Është një ndër marrazitë njerëzore e shndërruar në normalitet, ajo që të protestosh edhe duke gjuajtur me ushqim; vezë e domate zakonisht. Ato janë ushqime, pra të cilat kanë vetëm një funksion, të ushqejnë njeriun, e është krim devijimi i tyre në të tjera funksione, për ta përçmuar tjetër në emër të një urrejtjeje, e cila në fakt kthehet dhe në një vetëpërçmim të vlerës si njeri. Mjaft që par atë kokër vezë apo atë kokër domate, dikush ka nevojë, afër apo larg; dikush që duhet të ushqehet për të vazhduar të ekzistojë.
Dhe kthehemi të rasti i fundit i përdorimit të një veze, kjo në ambientin politik shqiptar. Ka ndodhur këto ditë më studentët, me ata pra numërojnë qindarkat për tarifat universitare, të cilët mundësuan financiarisht sigurimin e vezëve, edhe pse me mbi 100 lekë kokra, për të qëlluar drejt godinës qeveritare.
E pas tyre vjen një deputet. Është Endri Hasa i PD-së, i cili iu drejtua me vezë, në emër të studentëve, kryeministrit Rama në parlament. Një deputet mund të gjuajë me letra, sepse e lidh puna me to; mund të gjuajë me fjalë, sepse është arma e tij; mund të gjuajë edhe me stilolaps ose ceulular, pasi janë mjetet e tij.
Por nuk është parë gjer më sot që një deputet, te i cili duhet të dominojë vetëdija e lartë për të qënit i zgjedhur populli, gjë që edhe mund ta fisnikërojë nëse është një toç, fut vezën në xhep për t’ja mveshur kundërshtarit politik.
Edhe gazilotsjellës i VV-së në Kuvendin e Kosovës, edhe pse një akt i rëndë etik dhe anti-sistem, gjithsesi e kishte një justifikim: pamundësinë e një séance. Ndërsa veza demokrate e kësaj te enjte, është jashtë çdo arsyetimi. E aq më tepër kur kjo bëhet në emër të studentëve. Sepse, siç është qartësuar tashmë, këta të fundit nuk kanë pranuar t’i japin asnjë mandat përfaqësimi opozitës. /tesheshi.com/