Tashmë diamantët mund të prodhohen në dy mënyra: në natyrë dhe në laborator. Po të presim që një diamant të prodhohet në natyrë do na duhen miliona vite pritje që toka të krijojë procesin e duhur për prodhimin e një diamanti natyral.
Mirëpo nëpër laboratore do na duhet të presim vetëm tre muaj. Nga cilësia janë të ngjashëm ndërsa në çmim janë akoma më lirë, gati 25-40 për qind më pak, nëse prodhohen nga një laborator.
Mirëpo për arsye ekonomike, etike dhe ambientaliste këto laboratore prodhojnë një numër shumë të kufizuar diamantësh. /tesheshi.com/