Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Deputeti i LDK-së, Nuredin Ibishi: për demarkacionin duhet konsenus mbipartiak, ja kritikat e mia

by te Sheshi
28/06/2016
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 6 mins read
A A
Deputeti i LDK-së, Nuredin Ibishi: për demarkacionin duhet konsenus mbipartiak, ja kritikat e mia

Intervistoi: Blendi Gashi

Deputeti i LDK-së, Nuredin Ibishi, i njohur gjatë luftës si “komandant Leka”, që njëherësh është dhe anëtar i komisionit të sigurisë në Kuvendin e Kosovës, shpreh rezervat sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, për të cilin është trazuar sërish politika kosovare e që pret të trazohet kur të shkojë për ratifikim në parlament.

Por në një intervistë për tesheshi.com ai flet dhe për nëj gjë mjaft shqetësuese sipas tij, inkriminimin e disa kuadrove policiorë në radhët e uniformave blu të Kosovës.

E gjithashtu flet dhe për zhvillimet brenda LDK-së, ku nuk kursen kritikat për kolegen Vjosa Osmani…

 

Jeni deputet i partisë që udhëheq me vendin. A keni informata se kur do të vije në Kuvend për ratifikim marrëveshja e demarkacionit? Dhe ju personalisht si do të votoni?

Çështja e demarkacionit është bërë çështje shumë e ndjeshme, jo vetëm për shkak të reagimit të opozitës por edhe për shkak të mosbindjes reale për punën e komisionit shtetëror, duke marrë parasysh dokumentet që janë trajtuar.

Deputetët janë në konfuzion, andaj duhet një konsensus mbarëpartiak.

Unë personalisht, që nga fillimi kam qenë i rezervuar për votimin apo jo të demarkacionit.

Mendimi im ka qenë që komisioni në fjalë të ndërrohet me ardhjen e kryeministrit të ri pas gabimeve që ka bërë me demarkacionin me Maqedoninë.

Kam kërkuar që në komisionin e ri të përfshihen jo vetëm gjeodetët por edhe gjeografët, sepse dallimi kadastral dhe gjeografik, përcaktimit të vijës kufitare ka dallime.
Nuk kam informacion se kur demarkacioni do të vije për ratifikim në kuvend, por qeveria duhet të jetë e kujdesshme.

Demarkacioni shihet si një shkas që mund t’i jap fund koalicionit PDK-LDK. Cili është mendimi juaj?

Mendoj se jo, nuk mund ta prish. Jo pse ka qëndrim të përbashkët, por sepse shqetësimin për demarkacionin e ka ngritur edhe deputeti i LDK-së Shpejtim Bulliqi, në formën e vet.

Andaj, nuk mund të dalin përfaqësuesit e njërës apo tjetrës parti të rrahin gjoks se më në fund janë me një qëndrim krejt tjetër çfarë e kanë pasur më herët.

A pritni që vendi të shkojë në zgjedhje këtë vit, apo mendoni se ka gjasa që koalicioni qeverisës ta çoj deri në fund mandatin?

Mendoj se koalicioni e ka shumicën e nevojshme dhe nuk ka arsye të mos e çojë mandatin deri në fund, vetëm nëse vjen deri te mosmarrëveshja mes dy partive të pozitës.

Si anëtar i komisionit për siguri keni kërkuar që të ftohen në takim ministri i Brendshëm Skënder Hyseni dhe ai i FSK-së Haki Demolli. Cila është arsyeja? Çfarë do t’i pyesni ata?

Arsyeja është për anëtarësimin e Kosovës në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare të sigurisë, pra të aspektit policor por edhe të mbrojtjes, për t’i pyetur ministrat se në çfarë faze gjendet vendi.
Në organizatat si Interpol, Europol, në Kartën e Adriatikut dhe organizata tjera që kanë të bëjnë në aspektin e mbrojtjes.

Shumë zhurmë është duke u bërë për veteranët. Si ish-luftëtar, sa veteranë mendoni se i ka Kosova?

Gjendja e fundit është shqetësuese dhe me të drejtë e kanë ngritur shqetësimin e tyre organizatat e veteranëve të luftës, por edhe qeveria, për mundësinë e mbulimit financiar që tejkalojnë shpenzimet.

Pritjet që kanë qenë për numrin e veteranëve dhe dalja e shifrave mbi 40 mijë tregon se është tejkaluar masa.

Në përgjithësi është numër i ekzagjeruar i stërmadhuar dhe i paqëndrueshëm dhe me të drejtë është ngritur shqetësimi.

Një pyetje e pashmangshme është edhe çështja e ushtrisë. A pritni që sivjet shteti ynë të bëhet me ushtri apo një gjë e tillë nuk do të ndodh?

Problemi është me refuzimin që bëhet nga Lista Serbe.

Sivjet duhet të amadanmentohet ligji për FSK-në dhe kjo jep mundësi që të inkopurohet rritja për 9 % e buxhetit, që nënkupton rritjen edhe të personelit të FSK-së edhe efektivave dhe aspektet tjera zhvillimore. Kjo është tash për tash e vetmja mundësi derisa pala serbe të ndryshon qëndrim.

Të flasim pak për gjendjen në partinë tuaj, LDK-në. Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla janë dy femrat që po shohin shembjen e partisë nën udhëheqjen e Isa Mustafës.  Sipas jush LDK po shkon drejt fuqizimit apo shembjes?

Nuk ka ndonjë rënie të partisë. Vjosa duhet t’i qartësojë punët brenda partisë dhe të bëj kërkesë të vetme dhe jo të shkaktojë konfuzion të tërë para fillimit të një Kuvendi apo ndonjë mbledhjeje tjetër.

Nuk është e hijshme nga ajo që të mos shfrytëzojë krejt mundësitë brenda partisë dhe të kërkojë që t’i lejohet pjesëmarrja edhe e znj. Donika Gërvallës në një mbledhje, për çka mendoj se mund të gjindej zgjidhja po të kishte një qasje të mirëfilltë.

Por jo në formën e qitjes para aktit të kryer, sepse i bie se para takimit sikur dëshiron të shkaktojë tensione.

Mendoj se këto tensione që shkakton Vjosa, paraprakisht do të mund të zgjidheshin që të mos vije deri në tension.

Vjosa ka deklaruar se ndaj saj po bëhet propaganda e fuqishme nga krerë të LDK-së. A keni ju ndonjë informatë nëse një gjë e tillë ka ndodhur?

Jo, unë nuk kam ndonjë informatë dhe është hera e parë që dëgjoj për një gjë të tillë. Sinqerisht nuk e kam dëgju një deklaratë të tillë.

Unë kam raporte shumë të mira me të dhe së bashku kemi qenë disa takime së bashku.

Pakënaqësitë zgjidhen brenda subjektit dhe jo në formë ultimative.

Zgjidhja është që Vjosa të ulet dhe të bisedojë kokë me kokë me Mustafën në mënyrë që të tejkalohen problemet dhe jo të bëhen skena të pahijshme që dëmtojnë partinë.

Mendimi juaj për punën e ministrave të kabinetit qeveritar “Mustafa”? Konkretisht a jeni të kënaqur me punën e ministrit të MPB-së Skënder Hyseni dhe Haki Demollit të MFSK-së, pasi këto dy ministri bien në fushën tuaj?

Nuk e kam për performacën e tyre sepse ministrat janë të emëruar politik. Performanca është e kënaqshme dhe e krahasueshme te stafi ekzekutiv-profesional. Komisionet mbikëqyrëse, kompetente dhe vet kuvendi nuk ka funksionuar në mënyrën dhe formën e duhur, pra të zbatojë funksionin mbikëqyrës ndaj ekzekutivit, gjegjësisht ministrave të fushës të Ministrisë së Brendshme dhe të Ministrisë së Forcës së Sigurisë.

Ata, nga marrja e mandatit kanë kryerë me sukses detyrat dhe kompetencat e parapara, mirëpo duhet të janë të kujdesshëm dhe të përqëndrurar në pjesën e mbetur të mandatit.

Ministri i MPB-së, Skënder Hyseni duhet që në pjesën e dytë të mandatit të bëjë reformat e duhura në policinë e Kosovës, inspektoratin policor të Kosovës, departamentin e emergjencave dhe shërbimet tjera duke ushtruar mbikëqyrje dhe kontroll me matje të performancës ndaj personave që mbajnë pozicione të larta dhe të mesme të menaxhmentit në policinë e Kosovës, të avancuar me procese të privilegjuara të gradimit nga qeveria e kaluar dhe koha e misionit të autoriteteve të UNMIK-ut.

Ka pasur raste kur disa persona të autorizuar zyrtar me statusin e suspenduar dhe në proces disiplinor dhe penal janë graduar në grada madhore.

Përkundër faktit se policia e Kosovës është një tregim i suksesshëm si në ngritje të strukturës poashtu edhe avancimit në zbatimin e detyrave dhe autorizimeve policore me një potencial profesional kuadrosh, fatkeqësishtë brenda kësaj policie ka disa zyrtarë  policorë që nuk kanë të kaluar të pastër, etikë profesionale dhe integritet për shërbim policor. Disa zyrtarë policorë që kanë bekgraund kriminal, janë pjesë të disa strukturave politike, familjar të tyre apo militant të disa grupeve të profiterëve, grupeve apo individëve kriminal.

Inspektorati policor i Kosovës, nuk ja ka dalë që të zbatoj kontrollin, hetimin dhe ndjekjen e disa zyrtarëve policorë të involvuar në raste të dyshimta kriminale. Gjithashtu, është ndjerë mungesa e mbikëqyrjes së duhur parlamentare, demokratike, shoqërisë civile dhe dhe por nuk kanë qenë të mbikëqyrur sa duhur as nga inspektorati policor. Pra, në pjesën e dytë duhet të bëhet largimi i disa zyrtarëve policor që e prishin sistemin meritor të policisë.

Edhe te Forca e Sigurisë duhet të rishikojë përfaqësimin e kuadrove nga gjithë Kosova e jo sikur tash përqëndrimi i kuadrove nga disa rajone të Kosovës. Sistemi i prokurorimit t’i përshtatet ligjit në fuqi. /tesheshi.com/

 

Related Posts

Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?
Politikë

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Next Post
Unai Emery është trajneri i ri i PSG-së

Unai Emery është trajneri i ri i PSG-së

8 hirushe moderne që kanë gjetur princat e tyre (foto)

8 hirushe moderne që kanë gjetur princat e tyre (foto)

Basha sfidon ambasadorin Lu: në ke veshë dëgjomë, nuk e votojmë reformën pa rekomandimin 88

Basha sfidon ambasadorin Lu: në ke veshë dëgjomë, nuk e votojmë reformën pa rekomandimin 88

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.