Pas vizitave në Beograd dhe Prishtinë, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias u ndal në Tiranë, ku ka diskutuar për çështje të ndryshme, me theks Marrëveshjen e Detit.
“Takimi ynë inkuadrohet në përshpejtimin e dialogut për marrëveshjen në parim që patëm dy vite më parë, për dërgimin në Hagë për çështjen e kufirit dhe Shelfit Kontinental.
Kjo çështje, si ajo e Ligjit të Luftës, por edhe mirëmbajtja e piramidave kufitare, do të dërgojnë një mesazh komunitetit ndërkombëtar, që e drejta ndërkombëtare, si ajo e detit, është ajo që përbën bazën për zgjidhjen e të gjitha diferencave ndërshtetërore, dhe do të hapë një kapitull të ri dhe të madh për sa i përket marrëdhënieve tona.
Folëm për rolin e minoriteti grek në Shqipëri, por edhe për komunitetin shqiptar në Greqi, dhe këtu janë ura të çmuara mes dy endeve, dhe vizita e kryeministrit Mistotakis do të kontribuojë në këtë drejtim”, deklaroi ai gjatë njëKconference me homologen Xhaçka. /tesheshi.com/