Yahya Ale-Ishaq, Kryetari i Dhomës së Përbashkët të Tregtisë mes Iranit dhe Irakut, tha se dollari amerikan nuk do të përdoret më në transaksione dypalëshe mes dy vendeve.
Transaksionet e bazuara në dollarë mes Iranit dhe Irakut refuzohen, ka thënë Al-Ishaq të shtunën, duke shtuar se shkëmbimi do tw kryhet në euro, rial iranianw dhe dinarë irakianë, sipas agjencisë iraniane shtetërore Tasnim.
Ale-Ishaq tha se pavarësisht tregtisë dypalëshe me vlerë tetë miliardë dollarë, ka një nivel shumë të ulët të transaksioneve monetare midis dy vendeve nëpërmjet bankave.
Ish-armiqtë, Irani dhe Iraku, kanë lidhje të mira politike, të sigurisë dhe kulturore, edhe pse kanw disa dallime që pengojnë rritjen e tregtisë.
Eksportet e Iranit në Irak përfshijnë prodhimet bujqësore, artikujt ushqimowr, frutat, të cilat së bashku përbëjnë më shumë se një të tretën e eksporteve. Produkte të tjera iraniane të eksportuasra në Irak janë ushqime të konservuara, domate, pulë, vezë, mish, materiale ndërtimi, çelik. /tesheshi.com/