Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Demokracia dhe Ekonomia: rreziqet e drejtimit të botës nga liderë “të famshëm”

by te Sheshi
02/04/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Demokracia dhe Ekonomia: rreziqet e drejtimit të botës nga liderë “të famshëm”

“Me Trump kemi parë të ardhmen”, thotë revista “The Economist” në një artikull ku analizon qeverisjen e botës nga yjet e show-biz. Rastet janë të shumta dhe sipas revistës, do të jenë edhe më të shumta në një epokë të medias sociale dhe adhurimit të të famshmëve. Zgjidhja është vetëm një: lidershipi mund të ndahet në figurat drejtuese që vijnë nga bota e argëtimit dhe ekspertët politikbërës.

Cynthia Nixon është ylli i fundit i të famshmëve që synon të kandidojë për detyrë publike në Amerikë: aktorja e serialit “Sex and the City” po pëpiqet të bëhet guvernatore e Nju Jorkut. Nëse ia del mbanë, ajo do të pasojë një radhë të gjatë të famshmish që janë shndërruar në politikanë, përfshirë, Sonny Bono, Arnold Schëarzenegger, Jesse Ventura dhe më të dallueshmit, presidentët Ronald Reagan dhe Donald Trump.

Një gjë e tillë mund të mos jetë një fenomen unik amerikan. Komediani Beppe Grillo, themeloi lëvizjen “Pesë Yjet”, që tashmë është partia më e madhe e Italisë. Silvio Berlusconi kultivoi gjatë viteve në politikë, stilin e jetës së një ylli të famshëm të show-bizit.  George Weah, futbollist, sapo është zgjedhur president i Liberisë. Aktori i famshëm i kinemasë, Joseph Estrada, ka qenë president i Filipineve.

Madje, edhe politikanët më konvencionalë kanë pritshmërinë e publikut për të treguar një lloj cilësie prej ylli. Al Gore dështoi në kandidimin e tij për president, pjesërisht edhe për shkak se sjellja e tij publike shihej si e drunjtë dhe e mpirë (thuhej se ai u kujtonte grave burrat e tyre të parë). Përpjekjet në fushatën e zgjedhjeve të fundit për të krijuar një kult personaliteti për Theresa May, kryeministres britanike, dështuan për shkak se ajo është një person i turpshëm dhe e rezervuar. Emmanuel Macron arriti suksesin e tij në Francë për shkak se luajti me imazhin e tij prej Napoleoni.

Ndoshta e gjitha kjo nuk duhet të habisë kënd. Liderët janë zgjedhur tradicionalisht përmes trashëgimisë. Për të vënë në dukje autoritetin e tyre, ata luanin pjesën e tyre. Mjaft të mendosh për mbretërit Henry VIII apo Louis XIV. Lideri ka veshjet më të mira, bizhuteritë dhe kështjellat për të demonstruar statusin e vet. Ndonjëherë, njerëzit e zakonshëm, ndaloheshin të mbanin rroba apo ngjyra të një stili të caktuar, kështu që mund të dilte në pah elita. Një alternativë ndaj sundimit monarkik ishte dominimi nga ushtria: gjeneralët e merrnin autoritetin e tyre nga uniformat po aq sa edhe nga armët.

Politikanët modernë profesionistë janë shndërruar pothuajse në një stereotip me kostumet gri dhe sjelljet e përmbajtura. Po të shohësh “Orën më të errët”, nuk mund të mos mendosh që Uinston Çërçilli, me pijen, tymosjen, temperamentin dhe artikulimin me stil, nuk do t’i mbijetonte as 24 orë ciklit të lajmeve. Shumë liderë modernë janë aparatçikë të cilët e kanë hapur rrugën deri në majë përmes hierarkisë partiake, dhe nuk kanë bërë kurrë asnjë punë jashtë politikës. Ata flasin me zhargon që u lejon të jenë të kuptueshëm nga kolegët e tyre, por tingëllojnë të largët e të pakuptueshëm për votuesit e thjeshtë.

Një i famshëm, në dallim, ka përfitimet e njohjes së menjëhershme të emrit dhe di sesi të flasë drejtpërdrejt me publikun. Ashtu si Regani përpara tij, Trump përdor gjuhë të thjeshtë dhe shpreh problemet me anë të termave bardh e zi. Ashtu si një monark mesjetar, ai ka kështjellat dhe shkëlqimin e vet.

Schwarzenegger dhe Ventura u zgjodhën në detyrë duke shfrytëzuar imazhet e tyre “burrërorë”; ata ishin lloji i njerëzve që i mbaronin gjërat dhe që përfundonin në anën e fituesve, ashtu si vepronin në filma dhe në ndeshjet në ekran.

Cilësi të tilla janë shumë të dobishme në arritjen e një posti publik, por nuk vijnë edhe aq në ndihmë pasi merret pushteti. Çështjet jetësore, me kompleksitetin dhe variacionet e tyre, nuk mund të zgjidhen me sllogane entuziazmuese apo fraza elokuente. Kështu që shumë varet nëse të famshmit e kuptojnë këtë dhe e rrethojnë veten me njerëz të mençur. Henry VIII kishte Thomas Cromëell-in e tij; Louis XIV kishte Jean-Baptiste Colbert. Disa nga gabimet më të rënda të këtyre monarkëve ndodhën pas vdekjes së këshilltarëve të tyre kyç.

Lideri-njeri i famshëm mund të funksionojë vetëm nëse ata luajnë rolin e tyre para publikut: një kryetar jo-ekzekutiv i bordit qeverisës. Regani e luajti mirë rolin e tij në vitet 1980. Të gjitha vendimet e vështira, ua la ekspertëve. Bankat qendrore të pavarura tashmë kontrollojnë shumë nga manivelat e politikës ekonomike. Fusha të tjera të vështira, si pensionet apo mjedisi, mund të përpunohen në grup nëpër komisione. Ashtu si në një shfaqje televizive “reality”, publiku mund të votojë për personazhin që ata pëlqejnë më shumë për të përfaqësuar shfaqjen, dhe t’i votojnë për t’i nxjerrë jashtë loje kur mërziten. Më shumë sesa “mbret për një ditë”, yjet e famshëm do të jenë mbretër e mbretëresha për katër vjet.

Rreziku, sigurisht, është se të famshmit mund të mos i kuptojnë kufizimet e tyre, dhe të mendojnë se janë ekspertë, pavarësisht mungesës së njohurive. Kjo është arsyeja përse Trump është i rrezikshëm me kërcënimet e tij për luftë tregtare dhe filozofinë mercantile (që është hedhur poshtë nga ekonomistët që prej vitit 1776). Por në epokën e medias sociale dhe adhurimit të yjeve të famshëm, ai është lloji i liderit që do të shohim gjithnjë e më shpesh. Me të kemi parë të ardhmen.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Next Post
“Tradhëtoi” idealin, Shpend Ahmeti përballet me akuzën e parë nga Vetëvendosje

"Tradhëtoi" idealin, Shpend Ahmeti përballet me akuzën e parë nga Vetëvendosje

Mund të jetë dramë e jo shaka: gjendet mesazh në shishe në detin e Vlorës

Mund të jetë dramë e jo shaka: gjendet mesazh në shishe në detin e Vlorës

Opozita diskuton tjetër çadër: protesta maratonë deri në tërheqjen e Ramës

Opozita diskuton tjetër çadër: protesta maratonë deri në tërheqjen e Ramës

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni