Amerika rëndon dozën e rindërtimit të armëve bërthamore.
“Nuclear Posture Review”, dokumenti i lëshuar nga Donald Trump për të rishikuar municionin e shkatërrimit në masë bëhet operativ.
Strategjia ushtarae e SHBA parashikon zhvillimin e testatave bërthamore me fuqi të zvogëluar deri në 1 kiloton, që do të thotë 17 herë më pak e fuqishme se ata që u hodhën në Hiroshima dhe Nagasaki.
Sipas strategjisë së Pentagonit, këto bomba do të përdoren për sulme “kirurgjike” me numër më të vogël viktimash. Synimi është eleminimi total i objetivit pa shkaktuar “fundin e botës”.
Këto bomba do të hidhen nga avionë apo anije lufte. Këtë plan e ka bërë të ditur Washington Post, e cila thekson se ky është një plan krejt i kundërt me atë të Obama-s.
Donald Trump, në dokumentin që do t’i dërgohet kongresit bën të ditur se “kjo doktrinë i ka rrënjët në një shikim realist të situatës, ku sigurua globale imponon zhvillimin e armëve bërthamore”. /tesheshi.com/