Manchester United ka shfaqur një tjetër fytyrë në përballjet e FA Cup-it, duke fituar 1-3 në transfertë ndaj Derby County-t.
Serinë e golave e hapën udhëtuesit, që shënuan në minutën e 16-të. Wayne Rooney e kaloi në epërsi Manchester United-in pasi realizoi një gol të bukur.
Dueli u ndez disi kur Thorne barazoi rezultatin për vendasit, përkundër dominimit që po shfaqnin “djajtë” deri në përfundimin e fraksionit të parë të lojës.
Dyzet e pesë minutat e pjesës së dytë vazhduan me mbizotërimin e lojës nga miqtë, që realizuan dhe dy herë të tjera. Blind dhe Mata ishin dy lojtarët që e dërguan sërish topin në rrjetë.
Skuadra e Van Gaal-it kaloi kështu me këtë fitore në raundin tjetër të FA Cup-it, e njëkohësisht u çlirua ndopak nga presioni mbi të për shkak të rezultateve të dobëta. /tesheshi.com/