Rusia nuk ka asgjë kundër Marrëveshjes së Prespës, por kundërshton anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, tha ambasadori rus në Greqi, Andrei Maslov.
“Nëse Athina dhe Shkupi arrijnë një marrëveshje në lidhje me emrin dhe në qoftë se ajo është pranuar në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, atëherë do të pranojmë atë”, shtoi Maslov
Por ai përsëriti qëndrimin e Rusisë se është kundër anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancë dhe në qoftë se është fjala për këtë, Moska do të jetë e detyruar të marrë kundërmasa.
Ambasadori rus thekson se Traktati i Prespës nuk do të ndikojë në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Greqisë.
Marrëdhëniet mes Athinës dhe Moskës, sipas Maslov, janë stabilizuar pas një incidenti diplomatik që nga vera e kaluar, kur Greqia dëboi r dy diplomatë rusë, ndërsa dy të tjerë u ndaluan të hyjnë në territorin grek, dyshuar për ndërhyrje ruse në bisedimet për çështjen e emrit. /tesheshi.com/