Pasi Komisioni Europian refuzoi të pranojë kërkesën e Hollandës për kthimin e vizave me Shqipërinë, ka reaguar kryeminsitri Rama. Sipas tij, i doli fjala dhe ja përse…
“Ja dhe vizat s’u rikthyen siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodhi!
Komisioni Europian e refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze dhe e vërteta doli fiks siç ishte kur e thamë e shumëkush s’e besoi: Vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter”, shkroi Rama.
Që kur parlamenti hollandez vendosi të rishohë vizat me Shqipërinë, duke pretenduar për fluks emigrantësh të paligjshëm e kriminalitet, në lojë u futën shifrat. Siç rezultoi prej tyre, Shqipëria ishte brenda kritereve. /tesheshi.com/