Ekspertët e mazhorancës dhe ata të Partisë Demokratike duket se nuk kanë arritur asgjë në drejtim të konsensusit për draftin e reformës.
Një ditë më parë, ekspertët kanë përballur këndvështrimin për mënyrën sesi i lexojnë rekomandimet e Komisionit të Venecias, ku duket se palët i lexojnë në mënyra të ndryshme.
Pika kryesore mbetet mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe institucioneve, anëtarët e të cilëve plotësohen me kandidatura të votuara në Kuvend./tesheshi.com/