Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Depresioni i Madh, i ngulitur në ADN-në e të lindurve atë kohë

Hulumtimi: Ndikimi biologjik në mënyrën se si njerëzit plaken nga krizat

by te Sheshi
22/11/2022
in Kryesore, Shkencë & Jetë
Reading Time: 2 mins read
A A
Depresioni i Madh, i ngulitur në ADN-në e të lindurve atë kohë

Fëmijët e lindur gjatë Depresionit të Madh të periudhës ndërmjet luftërave (1929-1939), më i keqi në historinë moderne, tregojnë pasojat e ngulitura në ADN-në dhe qelizat e tyre deri më sot, në formën e biomarkerëve të plakjes më të shpejtë, tregon një studim shkencor amerikan.

Depresioni i Madh, i cili la të papunë deri në një të katërtën e fuqisë punëtore në SHBA, duket se ka pasur një ndikim biologjik në mënyrën se si njerëzit plaken. Shkencëtarët zbuluan se qelizat edhe të njerëzve që as nuk kishin lindur, por ishin ngjizur gjatë Depresionit të Madh, më vonë treguan shenja të plakjes më të shpejtë.

Studimi, i udhëhequr nga Lorin Schmitz nga Universiteti i Wisconsin-Madison, i cili u botua në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave të SHBA (PNAS), sipas “Nature”, u bazua në regjistrimin e ndryshimeve në të ashtuquajturat “epigjenomi i qelizave”, domethënë grupi i shënuesve kimikë të lidhur me ADN-në që ndikojnë kur, ku dhe si do të shprehen gjenet në secilën qelizë.

Studimet e mëparshme kanë treguar se përvoja e krizave ekonomike dhe të tjera të rënda nga njerëzit (luftërat, uria, epidemitë, ndotja, etj.), të cilat rezultojnë në stres të madh gjatë fazave fillestare të zhvillimit njerëzor, madje edhe në fazën e embrionit, mund të ndikojë shëndetin e tij për dekada më pas. Ngjarjet e mëdha historike lënë një gjurmë në epigjenom dhe, si rrjedhojë, ndikojnë në vetë gjenomin njerëzor.

Studimi i ri tregon se ndikimi i Recesionit të Madh është ende duke u ndjerë në trupat e njerëzve shumë të moshuar dhe se, siç tha Patrick Allard nga Universiteti i Kalifornisë, Los Anxhelos (UCLA), “është padyshim diçka që do të jetë në tekstet shkollore në një moment”.

Një embrion merr nga prindërit udhëzimet gjenetike për zhvillimin e tij, por gjatë rrugës një sërë faktorësh (mjedisi, ushqimi, hormonet etj.) ushtrojnë ndikimin e tyre epigjenetik që ndikon ndjeshëm nëse dhe si do ta kryejnë qelizat potencialin e tyre gjenetik. Këto efekte, siç tregon hulumtimi i ri, mund të zgjasin gjatë gjithë jetës.

Duke krahasuar biomarkerët e plakjes në 832 njerëz të lindur gjatë viteve 1930, u zbulua se ata të lindur në ato shtete që ishin goditur më shumë nga Depresioni (papunësia dhe rënia e pagave ishin më të mëdha) ishin ata qelizat e të cilëve dukeshin më të vjetra. Qelizat ishin dukshëm më të reja te njerëzit e lindur në zonat e SHBA-së që ishin kursyer nga më e keqja e Depresionit të Madh.

Studiuesit pranuan se është e vështirë të përcaktohen mekanizmat e saktë biologjikë me të cilët një recesion i rëndë ngulitet në trup dhe e plak më shpejt. /tesheshi.com/

Related Posts

Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës
Gjeopolitikë

Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës

08/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Pse ndeshjet në Katar po zgjasin 100 minuta? Përgjigjet Collina

Nacionalizmi maqedonas thyen xhamat e historisë bullgare në Ohër

Liberalizimi i vizave për Kosovën, edhe dy vjet pritje

TË FUNDIT

  • Të fundit
Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

08/07/2025
Ky vend ku luan dhe Ronaldo, me një ftesë joshëse për këdo të aftë në botë

Ky vend ku luan dhe Ronaldo, me një ftesë joshëse për këdo të aftë në botë

08/07/2025
Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës

Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës

08/07/2025
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni