Lulet dekorative përveçse e kurojnë ambientin me një elegancë tjetër, janë të afta të nxjerrin në pah aroma dhe shije shumë të veçanta.
Ja disa prej luleve dekorative që dhe mund të hahen:
Lule kumaku: Pak pikant dhe me shije acide
Trëndafili: U jep recetave shije dhe aromë delikate. Përdoret rëndom dhe për pije të ndryshme.
Gjineshtra: Ka shije të ëmbël si mjaltë, kryesisht përdoret për dekor dhe shije në ëmbëlsira.
Karafili: Ka shije të ëmbël dhe me aromë erëze të lehtë
Margaritat dhe krizantemat: Japin ndjesinë e freskisë tek ushqimet, si të një lëndine.
Kamomili: Është një lule e ëmbël dhe delikate
Lule shtogu: Përdoret për dekorim dhe mund të hahet në sallata ose antipasta.
Lulja e barbarozës: Shtohet si dekor në gliko dhe reçelëra dhe mund të hahet.
Lule borziloku: Është një dekor ideal për sallata dhe supa./tesheshi.com/