur për vënien në dispozicion të të

dhënave dhe merr në konsideratë kundërshtimet e mundshme të tyre,

duke vlerësuar, për çdo rast, interesin privat përkundrejt atij publik.

Neni 36

Shqyrtimi i dokumenteve

  1. Për qëllime të kërkimit shkencor dhe edukimit politik, dokumentet mund

të shqyrtohen në zyrën e Autoritetit.

  1. Me kërkesë të subjekteve të interesuara, kur shqyrtimi i dokumenteve

sipas këtij ligji lejohet, mund të lëshohen dublikata. Dublikatat nuk mund

të përdoren nga marrësi për qëllime të tjera dhe as të përcillen tek marrës

të tjerë.

Neni 37

Informimi i medias

  1. Vënia në dispozicion dhe përdorimi i dokumenteve nga media kryhet në

përputhje me nenet 35 dhe 36, të këtij ligji.

22

  1. Kur publikimi i të dhënave personale të siguruara sipas këtij ligji

shoqërohet me deklarata të kundërta të personave të përmendur, këto

deklarata u bashkëlidhen të dhënave personale dhe ruhen, vihen në

dispozicion e lejohet të publikohen, në të ardhmen, vetëm së bashku me

deklaratat kundërshtuese.

Seksioni 4

Kundërshtimi i veprimeve të Komisionit

Neni 38

Kërkesa për korrigjime

  1. Kur kërkuesit e dokumenteve, sipas përcaktimeve të këtij kreu, si dhe

personat e përmendur në to konstatojnë se në dokumentet dhe të dhënat e

vëna në dispozicion nga Autoriteti ka pasaktësi, ata vënë në dijeni

Autoritetin, duke paraqitur kërkesë për korrigjimin e të dhënave.

  1. Kërkesa për korrigjimin e të dhënave përmban evidentimin e qartë të

informacionit të pasaktë, arsyet e vlerësimit të këtij informacioni si të

pasaktë, identifikimin e pjesëve ku ka vend për saktësime, si dhe të dhëna

apo dokumente që vërtetojnë pretendimet për pasaktësi dhe që ndihmojnë

në saktësimin e informacionit. Kur kërkuesi nuk disponon të dhëna apo

dokumente të tilla, por është në dijeni të vendndodhjes së tyre, ai vë në

dijeni Autoritetin për këtë fakt.

Neni 39

Korrigjimet

  1. Me marrjen e një kërkese sipas nenit 38, të këtij ligji, Autoriteti vihet në

lëvizje për të verifikuar pretendimet e kërkuesit.

  1. Kur nga dokumentet e paraqitura nga kërkuesi, sipas pikës 2, të nenit 38,

apo nga kërkimet e Autoritetit provohet pretendimi për pasaktësi,

Autoriteti bën korrigjimet përkatëse në dokumente.

  1. Dokumentet e korrigjuara sipas këtij neni ruhen dhe vihen në dispozicion,

në të ardhmen, së bashku me korrigjimet përkatëse.

Neni 40

Ankimi gjyqësor

Ndaj refuzimit të Autoritetit për t’iu përgjigjur një kërkese për informacion

sipas këtij kreu, paraqitet ankim në gjykatë.

23

KREU V

DISPOZITA PËRFUNDIMTARE

Neni 41

Kundërvajtjet administrative

  1. Në kuptim të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë

kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë nga 100 000 (njëqind

mijë) deri në 200 000 (dyqind mijë) lekë, shkeljet e mëposhtme:

  1. a) Mosvënia në dijeni e Autoritetit sipas parashikimeve të pikës 6, të

nenit 13, të këtij ligji;

  1. b) Mosdorëzimi i dokumenteve Autoritetit sipas parashikimeve të

nenit 15, të këtij ligji.

  1. Në konstatimin e shkeljes, marrjen e vendimit dhe përcaktimin e masës së

gjobës për çdo kundërvajtje, Autoriteti zbaton legjislacionin në fuqi për

kundërvajtjet administrative.

Neni 42

Aktet nënligjore

  1. Kuvendi, brenda një muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, miraton

rregulloren e organizimit dhe funksionimit të Autoritetit, mbështetur në

parimet e parashikuara nga neni 4, i këtij ligji, dhe strukturën e organikën

e Sekretariatit Teknik.

  1. Autoriteti, brenda një muaji nga krijimi i tij, miraton rregulloren e

brendshme të tij, mbështetur në parimet e parashikuara nga neni 4, i këtij

ligji.

Neni 43

Dispozitë tranzitore

  1. Brenda një muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Kuvendi zgjedh anëtarët e

Autoritetit.

  1. Brenda dy muajve nga ngritja e Autoritetit, rrjeti arkivor i Republikës së

Shqipërisë paraqet informacion pranë Autoritetit dhe vë në dispozicion të

tij informacionet dhe dokumentet e kërkuara prej tij, sipas këtij ligji.

Neni 44

24

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

ILIR META

 

Tags: dosjetdrafti plote

Related Posts

A është Turqia një shënjestër izraelite pas Iranit?
Gjeopolitikë

A është Turqia një shënjestër izraelite pas Iranit?

20/06/2025
Palajmërimi turk nëse shpërthen një luftë Izrael-Iran
Politikë

Palajmërimi turk nëse shpërthen një luftë Izrael-Iran

20/06/2025
A mund t’i mbijetojnë luftës ekonomitë e Izraelit dhe Iranit?
Analizë

A mund t’i mbijetojnë luftës ekonomitë e Izraelit dhe Iranit?

20/06/2025
Next Post
Menduh Thaçi: Më vodhën zërin. Do bëj marrëveshje me Gruevskin

Shpërthen “bomba” e 11-të: rishfaqet Mendu Thaçi, ja përse...

De Biasi tregon se si duhet mposhtur Armenia

De Biasi tregon se si duhet mposhtur Armenia

20 vite pas krijimit, i themi “mirupafshim” Internet Explorer

TË FUNDIT

  • Të fundit
A është Turqia një shënjestër izraelite pas Iranit?

A është Turqia një shënjestër izraelite pas Iranit?

20/06/2025
Ndërsa vëmendja kthehet te Irani…

Ndërsa vëmendja kthehet te Irani…

20/06/2025
Palajmërimi turk nëse shpërthen një luftë Izrael-Iran

Palajmërimi turk nëse shpërthen një luftë Izrael-Iran

20/06/2025
Atraksioni më tërheqës në Europë, gjurma e pashlyeshme islame e saj

Atraksioni më tërheqës në Europë, gjurma e pashlyeshme islame e saj

20/06/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
A është Turqia një shënjestër izraelite pas Iranit?

A është Turqia një shënjestër izraelite pas Iranit?

20/06/2025
Ndërsa vëmendja kthehet te Irani…

Ndërsa vëmendja kthehet te Irani…

20/06/2025
Palajmërimi turk nëse shpërthen një luftë Izrael-Iran

Palajmërimi turk nëse shpërthen një luftë Izrael-Iran

20/06/2025
Atraksioni më tërheqës në Europë, gjurma e pashlyeshme islame e saj

Atraksioni më tërheqës në Europë, gjurma e pashlyeshme islame e saj

20/06/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.