Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dje dhe sot: Parlamenti serb, atje ku dikur lartohej “Aja Sofia” e Beogradit

by te Sheshi
02/02/2018
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 5 mins read
A A
Dje dhe sot: Parlamenti serb, atje ku dikur lartohej “Aja Sofia” e Beogradit

Imagjinoni se jeni duke ecur nëpër “Darul xhihad”, apo “Shtëpinë e luftërave” siç e quanin turqit Beogradin në ditët e Perandorisë Osmane. Hap pas hapi, dhe ndodheni në rrugën për në Tasmajdan. Ndërsa po soditni në drejtimin ku ndodhet Asambleja Kombëtare sot, në vend të një tempulli politik, ju shihni një tempull fetar. Dhe jo çfarëdo tempulli. Është xhamia “Batal” në të gjithë lavdinë e saj, në atë kohë ndërtesa më e madhe dhe më e bukur në Serbi, e cila, sipas udhëpërshkruesve të asaj kohe, rivalizohej vetëm nga “Aja Sofia” e famshme e Stambollit.

Xhamia “Batal” u dëmtua shpesh nga betejat e shumta, para se të shkatërrohej përfundimisht më 1878 me dekretin e Princit Millosh Obrenoviq, i cili refuzoi të gjitha kërkesat nga Konstandinopoja për ta restauruar atë. Vetëm pak vjet më vonë, ndërtesa madhështore e Asamblesë Kombëtare u ngrit në të njëjtin vend.

Xhamia “Batal” u ndërtua nga pasaniku Anehan-beg me seli në Beograd në vitin 1585 i cili e emërtoi atë sipas tij, me të cilin emër u njoh deri në vitin 1789 (xhamia e “Ajnehan begut”).

Vendi është zgjedhur me kujdes në periferi, siç do të tregojnë luftërat e mëvonshme, në një vend strategjik për ruajtjen e qytetit. Kjo është konfirmuar nga një raport austriak nga fundi i shekullit të 18-të, i cili me saktësi thotë se xhamia ndodhej “1000 hapa larg bregut të lumit që rrethonte qytetin”.

Xhamia “Batal” frymëzonte admirim me pamjen e saj. U ndërtua nga gurë ranor të gdhendur, të cilat me kohë u bënë gri të kuqërremtë. Ajo ishte 18 metra e gjatë ndërsa muret anësore ishin 15 metra. Pjesa e brendshme u ndriçua nga 20 dritare me harqe të theksuara.

Dera e hyrjes ishte vendosur në anën veriore, ndërsa minarja ishte ndërtuar në një piadestal me tetë anë. Brenda, muret ishin të zbukuruara, dhe kamari nën kulm ishte dekoruar në formë të stalaktiteve. Mbi mihrab, kishte harqe të dekoruara, të punuara nga blloqe guri të gdhendura, të errëta dhe të ndritshme, të renditura njëra pas tjetrës.

Përskaj xhamisë, ndodhej një varrezë ku ishin varrosur personalitete turke me ndikim. Nga minarja e saj, muezini thërriste besimtarët për falje dhe vetë objekti përfaqësonte vend-adhurimin kryesor prej 11 xhamive sa ishin në Beograd.

Në shumë raste, xhamia ishte shkatërruar dhe u rinovuar. Rinovimi i parë u bë në vitin 1766, por u dëmtua përsëri në vitin 1789. Ky ishte edhe viti kur mori emrin xhamia “Batal”, e cila në gjuhën turke do të thotë “e lënë pas dore”.

Për herë të parë xhamia “Batal” u dëmtua në sulmin austriak ndaj Beogradit në vitin 1717 nën udhëheqjen e Eugene Savoy. Gjatë pushtimit të dytë austriak të Beogradit (1717-1739), u shëndrrua në një depo për uniforma të regjimentit të princit Aleksandar të Wurtembergut.

Megjithatë, pasi turqit mundën ushtrinë austriake në Grocka në vitin 1739 dhe u kthyen në Beograd, ata filluan renovimin. Punimet përfunduan në vitin 1766, dhe për këtë qëllim u shpenzuan 7,000 groshë.

Xhamia nuk e ruajti shkëlqimin e saj për një kohë të gjatë.

Në betejat për Beogradin, në vitin 1789, ajo u dëmtua përsëri. Turqit e përdorën atë për mbrojtje, kurse komandanti kryesor i trupave austriake Marshall Laudon, në bazë të minares së xhamisë përcaktoi drejtimin e sulmit për në qytet. Austriakët e morën Beogradin për herë të tretë nga turqit, por e mbajtën vetëm për dy vjet.

Fatkeqësitë e xhamisë “Batal” nuk kishin mbaruar. Gjatë betejave për çlirimin e Beogradit në kryengritjen e parë serbe në vitin 1806, turqit e përdorën ndërtesën për të siguruar rezistencë të fortë kundër rebelëve të vendosur në territorin e Tasmajdanit. Në këto beteja, xhamia u dëmtua rëndë kur artileria e Karagjorgjes e goditi atë nga topi dhe ndau minaren përgjysmë.

Gjatë periudhës së kryengritjes së dytë serbe, rebelët vendosën roje në xhami dhe e përdorën atë për të kontrolluar anën kah Danubi të Beogradit dhe portën e Vidinit.

Veziri i Beogradit, Jusuf-pasha, kishte për qëllim ndreqjen e xhamisë pas mbarimit të betejave. Ai e njoftoi princin Millosh për qëllimin e tij më 20 qershor të vitit 1836. Më pas i shkroi atij se “… inxhinieri Ethem Bej kishte parë gjedhet duke hyrë në xhami, prandaj kërkoi që të vendoset një derë”.

Pasha shpjegoi më kot se atij iu dërguan 50,000 groshë, dy gjysmë hëna të arta dhe një feman me të cilin ai urdhërohet të restauronte xhaminë “Batal”. Kështu “… perandori ynë … ka dëshirë të madhe të rivendosë themelet” dhe vuri në dukje se “riparimet duhet të kryhen në mënyrë që grupi që do të ushtronte në Vraçar, kur të vie koha, të mund të falej në xhami”.

Knjaz Milloshi nuk pranoi të rinovonte xhaminë, me shpjegimin se kjo pjesë ishte në duart e Serbisë dhe afër kishës Palilula. Ishin të kota edhe lutjet nga Konstandinopoja. Princi konsideronte se riparimi i xhamisë “Batal” do të nënkuptonte zgjerimin e autoriteteve turke jashtë kufijve të qytetit të Beogradit, gjë që nuk lejohej, bazuar në një dekret sipas të cilit parashihej që e gjithë toka jashtë qytetit t’i takonte Serbisë.

Milloshi madje urdhëroi që të shpërndahen forca të mëdha policore rreth xhamisë “Batal”, në mënyrë që të sigurohen se ushtria turke nuk do të kthehet kurrë më.

Kur Karadjordje pushtoi Beogradin, serefët dhe maja e minares ishin shkatërruar tashmë, por pjesa qendrore e xhamisë edhe më tutje sfidoi kohën. Drejtori i atëhershëm i Bibliotekës Janko Safarik kishte idenë për ta kthyer xhaminë “Batal” në një Muze Kombëtare Serbe kurse Princi Mihailo donte ta renovonte atë dhe të ruante Arkivat Kombëtare në të.

N. Hristiq shkruan për gjendjen në të cilën ndodhej objekti: “Brendia e xhamisë ishte shëndrruar në vend për hudhjen e plehërave nga banorët e rrethinës përreth. Hyrja e saj kryesore ishte në anën veriore në drejtim të qytetit, kurse të gjitha dritaret në të ishin dëmtuar dhe kishin rënë pothuajse tërësisht në tokë. Maja e minares u dëmtua … sorrat dhe harabelët kishin ndërtuar fole në të çarat e mureve, kurse në mbrëmje brenda saj fluturonin tufa të lakuriqëve. Kulmi, të cilin e kishte kapluar pluhuri për vite, ishte i mbuluar me gjemba dhe bar të egër.

Në fund, pak pas largimit të Perandorisë Osmane më 1867, xhamia e vjetër “Batal” u rrafshua për tokë në vitin 1869 ose 1878, me urdhër të guvernatorit Blaznavac. Demolimi u krye nga Cincarët për 230 dukat, të paguara nga pronari i një kafiterie, i njohur me emrin Pandjalo.

Ky ishte fundi i “Aja Sofisë” së Beogradit.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza
Kryesore

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)
Kritikë

Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)

16/05/2025
Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it
Gjeopolitikë

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Next Post
Statusi i Jeruzalemit: Liga Arabe diskuton masat në mbrojtje të kauzës palestineze

Statusi i Jeruzalemit: Liga Arabe diskuton masat në mbrojtje të kauzës palestineze

Efekti “sekret” i paracetamolit në trup

Efekti "sekret" i paracetamolit në trup

FOTOT/ Zbulohet pakti mes Arta Markut dhe Fatmir Xhafajt: ja plani i detajuar ndaj 45 grupeve mafioze

FOTOT/ Zbulohet pakti mes Arta Markut dhe Fatmir Xhafajt: ja plani i detajuar ndaj 45 grupeve mafioze

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni