Deputetja Donika Kadaj – Bujupi, e cila dje dha dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ku plot 13 vjet ishte krah saj, do të jetë nesër në protestën e organizuar nga tri partitë opozitare.
Në një përgjigje të shkurtër për KosovaPress, Kadaj – Bujupi tha se nuk ka hequr dorë nga kauza.
“Përkundrazi, nesër do të rreshtohem me qytetarët”, tha deputetja në fjalë, duke ftuar qytetarët që nesër të dalin sa më masivisht në protestë.
Kadaj-Bujupi njihet si ndër deputetet më aktive të parlamentit kosovar dhe një kundërshtarë e ashpër e marrëveshjeve të Brukselit. /tesheshi.com/