Mazhoranca e sheh djegien e mandateve nga ana e opozitës si një formë e bllokimit të SPAK e BKH. Numri 2 i PS-së, Taulant Balla tha se ajo që po bën opozita është kundër çdo vullneti.
“Shqiptarët në 2017 na dhanë një mandat për të çuar përpara drejtësinë e re. Bojkoti i radhës i PD dhe LSI i maskuar si djegie mandatesh është përpjekja e radhës për të bllokuar SPAK dhe BKH. Të enjten ne votojmë në seancë plenare strukturat e KLGJ dhe KLP. Ja pse PD dhe LSI po agravohen dhe po sulmojnë institucionet.
Është e rëndësishme të bëhet e qartë për liderët e opozitës që nëse ata vazhdojnë të përbuzin Parlamentin dhe mjetet demokratike, e vetmja gjë që do të arrijnë është distancimin e mëtejshëm të elektoratit prej tyre. Kjo sjellje është e papranueshme nga partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët nuk mbështesin as metodat e dhunshme dhe as këtë lloj retorike. Debati politik duhet të ndodhë brenda institucioneve shtetërore, pikë së pari brenda Parlamentit.
Asnjë parti politike në Shqipëri nuk ka të drejtë të dëmtojë perspektivën evropiane të Shqipërisë.
Mandatet e deputeteve përfaqësojnë vullnetin e popullit. Djegia e tyre do të thotë injorimi i këtij vullneti”, deklaroi Balla. /tesheshi.com/