Ridel në skenë Tom Doshi në një përballje me minstrin e Rendit, Saimir Tahiri, por jo drejtpërdrejt. Mësohet se nipat e tij kanë zhdëpur në dru një punonjës policie, ngjarje e ndodhur mbrëmë në një rrugët kryesore të kryeqytetit, gjatë një kontrolli për drejtim automjeti.
Por ky fakt ka dalë në dritë më vonesë, ku mendohet se për këtë ka patur gisht vetë deputeti Doshi, edhe pse me kredite të rëna n djeshëm në politikë, pasi tashmë nuk është pjesë e mazhorancës.
E dhëna se rrahësit e policit kanë qenë nipat e tij ka dalë pas denoncimit nga ana e një gazetari të njohur të kronikës.
Kështu pra, është kthyer dhe njëherë përlasja mes Doshit e Tahirit, nëpërmjet palëve të dyta, njërit nga gjaku e tjetrit nga posti. Edhe në realitetin politik, ata nuk i kanë patur aspak raportet e mira me njëri-tjetrin.
Kujtojmë që Doshi e nisi rebelimin e tij politik duke iu hakërryer Tahirit në Komisionin e Sigurisë, sipas tij, për dështim të Rendit. /tesheshi.com/