Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ditëlindja e trazuar e NATO-s

Ç’po ndodh me Alancën më të madhe ushtarake në këto kohë me re lufte

by te Sheshi
05/04/2024
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Ditëlindja e trazuar e NATO-s

Nga Andrew Hammond*, Arab Nes

NATO kremtoi të enjten 75-vjetorin e nënshkrimit të traktatit të saj themeltar. Por situata nuk është aspak festive. Udhëheqësit kryesorë brenda aleancës ushtarake, janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar se blloku po përballet me sfidat e tij më të mëdha që ka pasur ndonjëherë që nga krijimi.

Për shembull, kryeministri polak Donald Tusk, ish-president i Këshillit Evropian, paralajmëroi javën e kaluar se Evropa ndodhet në një “epokë të re të rrezikshme të paraluftës”. Ai pohoi se Ukraina nuk duhet të mposhtet nga Rusia, për të mirën jo vetëm të anëtarëve të NATO-s, por të gjithë atyre që vlerësojnë rendin e bazuar në rregullat e pas vitit 1945.

Tusk tha se lufta “nuk është më një koncept i të kaluarës”, se “ajo është e vërtetë dhe ka nisur tashmë” dhe se “çdo skenar është i mundshëm”. Kjo është një arsye, pse thuhet se NATO po harton plane për të siguruar një paketë ndihme ushtarake 5-vjeçare për Ukrainën me vlerë deri në 100 miliardë dollarë.

I ashtuquajtur si Misioni për Ukrainën, po përgatitet nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg për t’u miratuar në samitin e aleancë këtë verë, përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA. Plani do ta lejojë NATO-n të menaxhojë furnizimin me armë të Ukrainës për herë të parë që kur Rusia filloi sulmin e saj në shkurt të vitit 2022.

Arsyeja për këtë urgjencë, është se Tusk dhe udhëheqës të tjerë, kanë paralajmëruar se muajt e ardhshëm të konfliktit do të “vendosin gjithçka”, duke pasur parasysh nevojën emergjente që Perëndimi ta ndihmojë Ukrainën të riarmatoset. Kryeministri polak tha: “Ne po jetojmë në momentin më delikat që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”.

Ajo që po thekson Tusk është shqetësimi në rritje në vendet kryesore të NATO-s, se në mungesë të një ndryshimi të rëndësishëm, vala e luftës në Ukrainës po kthehet në favor të Rusisë. Për më tepër, çdo rezultat që mund të perceptohet si një fitore e madhe për Moskën, do të rriste ndjeshëm mjedisin e rrezikut me të cilin përballen vendet e tjera në Evropë.

Në këtë kontekst të zymtë, NATO po përgatitet për gjysmë dekadën e ardhshme, me një ndryshim të udhëheqjes që pritet të ndodhë në gjysmën e dytë të këtij viti. Personi që pritet të bëhet Sekretari ri i Përgjithshëm i aleancës ushtarake është kryeministri holandez Mark Rutte.

Lajmi i mirë për kreun e ardhshëm të NATO-s është se konteksti i debatit mbi të ardhmen e Aleancës është transformuar shumë në periudhën pas pandemisë së Covid-19. Vetëm pesë vjet më parë, pati një shqetësim të madh mbi arsyet pse NATO vazhdon të ekzistojë.Madje presidenti francez Emmanuel Macron, tha se ajo po përjetonte “një vdekje të trurit”.

Dufi i pazakontë i Macron me NATO-n, u nxit nga ajo që ai e shihte si një peizazh gjeopolitik që po ndryshonte me shpejtësi. Kjo përfshinte angazhimin e reduktuar të SHBA-së ndaj NATO-s nën presidencën e Donald Trump.

Së fundmi Macron ka ndryshuar tërësisht qasje, duke thënë se pushtimi rus i Ukrainës e ka zgjuar NATO-n me “elektrogoditjet më të rënda”, edhe pse mbeten pikëpyetje të mëdha mbi të ardhmen e saj. Kjo është një kthesë e papritur e fatit dhe në rrethanat më serioze, që mund të nxitet edhe nga shqetësimet e Perëndimit ndaj Kinës.

Konflikti në Ukrainë, ka nënvizuar rëndësinë e vazhdueshme të NATO-s, me një popullsi kolektive të shteteve anëtare prej gati një miliardë banorë. Me gjithë dobësitë e mbetura, ajo mbetet një nga aleancat ushtarake më të suksesshme që ka ekzistuar ndonjëherë, dhe që ka ndihmuar në garantimin e periudhës më të gjatë të paqes së qëndrueshme në historinë moderne të Perëndimit.

Edhe pse kjo është pozitive, NATO mund të përballet me një sfidë të madhe të brendshme nga nëntori i këtij viti, nëse Donald Trump fiton një mandat të ri. Ish-zyrtarët e administratës së tij, përfshirë ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, John Bolton, kanë konfirmuar se gjatë mandatit të tij të parë ish-presidenti ishte shumë afër njoftimit të tërheqjes së SHBA-së nga NATO.

Për shembull, Trump shkaktoi kaos në samitin e aleancës në vitin 2018, duke kërcënuar haptazi se do ta tërhiqte vendin e tij nga aleanca. Pavarësisht fuqisë së anëtarëve të tjerë të NATO-s, s’ka asnjë dyshim se tërheqja e Amerikës do të ishte një goditje e rëndë për besueshmërinë e saj.

Trump, që në fillim e cilësoi si “gjenial” pushtimin rus të Ukrainës, mund të ketë po ashtu plane për të  zbutur raportet e Uashingtonit me Moskën, gjë që synoi ta bënte edhe gjatë mandatit të tij të parë. Në prapaskenë, po hartohen shumë plane mbi skenarin një NATO-s pa pjesëmarrjen e SHBA-së.

Ka shumë të ngjarë që aleanca perëndimore të përpiqet të ruajë funksionimin e organizatës ushtarake për disa vite, me shpresën se pasardhësi i Trump mund ta rikthejë Uashingtonin tek NATO. Ndërkohë, Rutte dhe udhëheqës të tjerë perëndimorë, po e thonë publikisht se mënyra më e mirë që Evropa të përgatitet për çdo ndryshim në Shtëpinë e Bardhë, është rritja e shpenzimeve për mbrojtjen.

Prandaj, është e rëndësishme që tani të shohim angazhimin e të gjitha vendeve anëtare në Evropë për të përmbushur objektivin e shpenzimit në nivelin dy për qind të PBB për mbrojtjen. Deri në fund të këtij viti, këtë pritet ta arrijnë 20 vende anëtare të NATO-s, nga vetëm tre në vitin 2014.

Disa vende, përfshirë Poloninë, kanë shkuar shumë më tej, dhe tani po shpenzojnë për mbrojtjen rreth 4 për qind të PBB-së. Në rast se edhe vendet e tjera lëvizin në drejtimin e Varshavës, mund të ketë një mundësi për një harmoni të mirë brenda aleancës me SHBA-në.

Kombinimi i vendosmërisë ushtarake ruse, paqëndrueshmërisë në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, dhe i angazhimit i pasigurt i Trump ndaj sigurisë së Evropës po e ndërlikon jo pak situatën. Në terma afatgjatë, është e besueshme që shpenzimet më të larta në mbrojtje të bllokohen nga shqetësimet e NATO-s mbi ndryshime më të gjera në mjedisin global të sigurisë, përfshirë kërcënimet nga Kina.

Ajo që perceptohet si një agresivitet ndërkombëtar në rritje i Pekinit, përbën një shqetësim në rritje në Perëndim. Dhe ai do të thellohet më tej, nëse Xi Jinping vazhdon ta konsolidojë partneritetin e tij strategjik me Vladimir Putinin e sapozgjedhur në detyrë.

*Bashkëpunëtor në qendrën LSE IDEAS në Shkollën Ekonomike të Londrës.

Related Posts

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Next Post
Dëshmia e mjekes britanike: Tragjedia që po ndodh në Gaza…

Treguesit: Holokausti i çmendur sionist mbi të miturit

Europol: BE, nën kërcënimin e më shumë se 800 rrjeteve kriminale

Europol: BE, nën kërcënimin e më shumë se 800 rrjeteve kriminale

Ish-islamofobi hollandez i bërë musliman: cili citat kuranor e shkundi?

Ish-islamofobi hollandez i bërë musliman: cili citat kuranor e shkundi?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni