Kryeministri legjendë i Malajzisë, Mahathir Mohamad ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, raporton CNBC.
Mahathir, 94 vjeç, u bë kryeministri më i vjetër në botë kur pas një pauze vendosi rikthimin.
Njeriu të cilit i dedikohet zhvillimi i vrullshëm i Malajzisë, u kthye kohë më parë në qeverisje, pasi vuri re shenja e degradimit të saj nga aferat korruptive.
Dorëheqja e Mahathir pas spekulimeve se koalicioni Pakatan Harapan që ai drejton mund të humbasë fuqinë.
Shumica e mediave lokale raportojnë se ky udhëheqës 94-vjeçar mund të ndryshojë strategji dhe t’u japë besnikëri partive opozitare për të formuar një qeveri të re. /tesheshi.com/